Lufta kundër krimit, BE: Një zyrtar i Europol do jetë në Policinë e Shtetit nga janari 2019

30 Nëntor 2018, 16:11Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019.

Në një status në “Twitter”, Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol.

Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm.

Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca. (TemA)

5 komente në “Lufta kundër krimit, BE: Një zyrtar i Europol do jetë në Policinë e Shtetit nga janari 2019”

  1. Damiani says:

    E sjell ky tani nje italian tjeter mashtrues……ndonje si vetja…….

  2. drino says:

    Ne policine e shtetit gjithmon kane asistuar dhe jane ne detyre shume specialiste nga shtetet e Europes dhe SHBA prandaj le te vije dhe ky. Te gjith keta qe jane e kane dhene mendimin e tyre kur ka qe e rasti pavarsisht se politikes se PD nuk i ka pelqyer. Ne policine e shtetit ka drejtore qe jane me PD dhe si ka leviz njer gje qe muk imagjinohet kur vjen PDne pushtet qe heq shoferat dhe pastruset e jo me per kuadrot.

  3. Saimir says:

    Duhen 10 mije jo nje

  4. IVONI says:

    .. EDI RAMA . KUR MORI KRYESINE E VENDIT U SHPREH SE DO TE MBANTE SI “KASHILLTAR ISH K/ MINISTRIN E BRITANISE SI DHE NJE KANADEZE ISH K/ MINISTRE A SI I KANE ANDEJ , PRA FEMER ..!.. KALUAN SHUME VITE POR NUK DEGJUAM AS NJE KESHILLE NGA ATA ..! ..MOS JA THOSHIN NE VESH KESHILLAT DHE NUK DEGJOHESHIN ..? E THEM KETE PASI ATA JANE NJEREZ ME EMER , KURSE NGA POLICET , S`FARE TE PRESESH ..?!.. KRIMINELET JANE NE POLITIKE , NE SHTET , NUK E KUPTONI ?! JANE TE PA “PREKESHEM ..”..!

  5. IVONI says:

    .. KURSE BERISHA KISHTE NJE NGA U.S.A. …! POR AS AI NUK BERI “PROKOPI “..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje