Nga Skënder Minxhozi
Pas rreth një muaji protestash për projektin e Unazës së Re, banorët duket se po fillojnë të binden për të lejuar shembjen e mbi 300 ndërtimeve ku kanë jetuar prej vitesh. Fadromat po gërryejnë, bashkë me muret e kalbura të shtëpive e dyqaneve, kioskave e barangave, edhe rezistencën e asaj pjese të komunitetit të Unazës së Re, që kërkon kompensim të plotë financiar për ndërtimet pa leje ku ka jetuar prej dekadash. Pak po i shërben kësaj kauze lokale edhe politizimi i egër që i ka bërë projektit opozita, pasi siç shihet lodhja dhe bjerrja e protestave po e bën më të lehtë sesa mendohej punën e ARRSH dhe firmës ndërtuese të autostradës.
Ajo që po shohim këto ditë tek Unaza e Re është vetëm episodi i rradhës i betejës së shtetit me ndërtimet e paligjshme. Është thënë shpesh se në gjithë Shqipërinë ka rreth 400 mijë të tilla dhe se ky fenomen përbën një pengesë serioze, në rrugën e zhvillimit të vendit, fuqizimit të ekonomise, bujqësisë, turizmit dhe thithjes së investimeve të huaja. Për herë të parë, pas disa ndërhyrjeve kryesisht në bregdet dhe zona të caktuara informale, shteti po ndërmerr shembje masive në këmbët e kryeqytetit. Kjo që po ndodh nuk ngjan me shembjet në Shkozë apo ato të dhjetra apo qindra kioskave, dyqaneve e shtesave të pallateve nëpër Tiranë. Unaza e re e kryeqytetit po fillon të hapë trasenë e saj mbi një mizëri ndërtimesh, të cilat padyshim llogariten në disa mijëra (rreth 3500 sipas disa shifrave), kur projekti të jetë përmbyllur.
Kjo që po shohim është pra, vetëm një pjesëz e asaj që pritet të ndodhë në vitet në vijim. Beteja për 300 ndërtimet e para të shembura të Unazës së re, është në fakt përpjekja për të imponuar një model të caktuar, një raport të parë konkret mes shtetit dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Jo se kjo nuk ka ndodhur aty-këtu më parë, jo se kuadri ligjor nuk egziston prej vitesh, por sepse impakti social, ndjeshmëria e kësaj sifde aktuale, masiviteti dhe afërsia e saj me Tiranën, e kanë kthyer këtë projekt në “lakumesin” e forcës së shtetit dhe të imponimit të ligjit, edhe në rrethana kur diçka e tillë krijon impakt social jo të vogël.
Nuk është aspak e këndshme të nxjerrësh plaçkat, apo të mbyllësh biznesin këto ditë të ftohta dimri. Secili nga ata që kanë një shtëpi tek Unaza e Re, e cila këto orë po shembet nga fadromat, po kalon një dramë personale therëse dhe të vështirë për veten dhe familjarët që ka pas. Dhimbja e atyre njerëzve, të cilët pas 20 vitesh të qeta banimi në ato shtëpi, i kujtojnë ato të ligjshme dhe detyrimisht të kompensueshme, është e vërtetë dhe jo e rreme.
Megjithatë shteti nuk ecën përherë sipas ndjesive dhe emocioneve të një pjese të shtetasve të tij. Liria ime përfundon aty fillon liria e të tjerëve, thotë shprehja e njohur. Tirana, e bashkë me të e gjithë Shqipëria, s’mund të zhvillohen sipas logjikave dhe interesave momentale të politikës, e as sipas interesit të komuniteteve të caktuara. Ata që ndërtuan një dekadë më parë kuadrin ligjor për ndërtimet pa leje në Shqipëri, ishin njëkohësisht edhe ata që nuk i zbatuan kurrë ligjet që shkruan, e zeza në të bardhë. Dhe e bënë këtë sepse votat e Unazës së Re, e të gjitha zonave të tjera informale në vend, i panë si serbatorë votash për t’i përdorur në funksion të pushtetit të tyre. Kjo llogari meskine ka qenë një bonus i padrejtë që politika i ka bërë shkeljes së ligjit.
Ky është një model i prapambetur, hileqar dhe anti-zhvillim. Banorët e prekur nga projekte si ky i Unazës së Re duhet të kenë të gjithë empatinë e shtetit, por nuk duhet të kenë shtetin si pjesëmarrës në shkeljen e ligjit që ata kanë bërë, duke ndërtuar pa leje. Banesa sociale, kredi të buta e gjithfarë formash të tjera suporti duhen studiuar këtej e tutje, jo vetëm për Unazën e Re, por për shumë e shumë raste të ngjashme në të gjithë territorin. Sepse njollat e ndërtimeve abuzive janë prej shumë vitesh gangrena që pengon sa e sa projekte zhvillimi, sa e sa vende të reja pune, rrugë, vepra sociale, projekte industriale, turistike e bujqësore.
Me ndërtimet pa leje duhet një qasje afatgjatë dhe parimore. Është kjo njëra ndër ato sfida që shteti shqiptar e ka përballur në mënyra të improvizuara, të pabarabarta dhe për pasojë joligjore. Triumfi i ligjit tek Unaza e Re është shembulli i parë i fortë i fuqisë së shtetit, për të imponuar fuqinë e ligjit. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme.
Na ngjethe mishte Skenero me ket akt sa heroik aq dhe mallengjyes te qiviris.
Na ngjethe mishte Skenero me ket akt sa heroik aq dhe mallengjyes te qiviris..
?? Antiligji, duhet të marrë fund!
QYTETARI.
Edhe unë doja të bëja një ndërtim pa leje, si komshiu im
“guximtar”, më tha dje taksiti nga Bulqiza.
Nuk ma mbajti, se e dija që një ditë do të kishte shtet.
Mbase do kisha bërë ca para, mbase do kisha humbur më shumë.Por të paktën sot, nuk ppo qaj si ata të Astirit,
për të cilêt më vjen keq, por s’u ka faj njeri që sfiduan shtetin . Shqiptarët janë të mençur, por …???????
O z. Minxhozi , ti nuk the gjene kryesore . Mire qeverite qe ven e vine dhe i kan leju te ndertohen per me marr vota , po leket qe ju kompensohen ku merren , a meŕren nga xhepat e qeveritareve qe kan qene ne kohràt qe jane ndertu apor eshte leku i popullit . Kete kerkoni ju gazetaret qe te nderhyni per te zgjidhur ky problem qe mos te demtohet populli qe nuk eshte bashkefajtor me qeveritaret as bashkefitues me ata qe kan ndertu pa leje . Po kete model ligji qe kemi ne a e ka nďonje shtet ne bote qe : ” Me ligj te shkelet ligji ” Pra quhen ndertime pa leje d.m.th , lejo nje here shkeljen e ligjit dhe me ligj ti bej te ligjeshme pra ti legalizoj .
Hajdeni m’Tiron se ka ven për t’gjith. Kshu i tha ai dallkauku robve. Dulla erdhi m’pushtet tu i thon fukarejve “Toka i takon atij qê e punon” kurse “dallkauku” do me ardh n’pushtet me parrullën “Toka i takon atij që e zapton” . Ne kjtum se kur t’vijte n’pushtet ky miku do w çojte hakun ke i zoti ene t’nreqte padrejtsin e modhe qi oshte bo me peonat e pronaret. Ky s’kishte n’menme nërru sistemin ky dojte karrigen e pushtetit.. T’hiki dulla ene t’vi un .
Po pse e kishte keq Ai qe toka i takon atij qe e punon?? Vertet prona private u kufizua jashtezakonish por toka punohej dhe jo sic ndodhi me 90 kur tokat u lane djerr dhe mbi to mbine shtepite nje nga nje prej te ardhurve nga malet apo nga fushat me qe fitoi Berisha dhe hajde o burra se u be deti kos. Keta zune tokat e tua dhe shume pronareve te tjere sepse u genjyen dhe i genjyen pasi baca Sali i beri me shtepi e katandi tek pronat e te tjerve. Nese do me per Belulin kam plot per te folur dhe treguar por mos krahaso kohen e fillimit te ndertimit te shtetit me kohen e shkaterrimit kur hyri demokracia e Berishes.
Nje analize e sakte dhe drejte e situates qe eshte krijuar me qellim kjo rrumpalle nga PD.
Tani e kuptojne ata se çfare do te thote ndertim pa leje dhe zaptim troje pa leje. Vjen nje dire dhe rrezohen te gjitha nga shteti i se drejtes.
Pa te shohin se çndodh ne Perendim po te ndertosh dhe te zaptosh troje pa leje. Jo vetem qe ta prishin por dhe te denojne (Veper Penale) pastaj dhe ti paguash komplet shpenzimet.
Respekt per Artikullin.
PROVOJENI MORE ZAPTUES TE FELLIQUR , TE NDERTONI NE EUROPE , VILA 3 ,4, 8 KATESHE DHE E SHIKONI SE KU PERFUNDONI DHE SA LEKA MERRNI .
KENI GJETUR KETO PORDHITIKANA ,QE JU KANE LEJUAR ,PER TA SHENDRUAR SHQIPERINE ,NJE KANDAHR TE VERTETE .
Po kështu duhet të ndergjegjësohen edhe ato familje që kan ndertuar në zona të ulta ku her pas here
përmbyten nga ujtat dhe kapiçot e natyrës dhe shumë her thon “nuk na ndihmoi shteti”,”na mbytën bagetia”.
Pa ligjëshmëria e ndertimit vëvd e pa vend dhe shteti dëmshpërble nga her pa ligjshmërin me taksat e popullit.
Keto shpenzime shteti mund ti bëj ne zona te larta ku nuk ka përmbytje duke hapur rrugë dhe parcela ndertimi te sistemuara.Ata që duan të shkojnë atje ti ndihmoj me kredi të buta e ndima te tjera,ata që nuk duan të shkojne të mos të ken dëmshperblime.Kështu të marij fund dem shpërblimi nga permbytjet nga taksat tona që nuk kemi shkelur ligjin për ndërtimet.
Eksperienca e dëmshpërbimit tek unaza e re të hapij edhe horizonte përmbytjen e banesave dhe bagetive si dhe marjen fund të demshpërblmeve nga taksat e qytetarve.Ato duhet te prdoren për zhvillimin e vendit.
QEVERIA JONE SOCIALISTE DUHET TE PRISHI 1 MILION SHTEPI TE PALIGJSHME NE SHQIPERI ,,,,,PLUS MINUS 200.000 MIJE SHTEPI..//
Më mirë vonë se kurrë! Por duhet vendosmëri. Kujdes se këta pushtetarët ranë s’e kanë për gjë që ta hanë fjalën.
Gjithsesi dëmi që është bërë me pronat është i pakthyeshëm plotësisht, sepse është tmerrësisht i përhapur e i ngatërruar. Mendoni ç’është bërë me ligjin famëkeq 7501, me mbivendosjet, me kalimin dorë më dorë nëpërmjet transaksioneve korruptive me ndihmën e punonjësve të shtetit në hipoteka, gjykata e noterë. Megjithë këtë anarki, për ta kuruar këtë sëmundje, shteti duhet që me vendosmëri, por me dëme sa më të vogla, duke zbatuar me vendosmëri kushtetutën dhe ligjet t’i shkojë deri në fund. Sepse në fund të fundit nuk duhet harruar se në anën tjetër janë pronarët legjitimë, deri tani të mëkëmbur, dhe po shteti ka detyrimin e kompensimit fizik apo monetar të tyre, që ka 25 vjet që nuk e ka bërë, duke shkelur nenin 42 dhe 181 të Kushtetutës. Nuk duhet harruar se çfarë vendimesh ka dhënë për këtë problem Gjykata e Strasburgut dhe po të vazhdohet në rrugën e deritanishme nuk dihet se sa do shkojë fatura.
Por që këto probleme të trajtohen me sa më pak dhimbje dhe me objektivitet lipset që gjithë klasa politike duhet të bashkëpunojë dhe jo si deri më sot, që për interesa meskine individuale apo të partive respektive, i ka rënë njëra gozhdës e tjetra patkoit, duke bërë ligje e VKM pa fund, që kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe në vend të jepnin zgjidhje e kanë ngatëruar më shumë. Pikërisht kjo ngrehinë duhet shembur dhe duhet bërë një ligj i unifikuar, qoftë duke ndërhyrë dhe në Kushtetutë. Problem vërtet i vështirë, por ashtu si sëmundjet e rënda për të shpëtuar jetën, kërkojnë ndërhyrje të vendosura nga kirurgët, ashtu dhe burrat e shtetit të vihen në ballë të këtij operacioni, sa ka ende kohë, dhe i sëmuri, dmth ekonomia, të mos vdesë,
undefined
Po o Beni do te prishi paligjshmerine se ankohemi se nuk ka shtet, dhe kur shteti vepron fillojme e shajme parç e mrapç siç po ben ti. Aman se na mallengjyet si ti ashtu dhe ‘Sit Back’ me lotet tuaja. Ku keni pare ju qe t’u sigurojne edhe shtepi te mobiluara dhe te pajisura, dhe me qira te paguara dhe te tjereve 100% demshperblim veçse ne kete qeveri te socialisteve. Ata qe nxiten kete katrahure fshehin koken dhe hedhin shashka. Ketij pislleku e maskaralleku duhet t’ia vesh enrin e t’ia tregoish vendin. Por siç duket si ti Beni ashtu dhe ti o Sit Back jeni pjese e ketij llumi.
shteti i ka fajet,se po te kishte njeri toka, nuk hynte njeri te bente shtepi pa leje,ketu ne greqi eshte nje ligj qe po ju vu catia nuk ta prish dot.