Habit Adelina Tahiri: Burri, iniciator që të nxjerr shalët në klip

2 Dhjetor 2018, 09:20Lifestyle TEMA

Prej kohësh ajo është shkëputur nga muzika dhe i është përkushtuar familjes.

Këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë, por siç duket familja nuk e pengon t’i rikthehet karrierës.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja tha se së shpejti do të publikojë klipin e saj të ri.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do ta pengojë të shfaqet në videoklipe e veshur me të shkurtra, këngëtarja tha se është pikërisht ai iniciatori që ajo të “nxjerrë shalët”.

Ermal Mamaqi: A do bësh ndonjë këngë të re?

Adelina Tahiri: Unë jam njeri perfeksionist dhe dua ta bëj punën ashtu si më ka hije. Do të sjell shumë shpejt një këngë dhe do ta lançoj pas Vitit të Ri.

Ermal Mamaqi: A do të pengojë burri të nxjerrësh shalët në videoklip?

Adelina Tahiri: Burri ka qenë iniciator që unë të nxjerr shalët dhe vithet në klipin e fundit. ‘Gjithë bota mund të të shohë, por vetëm unë mund të të kem në krevat në fund’, më tha. Kështu që unë jam shumë krenare me burrin që kam dhe mburrem. Ai më njohu si këngëtare dhe më do si të tillë dhe do t’më shohë si të suksesshme me shalë jashtë.

1 komente në “Habit Adelina Tahiri: Burri, iniciator që të nxjerr shalët në klip”

  1. o copa e debiles na krenohet me ate plakun qe ka marre. i duket vetja budallaqes si xhenifer lopez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje