"Euro 2020", Mavraj: Grup interesant, kujdes Islandën

2 Dhjetor 2018, 13:30Sport TEMA

Në një lidhje telefonike për Supersport nga Greqia menjëherë pas shortit të Euro 2020, kapiteni i kuqezinjëve Mërgim Mavraj e komentoi kështu grupin H në të cilin ndodhen kuqezinjtë, ndërsa dha një mendim edhe për grupin e Kosovës.

Sa shanse ka Shqipëria?

Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është e fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi.

Mendon se me Turqinë dhe Islandën, kë shikon skuadër më të vështirë?

Islanda është më e vështirë për të luajtur, se është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira.

Grupi i Kosovës, derbi me Bullgarinë dhe Malin e Zi…

Është e vështirë të flasësh për skuadra të tjera që nuk e njoh mirë, por me Malin e Zi dhe Anglinë, për kosovarët do jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Me këtë formë që kanë momentalisht, mendoj se mund të arrijnë ndonjë rezultat pozitiv.

1 komente në ““Euro 2020”, Mavraj: Grup interesant, kujdes Islandën”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Së kuptoj,për çfarë i merni opinion këtij maloku tipik?!
    Me veprimin ndaj Skocisë,ai tregoi se si futbollist ka mbaruar dhe ka shkuar aty ku ka qënë para futbollit.Tek maloku që për një plesht djeg gjithë jorganin.
    Do jetë një idiotësi nëse ky grumbullohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje