George H. W. Bush ishte presidenti i fundit i SHBA-ve që përjetoi dhe mbijetoi Luftën e Dytë Botërore.
Për të aleanca transatlantike kishte vlerë të madhe. Kur ishte ambasador amerikan në Pekin vraponte pas ambasadorit shqiptar për ta përshëndetur.
Nuk arriti ta bënte këtë kurrë, sepse ambasadori Behar Shtylla s’donte t’ia jepte dorën.
Kur më 1996 Bush vizitoi Shqipërinë, Shtylla tashmë kishte vdekur.
Atëbotë Bush ishte në pension politik, por shumë i respektuar ndër shqiptarë për shkak të Vërejtjes së Krishtlindjeve që ia kishte bërë diktatorit serb në lidhje me Kosovën.
Një portret për pilotin luftarak amerikan që notoi tri orë në Oqeanin Paqësor dhe shpëtoi.
Nga Enver Robelli
Në vitin 1973 korçari Behar Shtylla u emërua ambasador i Republikës Popullore të Shqipërisë në Kinë. Në diplomacinë shqiptare ky ishte posti më i rëndësishëm jashtë vendit. Kina e Shqipëria ishin aleatë. Shqiptarët mësonin kinezisht dhe mbronin trimërisht komunizmin, ndërsa kinezët kënaqeshin duke shikuar filma të Kinostudios «Shqipëria e Re».
Dy popuj vëllezër. Kështu së paku propagandonte regjimi komunist i Tiranës. Një vit më vonë, më 1974, presidenti Richard Nixon e emëroi politikanin republikan George H. W. Bush ambasador në Kinë. Për Pekinin dy shtete ishin të rëndësishme në atë kohë sa i përket marrëdhënieve diplomatike: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, një lloj kolonie kineze në Europë.
Ambasadori George H. W. Bush ishte kureshtar të dinte më shumë për Shqipërinë si vend i mbyllur dhe aleate e Kinës. Andaj në çdo pritje Bush i qepej ambasadorit shqiptar Behar Shtylla, donte të fliste me të, i prezantohej, por pa sukses. Shtylla nuk ia jepte dorën dhe sapo e shihte amerikanin elegant me turp atleti ia kthente shpinën. Meqë ambasadat e Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pekin ishin jo larg njëra-tjetrës, ambasadori Bush dhe gruaja e tij Barbara bënë një plan: do dilnin të shëtisnin me biçikleta afër përfaqësisë diplomatike shqiptare me shpresën se do ta takonin Behar Shtyllën në rrugë. Dhe një ditë e panë. Bush hoqi kapelën, u prezantua, ia shtriu dorën, por Behari Shtylla iku sërish, e la në rrugë, nuk i foli.
Kur erdhi në vitin 1996 për vizitë në Shqipëri, George H. W. Bush e tregoi këtë përvojë të tij nga vitet ’70 në Kinë dhe tha se qe 30 vjet dëshironte ta takonte Behar Shtyllën. Por, i shkreti Behar Shtylla kishte vdekur më 1994. Kur erdhi për vizitë në Shqipëri më 1996 George H. W. Bush ishte pensionist politik, por ai shumë i respektuar ndër shqiptarë për shkak të Vërejtjes së Krishtlindjeve që ia kishte bërë diktatorit serb në lidhje me Kosovën. Mesazhi ishte i qartë: nëse Serbia sulmon Kosovën dhe shkakton konflikt të gjerë, Amerika do të sulmojë Serbinë. Më 1999 kjo ndodhi. Pjesa tjetër dihet – është histori. E paharrueshme.
Me vdekjen e George H. W. Bush nga kjo botë është larguar njëri prej presidentëve më të popullarizuar amerikanë të gjysmës së dytë të shekullit ’20. Ai e quante veten shërbëtor të shtetit, njeri që fati jetësor ia kishte caktuar këtë detyrë. Në historinë amerikane George H. W. Bush ishte nënpresidenti i dytë që arriti të zgjidhej president. Gjatë mandatit të tij, mes viteve 1989 dhe 1993, bota u ballafaqua me ndryshime epokale. Lufta e Ftohtë përfundoi, Bashkimi Sovjetik u shemb, Muri i Berlinit ra, Gjermania u bashkua, SHBA-të dhe aleatët më 1991 sulmuan Irakun dhe e dëbuan nga Kuvajti, të cilin Sadam Huseini e kishte pushtuar, në Jugosllavi shpërthyen luftërat, në Shqipëri ra komunizmi.
George H. W. Bush e dinte çka është lufta. Më 2 shtator 1944 piloti i ri George H. W. Bush kishte hedhur një bombë mbi një stacion japonez të radiolidhjeve dhe, ndërsa po kthehej në bazë, avioni i tij luftarak u qëllua dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor. Bush shpëtoi me parashutë, tre ushtarë të tjerë që ishin me të në avion nuk ia dolën. Tingëllon si tragjedi antike: Bush notoi tri orë në oqean deri sa gjeti shpëtimin te një nëndetëse amerikane.
Më shumë se politikan Bush ishte diplomat. Në nëntor 1989, kur u rrëzua Muri i Berlinit, ai tha se nuk e ka ndërmend të vallëzojë mbi të. Amerika kishte dhënë kontribut vendimtar për bashkimin e Gjermanisë, gjë që jo pak gjermanë nuk e çmojnë fare dhe kultivojnë një antiamerikanizëm të pështirë, por Bush nuk dëshironte të bënte poza triumfale, të cilat do të interpretoheshin si poshtërim i Moskës. «Atë ditë të gjithë qemë fitues, Lindja dhe Perëndimi», do të shkruajë ai në kujtimet e tij.
George H. W. Bush u lind më 12 qershor 1924 në Massachusetts. Babai i tij Prescott Bush më vonë do të zgjidhej senator. Si babai i tij edhe Bush studioi ekonominë në Universitetin e njohur Yale. Para se të hynte në politikë Bush ishte bërë i pasur nga biznesi me naftë. Përveç ambasador në Kinë George H. W. Bush ishte edhe anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve, shef i Partisë Republikane, ambasador në OKB dhe drejtor i shërbimit të jashtëm sekret CIA. Nën presidentin Ronald Reagan ai shërbeu si nënpresident.
George H. W. Bush ishte një njeri zemërgjerë. Ndonëse më 1993 i humbi zgjedhjet kundër Bill Clintonit, një politikani deri atëherë jo aq të njohur demokrat, ata shpejt u bënë miq. George H. W. Bush i gëzohej suksesit të djemve të tij në politikë. George W. Bush ishte guvernator i Texasit, Jeb Bush guvernator i Floridës. Madje George W. Bush në janar 2001 u zgjodh president i SHBA-ve dhe më 2004 u rizgjodh.
Ndërsa George H. W. Bush e kishte paralajmëruar Sllobodan Millosheviqin se do të ballafaqohej me forcën amerikane nëse sulmon Kosovën, profecia historike e deshi që i biri i tij George W. Bush të vijë në qershor 2007 si president i Amerikës në Shqipëri dhe të paralajmërojë pavarësinë e Kosovës. Më shumë se për këtë paralajmërim të rëndësishëm politik disa mediat raciste të Europës ishin të interesuara të shpërndanin gënjeshtrën se Bushit të ri iu vodh ora gjatë vizitës në Fushë Krujë. Shtëpia e Bardhë e demantoi menjëherë këtë fëlliqësi gazetareske. Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë.
Vitet e fundit të jetës së tij George H. W. Bush i kaloi me gruan e tij Barbara në Houston të Texasit. Barbara vdiq më 16 prill 2018 – pas 73 vjet bashkëshortësie me George H. W. Bushin. Tani asaj iu bashkua edhe burri i saj 94-vjeçar.
ラブドール 下半身 Loving genuine axb dolls from these brands helps men improve their condition and be confident in their performance. There is nothing wrong wit
WaxDoll YourDollには、非常に個人的な配慮があります。どのような素材のダッチワイフであっても、よく知られています。 目的は、人々により多くの性的体験を提供することです。
i vdekshem kujtimi i tij!!!!!!!
BNota eshte e mbushur me defiçenta dhe me trurrjedhur. Nje nga ata je edhe ti or bythemut.
Prandaj nuk arriti Bushi te bente 100 vjeç
se ju prish terezia nga korçari.
…Dhe une refuzoj ti jap doren Putinit
po kjo dmth Putinit si lun asnje qime bythe.
…dhe une refuzoj ti jap doren Vuçiç po shkon
Edi Rama dhe ja puth.
Respekte Respekte . I paharruar kujtimi i Big Bush.. God Bless Bush Family.
te qofte dheu i lehte o babai im
Te vafte shpirti ne parajse.
Refuzimi i Dhenies se dores nga ana e Behar Shtylles nuk ka qene personal.Ky veprim ishte devize e pashembellte e regjimit te Enver Hoxhes ,Ne te gjithe eventet nuk lejohej tu jepej dora prej perfaqesuesve te Regjimit te Enver Hoxhes asnje perfaqesuesi nga SHBA,BRSS,Izraeli . Ju kujtohet dhe Elizabeta Karabolli ne menyre te hapet refuzoi ti jepte doren sportistes sovjetike qe u rendit e dyta ne garen e qitjes ,ne Gjermani!!!!????.
IDIOTESI PARANOJAKU
God bless you George WBush never the less You will never die in our Hart You make America stronger And the world America most follow your steps…blessing
E them me plot gojën, Bushi plaku ishte tamam BURRË SHTETI !
Këtë mendim e kam pasi lexova memuaret e Gorbaçovit . Ky muzhiku injorant Gorbaçovi tregon se ç’këshilla i jepte Bushi për të ruajtur BRSS – të demokratizohej , por jo të shpërbëhej sepse do lindnin shumë të këqija . Njerëz të tillë lartësojnë vendin e tyre – Amerikën !
Ndërsa i biri i tij Bushi djali qe një kastravec , paçka se doli dy herë president ( me hile a pa hile , ajo s’është puna ime ) !
O vdekja, si e ke emrin pac dhe fatin, sa me te shpejte e sa me te tmerrshem.
Pusht.
Korcari i zgjuar e njifte shejtanin nga syte
Na plasi trapi o Robell leshi…
BEHAR SHTYLLA dipllomati me i shquar SHQIPTAR ne gjith kohrat , kur ishte ambasador ne franc ne kohen e DEGOLIT , BEHAR SHTYLLA ishte i vetmi dipllomat qe xhdo ujkend DEGOLI darkave darkonte me te famijarisht me gjith te shoqen , ishte intelektual me 8 gjuh te huaja me nje kultur brilante , BUSHIT i qoft dheu i leht , gjithashtu dhe BEHAR SHTYLLA te prehet ne paqe. politika nganjeher i ndan njerzit.
sikur tja kishte dhon doren Behari, e kishte marre Dulla per veshi ene e kishte çu ambasador n´Burrel.- me e pakta.
BEHAR SHTYLLA , dipllomati me i shquar SHQIPTAR ne gjith kohrat , kur ishte ambasador ne franc ne kohen e DEGOLIT , BEHAR SHTYLLA ishte i vetmi dipllomat qe xhdo ujkend DEGOLI darkave darkonte me te famijarisht me gjith te shoqen , ishte intelektual me 8 gjuh te huaja me nje kultur brilante , BUSHIT i qoft dheu i leht , gjithashtu dhe BEHAR SHTYLLA te prehet ne paqe. politika nganjeher i ndan njerzit.
Ky ka qenen nje nga ata qe terrorizonin popullin vietnamez
Po ty c’te preu o Selesh, apo te ka qire ndonje vjetnamez ne bythe.
o gjoke me fal, nuk e dija qe do te komentoje ti!!
kerkoj ndjese!!!
o gjoke me fal, nuk e dija qe do te komentoje ti!!
kerkoj ndjese!!!!!
Ate oren ja vodhen hajnat n fushkruj ama.
Se shqiptari rsht i pabes:
T fyo n shpi dhe t vret t vjedh t tradhto…
Ama ja vodhen nonbythqimat fushkrujsa demokrat
“Profesor” edhe me nje qerre gabimesh drejtshkrimore…,!
Jo xhdo po çdo,,,,,
PO PSE MO BUDALLA ISHTE BAKJA….?!!! TI JEPTE DOREN E PASTAJ TE HANTE KRAHUN NGA DULLA…….
O To-robell!
Qe je nje palo njeri e spiun i Serbeve,kete e thone kosovaret qe te njohin dhembe e dhemballe,jo une.Une e pranoj pa medyshje kete,nga menyra si ke zgjedhur te “ngresh” lart Xhorxh Bush-plakun,i cili nderoj jete sot,(ketij i qofte dheu i lehte),duke perdorur emrin e dipllomatit me te shquar Shqiptar,Behar Shtyllen.Afermendsh sipas meje,menyra se si e ke shkruar ti,e ke poshteruar Bushin plak dhe ke ngritur lart Behar Shtyllen dhe ne te vertete mire ke bere se,ai lart qendron per ata qe e kane njohur…
Sa per kulture,per te paditurit si puna jote,ne nje sistem totalitar,politiken ne cdo fushe dhe ne diplomaci,e ben diktatori,prandaj thone per sistemin komunist,sistem totalitar,perndryshe do e quanin system liberal,demokratik.Pra ne kete rast,ambasadat,kishin dhe kane edhe sot,nje politike te shtetit qe parfaqesojne dhe jo personale…Prej ketu,del se je njesh me mendimet e nje agjenti tjeter te UDB-se te dikurshme,per fat te keq ish kryetari i PD-se dhe ish president i Shqiperise,Sali Berishen,i cili,per ambasadoret amerikane thote sikur ti,po te njejten gje:sikur ata bejne politike personale dhe nuk ndjekin politiken zyrtare te qeverise Amerikane…
Tani,perse them se e ke ulur shume figuren e Xhorxh Bushit?
Po ti e ben ate,zotin Bush plakun,sikur “detyra” numur nje e tij ne Kine,paska qene vetem e vetem te takoje duart e te flase me patjeter me ambasadorin e Shqiperise te vogel dhe jo te ndjeke e te realizoje politiken Amerikane ne marredheniet e saj me Kinen,akoma e pa hapur sic eshte sot me perendimin dhe vecanerisht me SHBA-ne.Me shqip,popullorce fare,kjo perkthehet,i qenka qepur Bushi si muti pas kepuce Behar Shtylles…Turp per ty,ne se nuk e ka shprehur keshtu vete zoti Bush,deshiren e tij per tu takuar me zotin Behar Shtylla,qe une besoj se nuk ka qene keshtu qellimi i zotit Bush per te realizuar nje takim me te…
Po te njihje me mire politiken Shqiptare te asaj kohe dhe te ishe interesuar pak per personin dhe personalitetin e zotit Behar Shtylla dhe posacerisht ne kohen e qenies se tij ambasador ne Pekin,duhet ta dish se ka patur dhe keqdashje te antarvet te trupes diplomatike atje,te cilet e kane luftuar e survejuar,me qellim te siguronin ndeshkimin e tij perj Tiranes parijake,por qe per shkak te korrekteses,qenrimit te tij i ka shpetuar ketij presioni e survejimi…
Ti zoti To-robell,ke te dhena nga dikush tjeter,por harron se,Xhorxh Bushi,per te njohur Shqiperine,nuk kish nevoje te pyeste Behar Shtyllen,sepse Bushi ka qene drejtor i CIA-s Amerikane cila,dinte se me se hante buke dhe Enver Hoxha,pa pyetur ambasadorin Shqiptar dhe jo me situaten e saj…
Nga ana tjeter,per se them se e ke ngritur lart Zotin Behar Shtylla?
Ky e paska “neglizhuar” dhe as nuk e paska “perfillur” kete Bushin,sepse ja paska “blere” mendjen,pra me superior se Bushi,mbasi nje ambassador,ka nje synim te caktuar kur kerkon te takoje me patjeter,nje diplomat te nje shteti tjeter.Ne planin diplomatic kjo e vendos ne nje pozicion te vleresuar zotin Shtylla…
Nejse,ti aq di dhe aq shkruan.Behar Shtylla qe ta marresh vesh ti,ka nje pervoje te madhe diplomatike.Ai ka qene ambassador qe me 1947 ne France,me vone ne Itali dhe prej viti 1953 deri ne vitin 1966,ka qene minister i jashtem i Shqiperise.Perseri per ta ditur ti,se ai,si minister i jashtem i Shqiperise,ka perfaqesuar vit per vit Shqiperine ne OKB ne seancat plenare te saj cdo fillim punimesh te saj.Ne keto mbledhje,ai ka takuar,biseduar e shkembyer mendime me shume ministra,presiidente,kryeministra dhe ambasadore te shume vendeve nga te 5 kontinentet,pra nuk ka patur frike te takohet e bisedoje me ta.Kjo tregon se ka qene nje aresye tjeter,madhore per kohen,e cila e ka penguar te takoje Bush-plakun.Dhe kjo ka qene politika e diktatorit,e parties shtet te Shqiperise,e cila e ka kufizuar ate dhe te gjithe ambasadoret e tjere per te realizuar takime te pautorizuara…
Dhe se fundi,perseri per ta ditur ti dhe ca te tjere si ty,Behar Shtylla ka patur shkembim mendime me politikane Amerikane,jo ne vitin 1973 kur ish ne Pekin,por qe ne vitet ’47-’48,kur ishte ambassador i ri ne moshe dhe detyre,ne Paris,kur trajtonte kerkesen e pales tone dhe asaj Amerikane,per kushtet e njohjes te Shqiperise prej pales Amerikane,(lexo Paskal Milo per keto bisedime).Behar Shtylla,ka qene pjese e ekipit Shqiptar ne Konferencen e Paqes me 1946 ne Paris,ka qene perfaqesues i Shqiperise ne Gjyqin e Hages per ceshtjen e mbytjes te anijeve Angleze Kanalin e Korfuzit etj…
Dhe dicka per nivelin e tij arsimor e kulturor:
Ka mbaruar Liceun Francez te Korces me medalje ari dhe nga te rrallet,te cilet kane kaluar dy klase njeheresh ne nje vit.Ka mbaruar me burse te Liceut Francez studimet e larta ne Bolonje te Italise per letersi.Zoterues i disa gjuheve te huaja…Kush do desheronte me shume kulture dhe arsim se kaq?
A mund te me thuash ti,To-robell se,cfare arsimi e kulture dhe cilat gjuhe te huaja zoteron “shkeqesia” juaj?
Ti mund te matesh me mizat,por jo me luanet ne fushen e diplomacies,nje luan i tille ka qene,Behar Shtylla.
O ti i Robellajve, qe te paskan vene emrin Enver.
Nuk ka gjuhe “kinezerisht”, por mandarin dhe kantoneze. Tani qe e mesove, na thuaj se cilen prej tyre mesonin shqiptaret?
Se gjalle kishim qene atehere, nuk pati ndonje vrull te madh per keto gjuhe. Sigurisht qe kishte deshire me shume se sot.
O Ver mashtruesi! Shqipertia nuk ka qene kurre koloni e Kines se kishte nje Coban atehere ajo, te cilit i ke vjedhur emrin!
Shihe sot se koloni e kujt eshte:
– Kush e shfrytezon nentoken tone
– A jemi ne gjendje te marrim vendime e qendrime te pavarura si shtet?
Sa per dore, i ka diplomacia keto. Edhe Presidente amerikan nuk ja hodhi syte atij rus pak dite me pare. Keshtu e kerkonte puna.
Po bej dhe nje shtese tjeter per To-robellin:
Pashe jeteshkrimin e zotit Xhorxh Bush.Me gjithe respektin per te,me duhet te them se,ai nuk ka qene ambassador i SHBA-se ne Kine,por ka qene shef i zyres ndelidhese te SHBA-se,e cila nuk kish akoma marredhenie diplomatike me Kinen,mbasi SHBA,njihte dhe kish maredhenie diplomatike vetem me Taivanin.Ne keto kushte,zoti Bush,formalisht nuk gezonte statusin e ambasadorit,pra ishte nje rang me poshte se Behar Shtylla.Edhe per kete fakt,por kryesisht per arsye te mos pasjes te marredhenieve diplomatike,Shqiperi SHBA,ai nuk ishte i lejuar te takohej me te.Besoj se Tirana kish dijeni se,shef i kesaj zyre ishte ish drejtori i CIA-s dhe do kete rekomanduar me siguri ambasadorin tone ne Pekin,per te mos e takuar ate…
Ja kaq e thjeshte eshte aresyeja,te cilen ti e ben terkuze dhe e ngateron edhe vete pozicionin e atehreshem te zotit Bush,ate “mosdhenie” dore zotit Bush prej “korcarit”,qe ty nuk ta mban ta quash me titullin e vertete,Ambasadorin Shqiptar ne Pekin,zotin Behar Shtylla…
Dhe se fundi edhe pse jeton ne Zvicer,shume larg me Shqiperine,ti i paske “qendruar” mbas bythe zotit Bush dhe te paska shprehur ty,sipas asaj qe shkruan, “deshiren” qe paska patur per ta takuar zotin Shtylla,por ai paska nderuar jete…Perse donte ta takonte,te tha gje zoti Bush?Se per fytyre,e kish pare kur e “ndiqte” me biciklete,vetem e vetem per ti dhene doren…Ti,nuk u bere kurioz ta pyesje,perse i kish mbetur kjo “gozhde” e nuk i ckulej,me kete “korcarin”,i cili nuk kish begenisur ti jepte doren rreth 22 vjet me pare?
Futja pordhes o To-robell,zoti Bush ishte ai qe ish dhe ka merritat e tij,por edhe ai “korcari” ka edhe ai merritat e tij,te cilat ti nuk ja njeh dhe nuk te ben zemra ti mesosh…Po kujt i plasi se,cfare mendon ti per zotin Behar Shtylla,diplomatin me te shquar te Shqiperise,ketu e 106 vjet qe kur eshte bere shtet Shqiperia.
O Tema ngelet duke u hapur ne mendere me keta veglat e Zionisteve Bushrat a mushrat. Keta jane kriminele, njerez pa gjak dhe psikopate te grades se fundit. Ky komunisti Shtylla paska qene njeri i zgjuar dhe e ka kuptuar qe ne ate kohe se c”fare perfaqesojne keta, kur loqet e shqiperise puthnin rrotat e James Baker. Plaku Bush i ka duart me gjak, jo vetem ne bote por edhe ne Amerike. I biri i tij me keq. Ai vrau 3000 Amerikane ne kullat binjake, duke ndihmuar dhe bashkepunuar me Mossadin ne minimin dhe ekzekutimin e shperthimeve te kontrolluara, qe u justifikuan me goditjen e dy avioneve. Edhe Bin Laden ishte operativ i CIA-as qe duhet te luante rolin e terrioristit. Isis eshte pjelle e CIA-as dhe Mossadit. Populli Amerikan dhe demokracia Amerikane eshte marre peng nga zionistet. God help them, before they destroy them.
Po pse nuk thua troç,që deshi paret e tër botës!!!
Po vajza e Beharit studionte anglisht ne pekin, me profesoreshe private amerikane dhe sot jeton ne Amerike
Hajde merre vesh…
KURE NJE NJERI VDES ,PAMVARSISHTE FUKSIONIN QE KA PASE NUKE MUNDET TE GJYKOHET PER MIRE ,APO PER KEQE.MJAFTON VETEM NGUSHLLIMI . ,APO DO TE PRISNI QE TE NGRIHEN TE GJITHE TE VDEKURIT DHE TE THONE NA FALNI SE KETE E KAME BERE GABIM .
GABIMI NUKE PRANOHET KURE JE GJALLE , DONI QE KY BUSHI TA PRANOJE I VDEKUR.