Barcelona mposht në "Camp Nou" Villarealin

2 Dhjetor 2018, 20:30Sport TEMA

Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” Villarrealin me rezultat të pastërt
2-0 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Me këtë fitore Barcelona ka marrë kreun e tabelës përkohësisht me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla, e cila luan sonte ndaj Deportivo Alavesit.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gerard Pique në minutën e 35’.

Në pjesën e dytë u shënua edhe goli i dytë nga Barcelona, në minutën e 87’ Carles Alena shënoi për 2-0, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Në ndeshjen e ardhshme në La Liga, Barcelona luan ndaj Espanyolit, kurse Villarreali e pret në shtëpi Celta de Vigon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje