Turpi kombëtar që merremi çdo fund nëntori, me datën 29

30 Nëntor 2018, 17:20Politika TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Çdo fund nëntori bëhet sherr. Palët grinden për ditën e çlirimit. S’kish si të dodhte ndryshe edhe sivjet. Madje sherri erdhi më i sertë, i paketuar avdallçe në dilemën ‘ditë feste apo ditë zie?’. Ngjan sikur vitet ikin e sherri, në vend të papset, ndizet edhe më.

Eshtë turp kombëtar që tre çerek shekulli pas mbarimit të luftës, të jemi të ndarë e të përçarë për vlerat e saj, madje edhe për datën e çlirimit.

Kjo sherrnajë 25 vjeçare të kujton thenien se popujt që grinden për të shkuarën, vonojnë të ardhmen e mund të thyejnë edhe qafën, si gjithë ata që ecin me kokën kthyer prapa.

Duket sikur grindja dhe sherret bëhen për luftën, për ide e për ideale.

Në fakt nuk janë veçse propagandë bajate në favor të parisë së sotme.

Kemi çerek shekulli që, laj thaj qeverisemi nga e njëjta pari, ndarë në dy parti.

Të dyja e kanë provuar e riprovuar veten edhe në pushtet edhe në opozitë. U ka dalë kallaji dhe sa vete e më pak u ngjit fjala.

Me që kapso alternativat që ofrojnë janë thujase të njëjta e nuk para bindin njeri, vënë në funksion politika të markës ‘ndarje e përçarje’.

Në këtë arsenal bën pjesë edhe ndarja e moçme ‘partizanë – ballistë’. Të mashtrojnë kë mund të mashtrojnë e të mobilizojnë sa mund të mobilizojnë.

Politikat e mbështetura mbi urrejtjen dhe përçarjen, sado arkaike e donkishoteske të ngjajnë, rezultojnë thellësisht të dëmshme, sidomos kur i vendos në kontekstin shqiptar.

Jemi popull i sakatuar, ndarë e shpërndarë në 6 shtete. Emigracioni i sotëm, kaq masiv dhe i stërzgjatur, po na mpak e po na plak.

Si të mos mjaftonin këto fatkeqësi kapitale, aktivizohen e hidhen në skenë edhe ndarje e përçarje turlisoj: veriorë vs jugorë, vendalinj vs çeçenë, myslimanë vs të krishterë, pasardhës ballistësh vs pasardhës partiznësh etj. etj.

Shumicën e herëve këto ndarje nuk janë as politike, as fetare, as kulturore, as krahinore. Janë thjesht kamuflazhe për të mbuluar interesa puro materiale.

Jemi popull i vafër dhe të mirat që prodhojmë nuk mjaftojnë për të gjithë. Ndaj të ndërsyer, herë hapur e herë tinëzisht, nga paria përdorim këto kamuflazhe për të demonizuar e përjashtuar grupin tjetër dhe gjithçka ta ndajmë brenda tarafit a partisë.

Kështu, të ndarë e të përçarë, përjashtojmë sa mundim, e bëjmë kombin shumë më të vogël seç është dhe, të ndërkryer nga varfëria e nga makutëria, krekosemi si kacagjela në mbrojtje të veriorëve a jugorëve, partizanëve a ballistëve, gati për t’i nxjerrë sytë shoshoqit.

Këtë e dinte dhe i pari, ndaj tha: fukarallëk maskarallëk.

Më falni, harrova të thoshja që festa e çlirimit është ditë kur kujtojmë e lartësojmë luftën dhe sakrificat që bëri një popull i tërë. Ta quash ditë zie, dhe ta bësh këtë vetëm për një grusht votash në zgjedhjet e ardhshme lokale, është maskarallëk e shkuar maskarallëkut.

22 komente në “Turpi kombëtar që merremi çdo fund nëntori, me datën 29”

  1. xx says:

    DITA E CLIRIMIT NUK ESHTE DITE POLITIKE .ISHTE 29 NENTORI .PARTIA DEMOKRATIKE TE HEQI DORE NGA KAPRICOT OSE TE MBLIDHEN 5 HISTORIANE DHE TA VENDOSIN .

    1. emer says:

      ku lene politikanet te mblidhen historianet

      1. bureto says:

        Politikanët e kanë shumë kollaj, mblidhen në parlament dhe brenda një seance pa debat, caktojnë, nëse duan të kemi një datë çlirimi, datën 17 nëntor, ajo e kryeqytetit. Se nuk ka kuptim që qeveria, cilado qoftë ajo hyn, në kryeqytet më 28 nëntor, bën edhe paradë ushtarake, dhe çlirim quhet koha kur iku gjermani i fundit, në fund të datës 28 apo në fillim të datës 29. Dhe një armatë historianësh, se kështu ia desh interesi Enverit, kanë një jetë që rreken të luftojnë me njëri-tjetrin, për të mbrojtur të vërtetën e tyre. Komedi alla shqiptarçe, për të mos thënë turp për të gjithë ata që kanë kateanosur këtë gjellë të pështirë. Në fund të fundit, kishte apo s’kishte vlerë ajo luftë, (nëse ky mesa duket është meraku), këtë nuk e përcakton, për më tepër e diskutueshme, data e përfundimit të saj. Edhe Gjokutaj, por dhe të tjerë në kohë të ndryshme, këtë kanë kërkuar. Ndalimin e kësaj farse çoroditëse, e cila çdo ditë nxjerr nga arkivat manipulime të historianëve militantë, si rasti i K. Frashëri, që botua dje në këtë gazetë, nga Dashnor Kaloçi. Nuk ka zgjidhje pa vullnet. Ndryshe vazhdojmë me, “e lagu se lagu bishtin skilja”.

    2. Roberto says:

      29 Nentori eshte vulosur me gjakun e partizaneve qe luftuan dhe dhane jeten per kete vend ku politika e djathte e cila mbron interesat e tradhetareve,bashkepunetoreve te nazi-fashizmit apo krimineleve te luftes kerkon me c’do kusht ta deformoje dhe mos ta njohe kete fakt historik dhe shume te rendesishem per Shqiperine prandaj askush nuk del dot dhe ta ndryshoje vetem e vetem se nje grupi njerzish me damke ju djeg bytha. Te gjitha pretendimet jane te qellimshme dhe vazhdojne ti sherbejne plehut politik dhe ideologjik te atyre qe gjoja “vuajten” dhe u ” persekutuan”nga lufta. E dine mire ata qe kane spiunuar dhe kane bashkepunuar me pushtuesin.

    3. antifashisti says:

      Se kur ka lindur nje femije me sakte e di vetem NENA qe e lindi dhe askush tjeter!
      Shqiperine e CLIRUAN PARTIZANET dhe ata kishin te drejten ta vendosnin se cilen date eshte cliruar!
      Te ngrihen sot bashkepuntoret me pushtuesit dhe te shpifin si ju intereson per te mbuluar tradhetine e tyre,nuk kane asnje te drejte morale,politie,juridike etj!
      Se ishte dite clirimi apo pushtimi kete le ta quajne si te duan dy palet ARMIKE!
      Dhe thone se pse na vrau Enver Hoxha!
      Po a nuk duhet te ishit zhdukur ju o qelbesira qe keni 28 vjet qe hani MUT e nuk u ngopet?

  2. Buda says:

    28 Nentori festohet si Dita e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me te gjitha trojet e saj.
    29 Nentori duhet te perkujtohet si Dita e Veterave Shqiptare te Luftes se Dyte Boterore.

  3. vjola says:

    Daten e clirimit e vendosin clirimtaret . Te gjithe te tjeret te heshtin . Ne fakt duhet te dali edhe nje ligj qe kush e mohon eshte tradhetare .

    1. bureto says:

      E vendosi Enver Hoxha, për ta unifikuar me datën e AVNOIT titist. Kush i pyeti çlirimtarët?

  4. anastasi says:

    Degjoni ju te gjithe politikan komunist apo fashist, nazist apo neofashist mos tradhetoni historine e 50 vjeteve te shtetit shqipetar,po gaboni rende. Nje grup fashistash po mundohen te hapin nje lufte te brendeshme ne shqiperi,jug veri e gjithe kjo eshte kaq skandaloze sa nuk dot kete ndalim.Mos beni shaka me festat kombetare se ta dini mire do ta paguani me gjak.Ne shqiperi ka dy festa kombetare –28 nendori 1912 festa e pamvaresise kombetare of Albania.dhe festa –29 nendori 1944 festa e clirimit te atdheut nga nazistet Gjerman.Keto dy festa jane festa te pa diskutushem kombetare duan apo nuk duan ,fashistat,komunistat,mercenaret dhe patriotet shqipetare. Ata qe nuk i pranojne keto festa duhet firmosin me referendum i pergjitheshem popullor.

  5. Cobo says:

    Jo ore, po pastaj me cfare do meremi?

  6. Ja, pyes se nuk e di says:

    O zoti Gjokutaj ! E ka me ligj Shqiperia qe data 28 eshte festa e pavaresise , 29 nentori festa e çlirimi apo festa e bajramit e tjera? Po ka ligje, ka prokurori, ka gjykata ne Shqiperi, arrestoni kryetaren e bashkise Shkodres per shkelje te ligjit dhe pushojne vete te tjeret. Frika ruan veshtin, thote populli se keta bastarde nuk degjojne. Le te veproje ligji.

  7. Populli says:

    E sakte, ne diten e clirimit duhet te kujtoheni dhe respektohen sakrificat e atyre qe Luftuan…

  8. Paqesori says:

    Shkrim i thjeshte , i qarte pa nenkuptime e sherrnaja….sidomos ne paragrafin e fundit me bete te mendohem . Eshte turp te quash dite zie diten qe simbolizon gjakun e kuq te njerezve te ndershem qe dhane jeten vetem me nje qellim, per lirine e Atdheut !

  9. lori2 says:

    Me shume mençuri eshte analizuar maskaralleku qe po na mbyt e nuk po na le jo vetem te shkojme perpara, por as te shikojme perpara. Sigurisht, qe ne skene luajne shume interesa te brendshme, te cytura nga ato serbo-sllave, qe ne te mbajme koken prapsht dhe jo vetem per daten e shenjte te Çlirimit te Shqiperise!

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Sakte, sakte, sakte. Lavdi deshmoreve, poshte fashizmi dhe tradhetaret.

  11. Fara e keqe Komuniste says:

    Po cfare clirime o kellira te kuq? 29 Nentori eshte dita me e zeze e Historise se shqiperise,ku erdhen ne pushtet krijesat me kriminale dhe ordinere qe kishte ai popull. Cfare partizanesh na tregoni ju more pinjolle fshataresh? Ato ishin ca pabuksa ordinere qe nuk kishin as ku te hanin e as ku te flinin ne shepite e tyre, dhe dilnin gjoja malit per luftuar, dhe flinin neper ferra si lapanjozer. Po ku pyste italiani apo gjermani per ato barkthare qindravjecare? Akoma ju genjen mendja se mund ti haje njeri keto pallavra qe ju tregonte Enver Hoxha? Mjaft ore Budallenje genjyet veten, idiote njerez. Shtresat me te uleta dhe kriminale shekullore kane qene ato qe quani ju partizane apo clirimtare, dhe ju jeni po ai lloj ordiner njerezish, qe jeni kelyshat e atyre. Ca copa fshataresh dhe Cobenerish, jo kush jeni ju dhe prejardhja e juaj. 100% e atyre qe thoni ju partizane, ishin ca kafshe me fytyre njeriu, rritur neper ferra , te palare dhe te pashkolluar, qe dinin vetem te kullosnin dhente. Ju jeni pasardheresit e tyre, dhe gjithmone do jeni, Ju, dhe pasardhesit tuaj. Mos e harroni kurre origiinen. Jeni krijesa qe vini nga shtresat me te uleta te shoqerise Shqiptare. Ptuuuuu rrace e keqe.

  12. Peço says:

    Ky sherr për datën e çlirimit të kujton atë shprehjen e popullit:” Plaç moj bythë e plasur, ç’halle paske pasur.”

  13. tarasi 2 says:

    o “fara e keqe komuniste” nje gje te dish gjaku i atyre te rinjeve qe dhane jeten ne lufte te ndjekte ty o poshtersire e derman mas gjesh me gjith soi e sorollop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje