Dashuria e Monikës për Erion Veliajn po përçan LSI-në

1 Dhjetor 2018, 17:22Politika TEMA

Deklaratat e përçarta të Monika Kryemadhit në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ajo nuk mungoi të lavdëronte punët e mira që Erion Veliaj ka bërë në Tiranë, nuk kanë pështjelluar vetëm opinionin opozitar, por bien kryekëput ndesh edhe me vijën politike të partisë që ajo kryeson.

Pasi dikur ka thënë se edhe mund të votonte për rizgjedhjen e kryebashkiakut aktual, pasi ka derdhur lot duke i qarë hallin se “i keqi” Rama mund të mos e kandidojë prapë, Monika Kryemadhi këtë të premte ka thënë:

“Përveç teatrit dhe Unazës së Madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet”.

Pra sipas zonjës së LSI, megjithëse hedh firmat për të këqiat, “Lalin” e detyron kryeministri, kurse punët e mira i bën vetë.

Mirë po ky qëndrim i përsëritur shpesh nga kryetarja, duket se nuk përputhet me mendimin e paraardhësit të saj aftashkurtër, Petrit Vasilit.

Ish- kreu i LSI-së tha dy ditë më parë se Veliaj i përket një race që nuk ka vlerë pa karrigen pas së cilës është ngjitur:

“…ky kryetari i bashkise e te tjere si ky, produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më”.

Por, më i ashpër ka qenë reagimi i ish- ministrit të Drejtësisë të LSI-së, Ylli Manjanit, i cili shpërtheu menjëherë pas thënieve të përçartura të Kryemadhit.

“Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben.

Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave”, shkroi këtë të shtunë Manjani.

Duke i’u kundërvënë drejtëpërdrejtë Kryemadhit, ai vazhdoi:

“Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.

Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme”.

Natyrisht, si qëndrimet e Vasilit, dhe ato të Manjanit, shkojnë në vijim të qëndrimeve të opozitës. Por, në këtë kronologji, ato që çudisin janë zigzaket haluçinante të bashkëshortes së Ilir Metës.

Nga thëniet e saj nuk kuptohet nëse ajo do të jetë në opozitë, apo në pushtet për zgjedhjet e Tiranës.

Nuk kuptohet gjithashtu se si ajo vazhdon të amnistojë një njeri që e ka akuzuar se i ka blerë anëtarët e Këshillit Bashkiak, për të bërë kuorumin që i duhej PS.

Këto pikëpyetje kanë vetëm një shpjegim: Nëse ata këshilltarë bashkiakë, Monika i ka shitur vetë. Apo nëse më keq akoma, ajo është politikanja që përshkruan Edi Rama, që qëllon me çizme për të marrë pjesën e saj të tepsisë.

Sepse sjellja e Kryemadhit ndaj kryebashkiakut, që po huton edhe LSI-në, i ngjan sjelljes së një politikaneje me lugë në brez.(Lapsi.al)

12 komente në “Dashuria e Monikës për Erion Veliajn po përçan LSI-në”

  1. Saimir says:

    Dy Shoqe qe duhen si Motra

  2. vlora.vlora says:

    Bej si te besh o Erjon ,futi nje te palluar kesaj shemtires qe ti mbllesh gojen per nje vit

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ku qin dot Erjoni mer ti, ai eshte pa koqe, edhe ate Sulon, a Kadriun a si ia ka vene emrin e ka bere me sperme borxh.

  3. Tarrasi says:

    Kjo kryemadhi i di mire punet e shqiprise,nate e dite memdon per shqiprine.Kaq shpejt e ka harruar ci ka bre asaj di force politike 8 vjet ne pushtet,vec e ksa mjele dhe shkatrruar,.Tashti ne opozite per te ardhur ne pushtet u lodh u lodh duke dhene keshilla.Por pa
    dobi sesi degjon njeri.

  4. Ramo Vito says:

    ESHTE NJE LIGJ I PA SHKRAR DETAR, KUR SHEH SE PO MBYTET GJEMIA QE TI JE, DUHET ME CDO MUNDESI TE HIDHESH NE NJE GJEMI TJTER DHE KAPITENI I ANIES TJETER KA DETYR TA PRANOJ NE GUVERT TE MBIJETUARIN POR KURR NE KAPITENERI.

  5. Askushi says:

    Dashuri bakteresh n’koh Kolereje

  6. naim dimashi says:

    se mos monika mendon per te miren e tiranes apo Shqiperise. Ajo ka hallin te mbroje vjedhjet qe ka bere. Sa per Erionin me shume ben shou se sa punon. Nuk do tirana as te vishet si kamarier e te shperndaje pjata supe,as te marre lopaten e te beje sikur mbjelle peme,as te marre fshesen e te pastroje rruget,as te marre ne krahe femijet si edukatore kopshti, se keta ka kush i ben. Erioni te strehoi te pastrehuarit,te rregulloje qarkullimin,te ndaloje lejet e ndertimit,te shperndaje ata injorantet e Mjaftit qe ka mbledhur ne bashki e te beje me shume rruge e te siguroje uje 24 ore e te uli taksat qe i ka ngritur ne qiell. Lesht do marre vote, dhe ben mire te mos kandidoje me .

  7. N.VJOSA says:

    Kjo Foto ne krye te shkrimit , eshte shume shprehse…
    Duket sikur Mona po i shpreh dashurine Lalit…
    Aman o Lali, bej si te besh, mbylli syte
    dhe futi nje tegel kesaj baxhelles…

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Keto punet e dashurise i di mire ti Katunar Neti Qameti. I mban mend qe atehere qe te qinim ne bythe.

  8. Ne cdo rast eshte nje thike pas shpine per Erionin.Monika e di mire te shkuaren,e njeh zemerimin e Edit.E di se duke lavderuar Erionin ngjall dyshimin e Edit.Rri me shprese se Edi nuk do ta kandidoje duke e ditur se nuk ka shans kush te fitoje ndaj lali Erit.Eshte loje tipike te pabesesh,por Edi nuk i ha keto.Lali Eri do te fitoje Tiranen,ashtu si PD do te humbe Fierin.Durresin.Elbasanin.Lushnjen.Vloren.Korcen.Gjirokastren.Saranden.M e Madhe.Puken.Dibren e Pogradecin.Ketu do te jemi e do ta shohim sa vlen vertet Monika.Vasili e krejt Leshelia.

  9. HQ-18 says:

    Erioni është i korruptuar për vete, ka marë lekë për leje ndërtimesh në bashkëpunim me ministra. Pallatesh dhe hotelesh. Do ti vijë radha. Edhe pse ka mbrojtje të fuqishme nga uncle soros, nuk do arrijë dot të bëhet km.

  10. aman o zot dy hajdutet e taksave tona. njerez hipokrite dhe perverse qe kujtojne se populli eshte dele. dy copat e katunareve njeri nga fshatrat e dibres tjetri nga urra e vajgurit. o popull mos u genjeni …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje