Bustet e turpit

1 Dhjetor 2018, 16:44Politika TEMA

Koloreto Cukali*

Disa kohë më parë kur dëmtuan bustin e Zogut, mendova: Nuk kam qenë unë, por, mund të kisha qenë.

Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik.

I shkulën gërmat e emrit dhe kanë shkruar ca parrulla. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti.

Provokimi përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

Qesharakja e termit “zogist”

Pyes veten, a ka kuptim termi zogist. A ka pasur ndonjëherë? Sigurisht mund të ketë akoma gjallë njerëz që e kanë njohur, kanë përfituar apo lulëzuar familjarisht në kohën e tij, por kjo nuk e përbën zogizmin as rrymë, as filozofi, as mendim politik, shoqëror a artistik. Zogizmi, maksimumi mund të kosniderohet një lloj nostalgjie.

Si një peshk që ke ngrënë në Jal. Por, ne peshkut të Jalit nuk i kemi ngritur buste.

Fati më ka sjellë të takoj njerëz të dashuruar pas Luigj Gurakuqit (se të deshte kur s’të deshnin, se të vishte kur të zhveshnin), pas Migjenit, pas Nolit, deri edhe pas Branko Merxhanit, Qemal Stafës e Lasgush Poradecit.

Por, nuk njoh asnjë të dashuruar mbas Zogut, pas veprës e jetës së tij. Asnjë që të citojë çfarë Zogu ka thënë.

Dhe ja ku jemi. Me një bust të Zogut atje ku nuk e ka as Migjeni, as Luigji, as Mitrushi e as Noli, të harruarit e mëdhenj të një shteti të vogël. Historikisht, sunduesit tanë imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie nuk janë.

Bustet e turpit

Një llogari e thjeshtë më tregon që ne e mbushim Shqipërinë me buste të rreme. Kujtoni sa buste keni parë të vihen e të hiqen.

I vetmi bust i pakontestuar është ai i Partizanit të Panjohur, mbase ngaqë është i panjohur. Po të ishte i njohur, do ta kishin përmbysur dhe atë.

Ka akoma buste në Tiranë që nuk e meritojnë të jenë as buste e as në sheshe, por, bustet që prej krijimit të shteti shqiptar i caktojnë autokratët në bazë të midesë së tyre politike.

Indiferenca jonë qytetare i bën të jetojnë një lavdi që nuk është e tyrja. Derisa vjen dikush e bën atë që unë përtoj ta bëj.

Në emër të Luigj Gurakuqit. Në emër të Nolit. Në emër të Migjenit.

Nga rubrika Tarta T’Arta e autorit në Dita

27 komente në “Bustet e turpit”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk……………

    1. Hoxh Armandi says:

      Mund mos te kete thene ndonje gje po beri shume gjera Koloreto. Ne baze te asaj qe beri sa komandoi, mund te themi qe me siguri ky vend do ishte me i zhvilluar dhe me shume dinjitet nqs pushtetin nuk do e merrnin ata te tjeret ne ‘45. Kaq mjafton ta meritoje nje bust.

      1. like says:

        shqiptaret si puna jote jane shqiptaret 300€. njesoj si Zogolli jeni te gjithe. Ai shiti kosoven pllaven etj, (prandaj mund te quhet mbret i Serbeve por jo i shqiptareve) njesoj si juve qe keni shitur edhe breket e grave.

  2. Vlonjati says:

    “Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve me tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga me të egrat e më çnjerëzore… Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare… Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre”.

    Sali Berisha(President i Republikes) ne ceremonine e 70-vjetorit te Revolucionit te Qershorit-1994

  3. Klimax says:

    Nuk e kuptoj se perse u kufizove vetem te busti i nje sharlatani si Zogu dhe e le ne hamendjen e lexuesve per bustet e tjera qe autokratet i ngriten dhe i nderuan ne baze te midese se tyre politike! Apo mos valle e meritojne bustet e kuislingeve sharlatane Eqrem Vlores dhe Mid’hat Frasherit qe “rilindasi” Edi Rama i nderon si heronj?
    Po, nuk e meritojne! Nuk e meritojne ne emer te Gurakuqit, Nolit e Migjenit! Nuk e meritojne ne emer te njerezimit!

    1. mergim tari says:

      Po Azem Hajdari a ka ndonje bust apo ndonje monument.

      Shyqyr qe nuk VRANE edhe Klaus Balliun se kush e Di edhe ai do te kishte tani ndonje bust me mbishkrimin
      “Balli … ti je gjalle”

  4. ce says:

    Nje dite ate bust do ta rrezojne pasuesit e Qemal Stafes, Ce guevares, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut,,Avni Rustemit, Bajram Currit,dhe aty do vendoset busti i Ce Guevares, simboli i revolucionit botëror,

  5. Peza says:

    Une mendoj qe ne mes te sheshit Skenderbej te ngrihen dy shtatore te njerezve qe i kane nxire jeten popullit shqiptar,njeri me plumba,tjetri me mashtrime!
    Dhe keta jane Sali Berisha dhe Edi Rama!
    Le te vene pastaj idhtaret e tyre e te shurrosin poshte tyre sa here te duan ne vend te wc publike!

  6. Alban I says:

    Cfare te ben servilizmi!? Jam tmerruar duke pare fytyren e Jozefina Topallit duke I qeshur ish-komunistit Salih Berisha , sapo zbuloi shtatoren e kriminelit Ahmet Zogu, vrasesit te priftit katolik Dom Gjon Gazulli dhe perndjekjeve te tmerrshme qe u ka bere vecanerisht katolikeve shkodrane dhe gjithe Shqiperise se Veriut!?

  7. Saimir says:

    Simpatizant i vandalizmit politik……kjo eshte fatalitet.

  8. Qytetari says:

    TE LUMTE, i nderuar Koloreto, nje artikull me se i sakte, po shiko ne foto se kush jane protagonistet e atij busti, fytyrat me te ndyra qe na erdhen mbas ..90es, me ne krye ate me gisht perpjete.

  9. timo says:

    Jam në një mendje me ju, zoti Cukali, përsa i përket temës që trajtoni por, kam një vërejtje të vockël për emërtimin “bust” i cili përdoret shpesh në mënyrë të gabuar edhe në shkrime të tjera. Të gjtha rastet që ju përmendni janë shtatore dhe jo buste.

  10. shqiptari i ilirise says:

    Nuk mblidhen shqiptarët.dhe ta tërheqin zvarrë atë bust muti të një katundari nga burgajeti i Matit,por meren me llogje kavajë!

  11. pompisti says:

    Nje nder bustet e turpit eshte dhe ai i Halil Alise i vendosur nga ish kryeministri mizerabel Sali Berisha ne Veri te Shqiperise .
    Halil Alia me banden e tij pushkatoi ne pazarin e Vlores Qeriba Derin , kunatin e saj dhe dy te tjere , bile devotshmeria e ketij ndyresire hariti kulmin kur i rembeu me mllef mitrolozin ushtarit gjerman dhe qelloi pa meshire ndaj 4 vetave dhe ne fund u dha dhe goditjen vdekjeprurese ne koke , gjithe skena ndodhi para syve te tim eti ne prill te 1944…………ketij kafshe te ndyre kryemistri sharlatan Sali Berisha i kushtoi bust ……..

    1. Dibra Kastriote says:

      Halil Alia vrau disa komuniste sepse n’bashkepunim me vellezerit e tyre Jugosllave kishin vrare n’pabesi nipin e tij dhe me vone komunistet trima dogjen Fushe Alien n’Diber,masakruan gjithe popullsine civile, shkaterruan Shqipnine per t’pakten 80 vjet etj..etj..k’to pra ishin frutet e te ashtuquajtures Lufte Nacional Çlirimtare!!Shume e thjeshte i nderuar..rreshtimi me Perindimin sjell shpetimin e Kombit Shqiptar…rreshtimi me Lindjen vazhdojme ta shohim ç’na sjell..gjithmone per ate pakice qe e sheh dhe kupton..qofsh mire i nderuar

  12. Ela says:

    Kjo eshte koha e cudirave.Po shpresojme qe nje dite do te na dale dalldia si popull dhe personazheve qe ju ngriten buste skizofrenet qe hypen ne krye te shtetit do te hiqen dhe te shpetojme nga kaosi mendor ku na zhyten ne keto 28 vjet mundim.

  13. Sal demokrati says:

    Zogu ishte kurvar
    Ai jo vetem qe i pallonte kurvat por edhe i linte shtatzan me qellim qe te pillnin rracen e tij qelbnore.
    Sherbimi i fsheht informatov austriak i njifte kta kopila zogist per faktin sr ausTrija kishte interesa n shqipni.
    Pasi pillnin kopilaT zogist zogu kujdesej vet qe kopilat e tij karakurvnor te shkolloheshin jasht shtetit me se shumti n austri.
    Njifen nga sherbimet sekrete te huaja dhe sigurimi shtetnor shqiptar perreth 12 – 18 persona kopila te Zogut.fmij ilegal.
    Disa jan edhe te njohur n publik.
    Dhe,kur mbretI kopilnon vaj halli ca bejn te tjeret.
    Prandaj edhe shqipnija s behet sepse shqiptart jan komb kopil.
    Shifni sesa me kopilnik dun m hy n jurop.
    Shifni sesa kopilshe u kualifikun n europjan
    Shifni sesa kopila ka n politik
    O shqiptar kopil i dheut
    Me shkerdhat se loqja beut

  14. bust i shemtuar edhe ai Pjeter Arbnorit i bere nga sadik spahija. nuk e meritonte Pjeter arbnori ate bust te shemtuar nuk e kuptoj si nuk reaguan familjaret per ate bust te shemtuar.

  15. Vjosani says:

    Baravo Koloreto. Me nje lakonizem fantastik gjithe e verteta plot mencuri!

  16. Plaku Xhuxhumaku says:

    Te pakten shyqyr qe ia hoqen horrit me te madh te historise shqiptare Enver Beqir Hoxha. Edhe mutit le ti ngrene nje bust mu ne mes te Tiranes shyqyr qe ia hoqen Enver Bythos.

    1. Bureto says:

      Mbasi vdiq Enveri u vendos që të bëhej i pavdekshëm, iu vunë emra universitetit, hidrocentraleve, kombinateve etj. Por do ngrigeshin e vendoseshin dhe një serë shtatoresh e bustesh në qytetet kryesore. Për këtë u dërguan ekipe që të pyesnin miletin se si e donin birin e popullit. Në Korçë u thanë që e donin të bukur, në Gjirokastër të zgjuar, në Vlorë trim. Kur pyetën në Shkodër ata u thanë: Bëjeni si të keni qejf, veç aman të gjallë mos ba e bëni!?

  17. Albi says:

    Figura e Zogut eshte nje figure komplekse keshtu kerkon nje qasje komplekse, jo bardh e zi.
    Le te mos merremi me me buste, por te fokusohemi tek e ardhmja. Le te largojme te gjitha ato mllefet, urrejtjet, ndasite se po na lene mbrapa. Let te vleresojme ato qe jane poziteve, te largojme ato qe jane negative dhe me ec perpara.

  18. fati perndoj says:

    A mor trim qe po don me u perzi edhe ne zanate qe s’te vijne dore. O bukurosh, duhet me lexu ndoj send jo me fol kodra pas bregut. Zogu vetem ura ktu e 70 vjet perpara, ka ndertu me shume se ky i gjati qe ke sot. Shih me mire bej ndoj film me metrazh te shkurt e mshoi zanatit, mos u ngaterro me ket pun. Ti po e shef se vetem kta komentusat e bashkis e ndonji me kasket te rrasun deri nder vesh ta ka komentu ket gjasendin qe ke shkru

  19. Klementina says:

    Ca ke lexu ti prej Gurakuqit qe po flet ne ement tij more kuader? Mos na bani me vjell aman

  20. Martini says:

    Koloreto je i sakte por jo i plote.Busti i Sales do vendoset tek helete kryesore te Tiranes.Ndersa i Edit tek kodra e Diellit(kopeshti zeoologjik)Keshtu me kete trio shtatoresh Tiranes tone nuk do ti afrohen mizat.dhe mushkonjat gjithe jeten.

  21. Astriti says:

    Shume i drejte dhe shqetesues ky shkrim! Mbreme ndoqa nje emision te Marin Memes, i cili ngrinte kete problem. Ne nje nga fshatrat e minoritetit, para disa vjetesh, i kishin ngritur permendore njerit prej me gjakatareve dhe perfaqesuesve te teorise fashiste te vorioepirit, Thimi Lolit, i cili therte pa meshire popullsine civile, pa perjashtuar gra, femije e pleq dhe duke i vene flaken fshatrave.
    Turp dhe mjerim i madh! Ngritja e permendoreve, shtatoreve dhe busteve te krimineleve apo personave me te kaluar te dyshimte historike, eshte perdhosje e BURRAVE te kombit. Akoma nuk kemi pare nje shtatore te Edit Durhamit, kesaj anglezeje humaniste, e cila i qendroj prane popullit shqiptar ne ditet e tij me te zeza, kur therej e pritej nga serbet e malazezet ne veri dhe greket ne jug.
    Prandaj, me vijne ndermen gjithnje fjalet e ndritura te nje francezi te mencur, i cili thoshte: “Revolucionet fillojne me gjakun e idealisteve dhe mbarojne me zerat e spiuneve!”

  22. vons says:

    Sikur autori ta dinte ndryshimin mes BUSTIT dhe SHTATORES, mire do te ishte. Busti eshte nga mesi e lart. Shtatorja eshte gjithe trupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje