Kastrioti shkëlqen ndaj Flamurtarit, paqe mes Laçit dhe Kamzës

2 Dhjetor 2018, 16:00Sport TEMA

Kastrioti eshte surpriza e javes se 15-te te Kategorise Superiore duke marre nje tre pikesh te arte ne sfiden e zhvilluar kunder Flamurtarit.

Nje tre pikesh i arte per skuadren e Stavri Nices te cilet zhvilluan nje 90 minutesh mjaft te mire perballe vlonjateve.

Krutanet triumfuan me rezultatin e ngushte 1-0 fal nje goli spektakolar te shenuar nga ana e Okebugu ne minuten e 32-te te pjeses se pare.

Me kete sukses Kastrioti mban gjalle shpresat per te luftuar per mbijetesen.

Nderkohe, per Flamurtarin kjo ishte nje disfate e rende ku edhe pse ishin favorit ben nje paraqitje zhgenjyese.

Krutanet ngjiten ne kuoten e 10 pikeve ne vend te 9-te, ndersa Flamurtari renditet ne vendin e 6-te me 22 pike.

Sa i perket sfides tjeter mes Laçit dhe Kamzes rezultati perfundimtar ishte 0-0.

Te dyja ekipet ndan nga nje pike edhe pse luftuan deri ne fund per te marre fitoret.

Pas ketij barazimi, Kamza renditet ne vend te fundit me 9 pike, ndersa Laçi klasifikohet ne vend te 5-te me 26 pike.

Me poshte klasifikimi i plote pas javes se 15-te. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje