Hetimet ndaj Llallës, Shqipëria hedh sytë nga Berlini: Letërporosi drejtësisë gjermane

1 Dhjetor 2018, 15:24Politika TEMA

Shqipëria hedh sytë nga Gjermania, me shpresën se do të ndihmohet nga partnerët për të hedhur dritë në hetimet ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, me mandat në këtë detyrë nga viti 2012 deri në dhjetor të 2017-s, gjatë të cilit u përplas edhe me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.

Siç bëhet me dije, Prokuroria i ka përcjellë një letërporosi drejtësisë gjermane, për informacion mbi hyrje-daljet e ish-Prokurorit të Përgjithshëm në këtë shtet, nëse posedon apo jo pasuri dhe nëse ka pasur ndonjëherë probleme me autoritetet gjermane.

Këto të dhëna kërkohen në funksion të dosjes së regjistruar fillimisht në Durrës, e më pas të transferuar te Krimet e Rënda, për dyshimet se ish-kryeprokurori ka pastruar parà, nuk ka deklaruar paratë në kufi, si dhe ka kryer deklarim të rremë.

Por, nga fronti i hetimeve nuk ka asgjë të re, pasi ende nuk ka prova bindëse për akuzën, shto edhe heshtjen e gjermanëve ndaj letërporosisë shqiptare.

Në këto kushte, i vetmi lajm i mirë për ish-vartësit e Llallës që po e hetojnë është vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila ka refuzuar rekursin e tij për heqje të sekuestros preventive të 22 mijë metrave tokë arë dhe një apartamenti në Durrës.

Këto pasuri u bllokuan gjatë verës nga Krimet e Rënda, vendime që më pas u lanë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk është pyetur ende nga Prokuroria.

Pasi kishte mbyllur mandatin pesëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm, viti 2018 ishte një vit sfidues për Adriatik Llallën. Amerikanët e shpallën “non grata”. Vettingu i hoqi të drejtën për të qenë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Tashmë fati i tij ndodhet në dorën e dy grave të Akuzës, njëra që është zëvendësuesja e tij në detyrë, e që më 19 dhjetor mbush një vit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme; e tjetra që komandon Krimet e Rënda.

Por njëkohësisht, të dyja drejtueset kanë qenë gjithashtu shefe në epokën e Llallës, njëra si shefe seksioni e Task Forcës në Shkodër dhe tjetra zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethi të Durrësit.(tch)

9 komente në “Hetimet ndaj Llallës, Shqipëria hedh sytë nga Berlini: Letërporosi drejtësisë gjermane”

  1. Rezi says:

    Gjermanet jane dobiça…nuk dergojne informacion se e dine qe me kete sistem gjyqesor qe kemi…Dhalla ngelet i lire.
    Presim sistemin e ri qe Dhalla te marre sallatorin/trangullin dhe te behet Tarator….

    1. Kalec Dega says:

      Mire e kane Gjermanet kur ka budallej qe mendojne qe kur te kete drejtesi ne Shqiper do shqyrtohet dhe dosja Llalla.

      Jeni naive os e dobica ju qe mendoni se ne Shqiperi do kete ndryshimime sidomos me zevendesimin e Llalles me Kukullen Arta etj…

  2. Astrit shba says:

    Kujt i duhet ckan qene ato qe do ta hetojne llallen .Sto do te bejbe detyren qe paguhen dhe ta bejne mire.Si eshte e mundur qe dyshohet vetem per token .Toka ne shqipri ka vjedhur te gjithe ata qe kan pasur pushtet
    Ka gabuar ketu amerika qe e ka shpallur non grata,si eshte e mundur te gaboje Hetimet per te duhet te jene intensive ne shqipri dhe pastaj ne gjermaniDosjet e krimit qe ka mbyllur ai nuk jane vepra penalr,Mos i shqetsoni shqiptsret me keto lae pa vlere dhe qe tregojne per vend numro te ceshtjeve qe i ka mbyllur llalla dhe keshtu po vazhkohet ky eshte nje zhginjim i rtsdhed

  3. Kosta says:

    Llalla eshte karderrist nga Gramshi.Ata nuk bejne shume buje po jane te rrezikshem me keq se Saliu.

  4. Aleksander says:

    vari leshte

  5. Asi11 says:

    Me keto cicmice te organeve te drejtesise shqiptare tregon qe Llallen e shume llallra te tjere nuk duan ti denojne dhe me keto veprime i thuhet ik mos u duk me ne Shqiperi dhe keshtu e kemi lehte me te justifiku duke thene nuk dime ku eshte dhe gezoj ato lek qe ke vjedhur ne vende perrallore . Po te dòni per ta ndalu dhe denu ka boll fakte , qe tek vjedhjet mbyllja e dosjeve te vrasjeve te Gerdecit 21 janarit , mosveprim pra moskryerje detyrash qe je paguar bashkepunim me krimin dhe kriminela etj,etj,etj .Me keto qe po veproni me Llallen u thoni edhe te gjithe atyre qe nuk e kaluan vetinģun dhe politikaneve te tjere te korruptuar qe kan vjedh vrare e shkatrruar kete vend ,ikni ku te mundeni , se jeni shume dhe se te gjithe i kemi ngjyre duart ne mjaĺte dhe nuk mund te na denojne te gjithve , po lereni çthot Ngjela qe nuk mund ti k/vihesh amerikes .

  6. Azemi says:

    PAAFTESI E THEKSUAR E KRSAJ MENDET PROKURORISE SHQIPTARE QR SA HERE ESHTE DASHUR TE ZBULOJE VEPRIMTARI ANTILIGJORE NUK JA KA DALE. KA QENE SHUME E SUKSESESHME KUR BEHET FJALE PER KRIME TE MBESHTETURA NE PROVA E FAKTE TE QENA ASHIQARE TE DUKESHME POR TERESISHT E DESHTUAR KYR BEHET FJALE PER VEPROMTARI HULUMTUESE.
    DHE PERVEÇ KESAJ PAAFTESIE PROFESIONALE NE RASTIN E HETIMIT TE ADRIATIK LLALLES KEMI MPLEKSJE TE PAAFTESISE ME MODESHIREN E RRJEDHUR NGA QENIA E PROKUROREVE HETUES USHTAR TE ISH KOMANDANT LLALLES.
    NDAJ NUK DUHET SHPRESUAR TE NDODHE HETIMI I VERYETE I KETI ZYRTARI TE LARTE ZULLUMQAR NGA USHTARET E TIJ PO KAQ NDOSHTA DHE ME SHUME ZULLUMQARE.
    LE TE PRESIM E SHPRESOJME TEK SPAK DHE BKH.

  7. Azemi says:

    PAAFTESI E THEKSUAR E KESAJ MENDER PROKURORISE SHQIPTARE QE SA HERE ESHTE DASHUR TE ZBULOJE VEPRIMTARI ANTILIGJORE NUK JA KA DALE. KA QENE SHUME E SUKSESESHME KUR BEHET FJALE PER KRIME TE MBESHTETURA NE PROVA E FAKTE TE QENA ASHIQARE TE DUKESHME POR TERESISHT E DESHTUAR KUR BEHET FJALE PER VEPRIMTARI HULUMTUESE.
    DHE PERVEÇ KESAJ PAAFTESIE PROFESIONALE NE RASTIN E HETIMIT TE ADRIATIK LLALLES KEMI MPLEKSJE TE PAAFTESISE ME MOSDESHIREN E RRJEDHUR NGA QENIA E PROKUROREVE HETUES USHTAR TE ISH KOMANDANT LLALLES.
    NDAJ NUK DUHET SHPRESUAR TE NDODHE HETIMI I VERTETE I KETIJ ZYRTARI TE LARTE ZULLUMQAR NGA USHTARET E TIJ PO KAQ, NDOSHTA DHE ME SHUME ZULLUMQARE.
    LE TE PRESIM E SHPRESOJME TEK SPAK DHE BKH.

  8. loku says:

    E SHIKONI O POPULL SE SA E VESHTIRE ESHTE TE FUTESH NE BURG PESHQIT E MEDHENJ…… PO TE KAPEN ME NJE CIGARE ASHSH DIREKT BURG DHE KONTROLL BANESE, TE DEGJENEROJNE…. KJO ESHTE DREJTESIA SHQIPETARE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje