Lulzim Basha rikthehet pas 3 ditësh pushimi jashtë vendit

30 Nëntor 2018, 17:05Politika TEMA

Vetëm tre ditë kanë zgjatur pushimet e kreut demokrat jashtë vendit. Pas publikimit në media të fotove teksa po largohej me nxitim nga Rinasi, ai sajoi një takim me shqiptarët që punojnë për deputetin e tij në Milano.

Mësohet se ai ka mbërritur para pak minutash në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që PD ka njoftuar mediat pranë saj se në protestën e sotme do të jetë në zonën e Unazës së re edhe kryetari i opozitës sëbashku me deputetët që merren me organizimin e protestave, si Albana Vokshi dhe ccuni I Fahriut, Klevis Balliu.

Prej tre ditësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk është fizikisht në Shqipëri, por as në rrjetet e tij sociale nuk ka lëshuar asnjë germë apo imazh.

Për të justifikuar fotot të cilat qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale, ka menduar deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili organizoi me nxitim një aktivitet me rastin e 28 nëntorit në Milano.

Por ajo që binte në sy ishte se i gjithë aktiviteti ishte i mbushur me punonjësit e deputetit demokrat, i cili zotëron një sërë kompanish me një numër tepër të konsiderueshëm punonjësish në Milano. Për ta bërë edhe më të besueshme, i gjithë aktiviteti u transmetua në Facebook-un e Bashës, por që binte në sy mungesa e organizimit për shkak të kohës tepër të shkurtër. Fakti që prej datës 28 Nëntor, ora 20:04, ai nuk shfaqet as në Facebook, kjo zhduk çdo dyshim.

Madje për të treguar që kjo gjë ishte e sajuar, mjaftojmë të shikojmë se Basha ka qenë i pashoqëruar nga stafi i tij, ku mungojnë fotot dhe videot, duke përcjellë gjithçka përmes telefonit të tij.

1 komente në “Lulzim Basha rikthehet pas 3 ditësh pushimi jashtë vendit”

  1. Life is game says:

    Tre dite Shqiperia ka qene me e bukur! Sheshi Skenderbey ja beri fora!
    Protesta vazhdon! Nen udheheqjen e djalit te Fariut! Ky vazhdon te na argetoj me brockullat e veta! Cdo dite e me shume duket si Fariu! Fadromat punojne normalishte per hapjen e hapesires per zhvillimin modern te Tiranes.
    Parlamenti European votoi pro futjes se Shqiperise, pa care b… per BB dhe cunin e …!
    Keshtu e ka jeta Lul! Ndonje urim me sharje. Ndaj clirimtres mund ta kishe bere! Pe a ndigjove gje per Gruevslkin? Punet e Lobimit a i rregullove? Nxito! LUL! Ngjela thote se pas 20 te dhjetorit mund te kete probleme per ju larte! Thone se jeni edhe ku peshk i madh! Ne fakt ne na vjen keq! Po i lutemi Ngjeles t’ju leri pas vitit te Ri! Ta hani dhe ju sherbetoret tane gjelin! Shpresojme Ngjela te na degjoj! Helbete njerez te varfer ju! Sherbetor hesapi! E fundit Mond nenkryetari deshe me te fut sterkembeshin dje! Uroj Clirimtaren si askush! Ka fitu simpati! Kukdes Lul!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje