Armand Duka: Shortin e shoh pozitiv, kosovarët janë të lumtur se mendojnë që do mundin Anglinë

2 Dhjetor 2018, 13:42Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e Euro 2020 dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europianit të ardhshëm.

Për “Supersport”, ai ka treguar ndjesitë e këtij shorti dhe ka optimizëm.

“Jam më shumë i kënaqur se i pakënaqur. Gjithsesi nuk kualifikohesh nga shorti, por nga fusha, duhet të derdhim djersë. Për sa varet nga shorti, e shoh pozitiv, gota është gjysmë plot.

Imagjino që mund të ishte grupi me Gjermani e Holandë. Pasi u hodhën dy skuadrat e para, nuk doja vetëm atë grup, të gjithë të tjerat kanë koka grupi shumë të forta, skuadra që kanë bërë mirë në Nations League dhe që kanë vështirësi të gjithë të luajnë kundër tyre. J

o më ne që jemi nga vazo e katërt. Franca është një nga më të fortët, si është për ne, është për të gjithë. 

Mendoj që mund të konkurrojmë për vendin e dytë, por nuk e kemi filluar ende.

Jam në tavolinë me drejtuesit dhe stafin e Kosovës. Kosovarët i shoh shumë të kënaqur që luajnë me Anglinë. Po të isha unë do të shqetësohesha, por këta qeshin, mendojnë se do t’i mundin edhe në “Uembli”. Po qesh vetëm trajneri, kurse presidenti e ka shumë seriozisht.

Me siguri ne do të luajmë në këto eliminatore në stadiumin e ri. Uroj shumë në mars por nuk ka kohë, besoj në qershor më shumë”, tha Duka.

2 komente në “Armand Duka: Shortin e shoh pozitiv, kosovarët janë të lumtur se mendojnë që do mundin Anglinë”

  1. Lani says:

    Hiqe Panucin mor shkerdhate se do bejme figure muti.

  2. kujtesa says:

    Ky toci komenton Kosoven se ska cte thote per te vetet.
    Shiko ekipin ne keto 2-3 muaj pa Kosova,ne rregull e ka.
    Thuaj se kishim fat qe se patem Kosoven ne grup se do na felliqte fare.
    Ekipit tone dhe Kosoves une i uroj fat por nje pjese te suksesit e ka edhe ky qe meret me ironi me te tjeret!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje