Nga Spartak Ngjela
Nuk ka asnjë rrugë tjetër me të cilën arrihet marrëveshja e Kosovës me Serbinë: Rruga e forcës Kosovë- Shqipëri është e vetmja.
Këtë duket se po e kërkon edhe politika amerikane. Kryeministri i Kosovës është sak i kësaj rruge. Ky i Shqipërisë as që e kupton dhe as e dëshiron.
l.
Në fakt kjo ka filluar nga Kosova. Kuptohet se Kosova po drejtohet nga politika e fortë amerikane. Nga kuptohet kjo? Kjo kapet mjaft qartë nga kërkesa amerikane që Kosova duhet ta krijojë ushtrinë e vet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, vijon si tendencë edhe me taksën 100 përqind për mallrat serbe në Kosovë.
Të dyja janë të lidhura dhe sigurisht qëndrojnë te mendimi i ri i politikës amerikane: forca e Kosovës. Por këtu duhet të radhitet edhe Shqipëria.
ll.
Politika serbe është në një qorrsokak mendor, dhe pas taksës 100 përqind dhe ushtrisë së Kosovës, është futur më në fund në pështjellimin e frikës.
Serbia sot është një vjetërsirë historike që nuk qëndron dot, se deri tani ka qëndruar me forcë terroriste antishqiptare, por edhe me përkrahje perëndimore. Ai është një shtet që gjithçka e ka arritur me dhunë dhe sot është i rrethuar me armiq që i kërkojnë revansh territoresh.
Kjo vjetërsirë politike nuk mund të qëndronte dot, sepse Serbia si shtet ka qenë një investim në falsitet, i cili përfundoi në forcë për të krijuar territore me dhunë.
Kjo është teza ime të cilën tani e di gjithkush që ka lexuar historinë e kësaj kohe dhe njeh sidomos historinë e Arbërisë. Por ky është fakti që nuk mund ta pranonte assesi politika amerikane, edhe pse ajo e ndihmoi Jugosllavinë e Titos për interes antisovjetik.
Pas luftës së ftohtë, Amerika ka parë nga Shqipëria për politikën e saj në Ballkanin Perëndimor.
Po tani?
Tani ka ndryshuar gjithçka, por një qënieje që ka jetuar nga dhuna gjithmonë i duhet treguar forca.
Forca si përkrahje amerikane tani po i kërkohet edhe Kosovës, edhe Shqipërisë.
Bota shqiptare duhet të jetë e fortë në Ballkanin Perëndimor – kjo është politika amerikane e cila tani ka dalë hapur.
Por politikat anglosaksone asnjëherë nuk kanë qenë afatshkurtra, mendjeshkurtër janë të shiturit politikanë të Shqipërisë që menduan se ndryshoi politika amerikane.
Kurrë nuk duhet menduar se politikat e një superfuqie mund të jenë afatshkurtra dhe sidomos politika amerikane, e cila sot na e ka ekspozuar këtë politikë albaneze krejt si një doktrinë. Atëherë?
Kjo pyetje duhet ngritur kundrejt politikës aktuale të Shqipërisë. A ka Shqipëria sot një politikë të qartë strategjike për sigurimin dhe zhvillimin e saj ekonomik?
Ill.
Në funksion të kësaj politike force që duhet të ngrënë shqiptarët tani, vjen dhe spikat kërkesa që edhe Shqipëria duhet të fuqizojë urgjentisht ushtrinë e saj.
Unë këtë gjë e kam kërkuar që para dy vjetësh. Por tani kuptohet sak që ka ardhur koha.
Koha ka ardhur, por pyetja që ngrihet këtu është kjo: a ka një kryeministër shqiptar që të jetë me këtë politikë?
Deri tani nuk ka një kryeministër të tillë. Këta kryeministrat tanë, me përjashtim të Pandeli Majkos, si rregull, kanë qenë me fqinjët dhe kundër interesit kombëtar, sepse kanë qenë të korruptuar. Madje ky ka qenë shkaku që, në 25 vjet, këta janë prishur dhe nuk janë pranuar nga politika amerikane.
Deri tani, edhe ky i sotmi kështu ka luajtur: kundër interesit shqiptar dhe me dyshim nga politika amerikane.
Gjithçka që ka lejuar në funksion të politikës së re për fuqizimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, Ramës i është marrë me forcë nga politika amerikane. Dhe ky është fakt.
Rama nuk e kupton dot politikën jashtë interesit të tij, se për asnjë çast nuk e kupton dot që të të jesh kryeministër i kësaj kohe, duhet të njohësh e të realizosh interesin e Shqipërisë. Është nën trysninë e unit absolut, sepse ka dëshirë por s’ka ide. Dhe interesin e tij nuk e sheh brenda interesit kombëtar.
Socialistët nuk e kuptojnë dot këtë gjendje se nuk kanë ide. Prandaj, politika amerikane, Ramës, gjithçka duhet t’ia marrë me forcë, se kuptohet që është i kapur nga reforma në drejtësi. Rama nuk e kalon dot akuzën e Prokurorisë së Posaçme, dhe nuk e ndaloi dot konstituimin e saj ndonëse u lidh edhe me gjeniun e aritmetikës Basha.
Që të fillojë të jetë me shqiptarët, Rama duhet fillimisht të ndalojë naftën e intimiduar cilësisht në treg; dhe duhet të heqë skadencat në mallrat ushqimore të tregut shqiptar.
Tregu shqiptar sot është i gjithë skadencë dhe skarcitet. Kush e bën? Pa kryeministrin kjo nuk bëhet dot.
lV.
Kjo është arsyeja politike që politika e Kosovës është më përpara nga kjo e Shqipërisë. Shqiptarët nuk kanë një kryeministër që të punojë për interesin e tyre. Kurse Kosova sot e ka një kryeministër të tillë. Shenjat janë që, me forcimin e mëtjeshëm të Kosovës, Kosova do të jetë sigurisht lokomocioni që do të drejtojë të gjithë lëvizjen për unifikimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe shpejt do ta shihni që këtë do ta luajë hapur edhe politika amerikane, se shenjat janë dhënë që sot.
ruajna Zot nga te tredhurit[atheoi]……………..gezuar ramazonin!
Dhe nga të rrjedhurit…. Mendoni sikur të kishte pak pushtet ky. Nga thirrja prej trimi të çartur për luftë, shkon tek kavanozat me salcë të skaduar. Hajde karafil, hajde!
Te gjitha i ke ne rregull o zoti Spartak.
Vetem, mos te kishe permendur fjalen ANGLOSAKSONE.
Ja ke nxjerre bojen kesaje fjale, qe me gjyqin e Lezhes, para 25 e kallam kusur vitesh.
Aman, te lutem, mundohu te kapercesh kete fjale.
Sharlatan . Është e kotë të merresh me pëçartjet e tij !
Avokati ne shtjellim perfshin shume ceshtje, ca te teperta, can kalimthi e ca te percipta dhe te gjitha me nje vetbesim te tepruar, per shkak te vetpelqimit. Shikoni si shkruan; niset nga nevoja per force, te nafta pa cilesi, te kerkesat e vetingut, te moskuptimi I kerkesave te kohes, te nevoja urgjente per ushtri te forte dhe paaftesia e kryeministrit. Avokati, I pranishem prej disa dekadash ne politiken shqiptare, krejt I deshtuar, na eshte kthyer ne mesimdhenes. Absolutizon mendimin e vet duke harruar qe ne e kemi pesuar pikerisht se kemi ecur pas mendjes se nje njeriu te vetem. Dhe tani hajde te ecim pas mendjes se takut.
Amerika po na “doje kaq shume” nje rruge ka per ta treguar “dashurine “e saj c’perberjen e Greqise artificiale qe eshte formuar ne kurriz te Historise. Kultures dhe Traditave shqiptare te tjerat jane perralla me lesh amerikan
Po ç’thua mo avokat Rama do ndaloje naften qe sjell Kastrati. Ai kastratin po e mban ne jete me gjilpera. Po i jep koncesione njeri pas tjetrit. Pa keto konçesione Kastrati nuk do mbijetonte asnje minute. Ka jo pak po 230 milione euro borxhe ne banka
Ne fakt shperberja e shtetit fallco grek do te jete dhe clirimi i kombit shqiptar ne ballkan.Ju pergezoj per konstatimin.
O Ergys dh tt. ,sa per dijeni ju kujtoj se Qeveria Amerikane, cdo vit, ne diten e festes kombetere te Greqise ngreh ne “Capitol” flamurin kombetar ëdhe Presidenti shtron nje darke te madhe per nder te kesaj dite, ne shenje falenderimi per mësimet rreth demokracise qe greket e lashte i kane dhene gjithe botes!
Por greket e lasht ama’ , jo te sotmit
Po me Edin cfare ke o Taku…akoma nuk te ka dale inati qe su bere minister….
Aman mor Mero po ke pak respekt dhe njerzellek per Ngjelen do te te lutesha mos e diskrimino dhe mos i lejo te shkruaj te tilla marezira por keshilloje te vizitohet tek ndonje psihiater.
Une kam patur shume respekt per Ngjelen njher e nje ko por dhe ti duhet te kesh respekte per gazeten tende dhe mos na trajto neve lexuesit e tu sikur jemi femije dhe kerkon gjyshi te na vej ne gjume me prallat e tyre me partizane e gjerman.Ki respekte per gazeten tende dhe mos i fry njerzit larte e poshte se po filloj lufta me serbin do behemi njesoj si siria avganistani iraku e te tjer e te tjere pastaj do e shofim ameriken se cfare do bej sikur nuk e kuptojme se te gjitha vendet jane ber pishman per nje shtet si kosova e shqiperia iu eshte sosur durimi me neve,prandaj leri ameriken apo evropen sa ndihmuan ukrahinen gjeorgjin moldavin.
Tik-taku, pavarësisht megallomanisë së tij butaforike, nuk do bënte keq të lexonte komentin e Mishelit, pavarësisht se ai i drejtohet Meros.
Me pelqen shume ta besoj Z.Ngjela.Ne mos qofte u SAJOFTE !!!
O Ergys dh tt. ,sa per dijeni ju kujtoj se Qeveria Amerikane, cdo vit, ne diten e festes kombetere te Greqise ngreh ne “Capitol” flamurin kombetar ëdhe Presidenti shtron nje darke te madhe per nder te kesaj dite, ne shenje falenderimi per mësimet rreth demokracise qe greket e lashte i kane dhene gjithe botes!
Ate po shprehin edhe ata qe Amerika ben politike kurve apo se kupton pastaj se cfare kane keto greke te sotem te bejn me ato te lashtet vetem karagjozet e Amarikes e dine
Ky eshte per be Vlore per Zotin.
Prite kur te shkruaj ndonje dite te mbylli kufijte me Greqine dhe te ndaloj Greket mos te vijne per pune sezionale.
Ti lere per qillometra te gjata rradhet ne Kakavije apo te tjera dogana.
Greqia shtet “artificial” thone disa Sulejmane,Hamza,Rustema!
O Taku,
Po ti ke 70a je, as 80 s’i ke bere akoma! Pse ke rrjedh kaq keq o qyqar! Kam lexuar 4 a 5 shkrimet e fundit. Asgje nuk thua tek asnjeri, duket sikur i shkruan te gjithe per te marr noj lek o koqe kandari.
Me njeh mire qe kur xhaxhi Kicua qe minister.
Forcimi dhe rritja e kapaciteteve ushtarake te dy ushtrive shqipetare duhet te jete nje prioritet jetesore per te dy shtetet shqipetare .
Tirana zyrtare ne keto 28 vite ” demokraci” e ka shkaterruar qellimisht cdo kapacitet te ushtrise shqipetare . Ndersa ne shumicen e rasteve tirana antishqipetare madje krenohet me carmatimin total qe I ka bere kombit shqipetare. Keta frikacake antishqipetare duhet te marrin shembullin e Kroacise trime e cila I shkeli fashistet serbe ne lufte, ndersa tani po I mposhte edhe ne garen e armatimit .
Jane bere mbi 23 vjete qe nga koha e luftes dhe “cuditerisht” Serbia fashiste “ska” asnje pretendim territorial ndaj Kroacise. Arsyeja eshte e thjeshte.
Serbia eshte shkelur ushtarakisht nga Kroacia ne lufte dhe as qe guxon ti shohe Kroatet.
Keta paljacot ” internacionalist ” dhe te “moderuar” te politikes shqipetare Jane ne sherbim te kujtdo e per
Kedo, por jo ne sherbim te forcimit te kombit shqipetare .
baba takut po i mbyllen syte po i vjen gjumi….
Taku je shume i sakte.Sa vjen po e rit saktesine dhe analizen.Por aman ore cte ka shtene tek Pandeli Majkua.Eshte nje mashtrues i dobet fshat qe duke tu lepire ty ja aritur te fitoje respektin tend.Une jam deshmitar materjal direjt i tre gjerave te Pendit:
1.Eshte nje ga kryesoret qe e shpetoi Saliun dhe kriminelet e tjere nga ndeshkimi 97 98.
2.Kur ishte kryeminister u be pengese qe potenciali vital ekonomik dhe ushtarak te vihej totalisht ne sherbim te luftes se vellezerve kosovare duke penguar cdo organizim e duke ja lene ne dore spontanitetin e te huajve.Njeso si Saliu.
3.Sa here PS dhe Berish eshte detyruar te bejne kompromis.Sali Berisha ka kundershtuar cdo kandidature te PS ne piste kryesore me perjashtim Te Pendi Majkos Bashkim Finos dhe Ylli Bufitm.Po harove faktet hostorike me mire mos u mer me me politike o Taku.