Roma dhe Interi e mbyllin në paqe

2 Dhjetor 2018, 22:29Sport TEMA

Kryendeshja e javës së 14-të në Serie A ishte padiskutim sfida mes Romës dhe Interit, e luajtur në mbrëmje në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit.

Spaleti u përball me të shkuarën dhe për shumicën e takimit, ekipi i tij po fitonte, por në dy raste Roma arriti të rikthehej në lojë.

Fillimisht, ishte Keita Balde që kaloi në avantazh zikaltërit, por Sengiz Ynder barazoi gjithçka në të dytën.

Vetëm 15 minuta më vonë, Ikardi riktheu Interin në avantazh dhe dukej se ky do të ishte goli i fitores, por fjalën e fundit në këtë sfidë e tha Kolarov, duke vendosur rezultatin final, 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje