Baza e Partisë Demokratike ka filluar zgjedhjet, të cilat po përfundojnë me votimin e kryetarëve të degëve. Zgjedhje, të cilat janë të kontesueshme, por për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi procesi, për të ka rëndësi themelimi dhe forcimi i asaj që mund të quhet nesër nga Partia Demokratike në Republikën e Re.
Pas “fitoreve plebishitare” në shumicën e degëve sin ë Korçë, Fier, Lushnje, Durrës dhe gjetkë edhe në Shkodër Ramiz Çobaj ka gjetur Namikun e tij.
Ramizi ka gjetur Namikun ashtu si kundër në vitet ’90 Ramiz Alia gjeti Namik Doklen, si rival për president Republike.
Megjithëse nga dega e PD-së në Shkodër ishin shumë emra, mes tyre potenciale të vlefshme për PD-në, ata janë hequr ndaj Ramiz Çobajt i është lënë gara e hapur për t’i vënë një rival që ai mund ta mundëte lehtësisht.
Kandidati përballë Ramiz Çobajt do të jetë Xhevdet Amuli, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen ditën e nesërme në orën 10.30, tek kinema “Millenium”.
E Lulzim Bashës i duhet një Ramiz në Shkodër. Një Ramiz nga ata oficerët e drejtimit të dikurshëm që po e sjellim më poshtë.
Është një dokument që tregon se kush është në fakt Ramiz Çobaj. Ramizi i vërtetë i Lulzim Bashës që pritet të zgjidhet kryetar i PD-së në Shkodër.(CNA.al)
Perse nuk vuri si rival te Ramizit kaldaistin FATMIR AMULI se te dy ne polici kane punuar….. A moj PD qe u bere PDH….
Sa shqetesohesh per PD mo Mero. Gjithe veprimet e saj qe po e dobesojne ate dhe e kane bere te pavlere jane ajo cfare ti do. Nuk e kuptoj kete shqetesimin tend per veteshkaterrimin e PD.