"Euro 2020"/ Rruga drejt turneut historik, ja datat e ndeshjeve në grupe

2 Dhjetor 2018, 15:33Sport TEMA

Euro 2020 do të jetë turneu i cili do të mbërthejë para ekraneve të TV-ve të gjithë sportdashësit jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin.

Por për të mbërritur te aktiviteti i rrallë që do të zhvillohet në të gjithë kontinentin, më parë duhet të luftohet në kualifikueset e këtij turneu.

Më poshtë janë të gjitha datat e ndeshjeve kualifikuese, kur do të luhen ndeshjet në grupet me 5 apo me 6 skuadra.

Të gjithë ndeshjet do të luhen brenda vitit 2019, në mënyrë që në fund të vitit, nga 10 grupet të dalin emrat e 2 vendeve të para të secilit për të formuar 20 emra të pjesëmarrësve në turne.

Shansi i fundit për t’u kualifikuar më pas do të jetë nëpërmjet play-off të turneut, që zhvillohet në marsin e vitit 2020 dhe ku marrin pjesë skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve, si Kosova e cila ka të garantuar që tani të paktën pjesëmarrjen në play-off.

Ndeshja 1            21–23.03.2019
Ndeshja 2            24–26.03.2019
Ndeshja 3            7–8.06.2019
Ndeshja 4            10–11.06.2019
Ndeshja 5            5–7.09.2019
Ndeshja 6            8–10.09.2019
Ndeshja 7            10–12.10.2019
Ndeshja 8            13–15.10.2019
Ndeshja 9            14–16.11.2019
Ndeshja 10         17–19.11.2019

Gjysmëfinale play-off    26–28.03.2020
Finale    29–31.03.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje