Janari pritet të fusë në një tjetër rrjedhë situatën politike, pasi partitë do të fokusohen në përgatitjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Bashkia e Tiranës është padyshim kryebeteja e këtyre zgjedhjeve, pasi përbën një sfidë dhe test për votimet parlamentare.
Koalicioni i opozitës i përbërë kryesisht nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia për Drejtësi Integrim, do të dalin me kandidatë të përbashkët. Kjo u paralajmërua nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive në emisionin “Zonë e Lirë”.
Partia Demokratike, e përfshirë në zgjedhjet e brendshme partiake, ende nuk është fokusuar në përzgjedhjen e kandidatëve. Janari gjithashtu është muaji ku demokratët do të hyjnë në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë bashkie. Demokratët ende nuk kanë nisur edhe negociatat konkrete me aleatët për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, apo të kushteve që do të kenë LSI, PDIU për të pasur kandidatë të tyre nën siglën e koalicionit opozitar.
Afrimi i dy partive që kanë qenë në koalicionin e majtë, si LSI dhe PDIU, ka rritur ndjeshëm edhe synimet e opozitës, për faktin se aleatët e “rinj” kanë një sasi të konsiderueshme votash, ku vetëm në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë së bashku 300 mijë vota. Kjo shportë e votave do të ndihmojë jo pak në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit 2019.
Vetëm në Tiranë, dy partitë politike kanë gjithsej 50 mijë vota. Ndërsa nuk duhet harruar se kur LSI-ja ishte në koalicionin me PD-në në vitin 2009, në zgjedhjet lokale të vitit 2011, e djathta arriti të marrë Bashkinë e Tiranës, duke fituar me një diferencë të ngushtë votash me PS-në, e kryetar i saj u zgjodh Lulzim Basha, aktualisht kryetar i PD-së.
Beteja për Tiranën, duket se do të fokusohet më tepër te përzgjedhja e një kandidati brenda PD-së, pasi të gjithë aleatët në koalicionin janë të bindur se emri duhet të dalë brenda partisë më të madhe të koalicionit.
Kjo u tha edhe nga vetë Kryemadhi e cila theksoi se “Ne jemi duke kërkuar për një kandidat shumë të fortë përballë Veliajt, që është kandidati më i fortë i PD”.
Nisur nga kjo deklaratë, LSI ia lë “përgjegjësinë” e zgjedhjes së kandidatit PD-së, e cila duhet të zgjedhë një emër të fortë përballë kandidatit socialist, i cili sipas të gjithave gjasave deri tani mendohet të jetë përsëri Erion Veliaj.
Nga radhët e demokratëve kanë nisur të përfliten emrat e parë për Bashkinë e Tiranës. Dashamir Shehi është një nga emrat që përflitet për të qenë kandidat i opozitës. Kreu i LZHK-së, tashmë deputet i PD-së, shihet kandidat potencial për shkak të staturës së tij dhe mbi të gjitha si një qytetar i vjetër i Tiranës. Ai mund të bashkojë edhe pjesën e të zhgënjyerve apo të të larguarve nga PD apo nga e djathta në përgjithësi.
Vetë Shehi në një nga intervistat televizive nuk e ka fshehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu ai ka dhënë mesazhin në adresë të Bashës se kandidati i ardhshëm i opozitës për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë politik.
“Do ta gjykojmë kur t’i vijë koha. Do e flasim. Unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se Bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera, ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë, duhet të merret me personazhe politikë. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson”, u shpreh Shehi.
Ndërsa një kandidaturë tjetër që përflitet është edhe ajo e deputetes demokrate Jorida Tabaku. Kohët e fundit demokratja po krijon një profil të tillë, për të qenë kandidate, pasi ka nisur edhe takime nëpër zona të ndryshme të Tiranës, që mund të cilësohen si ndonjë prezantim, apo parafushatë. Të tilla janë edhe takimet në Zall-Herr.
Ndërsa opozita është në pritje të caktimit të kandidatit nga e majta, ku edhe pse përflitet që do të jetë Erion Veliaj, shpresojnë për ndonjë emër tjetër. Veç Veliajt përflitet si një kandidaturë edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por shanset duket të pakta.
Ndërsa vetë Kryemadhi, edhe pse në kampin e opozitës ka vlerësuar punën e Veliajt, por ka theksuar se Rama nuk do ta rikandidojë më si kryebashkiak, pasi i bie që të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.
“Edi Rama do të kërcënohet politikisht për të kandiduar Erion Veliajn. Nëse ai kandidon sërish për kryetar bashkie, shanset e Erion Velisë për t’u bërë kryetar i PS do të ishin shumë të mëdha sepse vet partia brenda kërkon një rilindje dhe një njeri që t’i pastrojë nga krimi i organizuar. Ne kemi disa kandidatura shumë të mira për të qenë përballë Erion Veliajt”, theksoi Kryemadhi.(Gazeta Si)
Le te dalin te kandidojne se bashku, le te kete nje here 3 bashke kryetar bashkie SALIU, LULI, MONIKA dhe do shikoni se do te fitoni nje M*T te madh, ju mendoni se Tirana jane vetem ata plerat qe ngrihen te unaza e re. Lali Eri eshte i vetmi kryetar bashkie qe ka bere nje pune te shkelqyer. Ah po te doni shtoni dhe Ilir FLORIRIN ne listen e tre hajduteve…..
Dashi osht burre i mire,ne tironc i zgjute.Por,Dashi ka 25 vjet deputet dhe nuk ka bo i gjo nga filimi deri ne fund,vecse politike ! Puna ne Bashki do “bythe” ne energji.Ne me thone te drejten,keto te dyja i mungojne Dash tironcit.Ene kjo “interviste”,duket qe o bo masi ka rreklly nja dy gota,qofte ene teke….ne me thone te verteten ka ene icik “pordhe”,si interviste…..Dasho,lene ket muhabetin e kryetarllikut,se deri nashi,qe ke ardh afer pencionit,nuk na ke bo gjo.Ene i gjo tjeter,ate zyren e e ke ne mes te “jabanxhive” aty m`Tirone te re….gjeje nji tjeter anej nga Selvia e termo ! Te uroj shume shnet ! Lymi Tutit (jom perpjek me t`shkrujte tamom ne dialektin e Tirones tone).
Bashkia/bashkitë kanë nevojë për menaxherë të mirë dhe jo politikanë të mirëfilltë, qofshin këta, edhe me eksperiencë, siç pretendon tironci i vjetër se është. Po ja ta kandidojnë dhe atë, megjithse ata vetë thonë që kandidati do jetë i PD dhe jo i partisë së dashit pa këmborë, e pa tufë që të përçojë dhe që emrin e ka të madh “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, por që në zgjedhjet e fundit politike të qershorit 2017, kur dashi ishte deputet, mori afro 4000 vota në gjithë Shqipërinë. Ja pra ky është kapaciteti politik i tij që kërkon që kandidatura për kryetar bashkie për Tironën të jetë politike, pra të jetë ai. Jam kurioz të di nëse ka bërë ai ndonjë sondazh se cilat do të jenë pritshmëritë dhe probabiliteti që të dalë fitues përballë Veliajt? Pavarësisht se në politikë duhet të guxosh e të provosh, por thellë-thellë dhe ai vetë e di se ky është një mision i pamundur.
ASNJE KRYETAR BASHKIE NGA ANA E PD, NUK KA PUNUAR PER TIRANEN,,,JAN FAKTE,,,KUSH E MBUSHI TIRANEN ME KOSKA KU SHURROHEJ DHE DHITEJ NE MES TE TIRANES,,,KUSH E QELBI LANEN,KUSH E KTHEHU TIRANEN NE KANDAHAR NE PLUHUR E BALTE,,, JAN TE PAKTA SHENSET QE TE FITOJ BASHKINE E TIRANES PD,
Dash pordha maksimumi qe mund boje eshte drejtor i drejtorise se ushqimit e pijeve alkolike.Osht dembel klasik e pijanec profesionist.
Lereni te dale rehat ne pension e te pije nje gote raki me plonc te parrum.
Opozita ka shpresa per Tiranen e shkreta opozite.Degjoni o repacuk dhe telender te opozites,nje rtuge ka per ju,per kryetar bashkie ne Tirane vendosni Sali Kelmendin,lulun 7×7 ☺42 dhe monen me cizme,coni dhe plakun fshatarin e thekur te Tiranes.Kater kandidai orgjinal.Ju katundar dhe fshatar per bashkine e Tiranes as per 100 vjet nuk fitoni.Qe te gjithe para Erion Veliaj ju jeni zhapinje haleje,qofshi me nder edhe 100 vjete.
@ANASTAS! Mirë me të tjerët, po S. Kelmendin mos e përmend se ka 10 vjet që është bërë për rahmet. Ke plot për të vënë në listë.
undefined