Zbulohet taktika e PD: Të gjithë deputetët kundër Dakos

1 Dhjetor 2018, 12:03Politika TEMA

Zbulohen detaje të reja nga ‘lufta’ politike që PD i ka shpallur kryebashkiakut të Durrësit.

Emisioni Java në RTSH nënvizon se Partia Demokratike ka në dispozicion pjesë të veçanta të dosjes hetimore 339, që i ka marrë kohë më parë nga personazhe që kishin akses të plotë mbi të.

Në këtë dosje, me disa qindra orë të tjera përgjime të pazbardhura ende, ndër të tjerë, përmendet edhe kryetari i bashkisë së Durrësit. I supozuar për lidhje të papërshtatshme me elementë kriminalë, me përdorimin e tyre për fushatën zgjedhore dhe dhënien në këmbim të favoreve të pamerituara.

Në tre javët e fundit, pothuajse çdo ditë, një deputet i partisë demokratike ka kërkuar arrestimin e zotit Dako si të lidhur me krimin. Duke krijuar kështu një front të përbashkët kundër kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Në përpjekje për të dekurajuar akuzat ndaj tij, kryebashkiaku durrsak ka paditur penalisht cilindo nga akuzuesit e tij.

“Siç po duket, ai do të vihet përpara të gjithë deputetëve të opozitës në sallën e gjyqit, përveç rastit kur dosja e famshme 339 nuk ka vajtur vetë në gjykatë, bashkë me të vërtetat e fshehura ende në mijëra faqe dokumentash dhe mijëra orë përgjimesh sekrete” – thekson redaksia e emisionit “Java” të premten mbrëma.

2 komente në “Zbulohet taktika e PD: Të gjithë deputetët kundër Dakos”

  1. Lan XHABIJA says:

    U be DAKO, si nendetesja 105.
    O po turp si nuk i vjen gjithe ketije kodosh SHQUP-i ?

  2. Johani says:

    Luli dhe banoret e qadres qe i beri deputet kane gjetur biznisin e ri pas shkaterrimit te lazaratit dhe droges nga ish ministri Tahiri dhe Rama e qeveria e tij,tash po prodhojne telenovela me regjisoret salianji e alibeaj dhe fotomontazheri florenc hoxha e me skenarist luli,noka,paloka,bumqi e disa te tjere por qe akoma skeni pare asgje do te thone luli e sali berisha ndoshta nje dite se jane duke pregaditur nje fotomontazh te tipit babalja por me skena erotike ku per aktor do te jene edhe grida duma me salianjin e disa zogeza te fermes LSI,qe ne fund do te dali vetem ajo ftyra e vertet poshtersie dhe kriminale e dyshes kryetare te PD-s sali berisha e lul basha e vetmja parti ne bote me dy kryetar e asnje pergjegjes kur duhet te pergjigjet dikush per deshmi te rreme dhe akuza e fyerje ndaj te tjereve ata gjejne arsye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje