Adriatik Llalla, si dosja Nr. 1 e SPAK-ut!

1 Dhjetor 2018, 19:35Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Ish- prokurori i Përgjithshëm i Republikës, ka dështuar në të gjitha tentativat për ta shpëtuar pasurinë e tij nga sekustro preventive, që kishte vendosur mbi të më 23 korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pas Apelit më 9 gusht, Adriatik Llalla është refuzuar përfundimisht sëfundi, edhe nga Gjykata e Lartë. Kjo do të thotë, se deri në përfundim të gjykimit të çështjes me themel ndaj tij, pasuritë do i mbahen të bllokuara dhe ai nuk ka më asnjë të drejtë, që të bëjë lëvizje apo transaksione me to.

Pas hetimeve të kryera, ishte konkluduar se disa pasuri që figurojnë në pronësi të ish Kryeprokurorit, “përbëjnë produkte të veprës penale”. Dyshimet janë se duke shpërdoruar detyrën, Adriatik Llalla ka përfituar shuma të mëdha parashë në rrugë të paligjshme, të cilat më pas nëpërmjet një skeme të caktuar, i ka pastruar ato. Për këtë janë bllokuar:

Një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m², në Durrës;

tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², në Tiranë;

tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², në Tiranë;

tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², në Tiranë dhe,

tokë tjetër arë me sipërfaqe 2250 m², ndodhur gjithashtu në Tiranë.

Vlera e tregut e këtyre pasurive sipas eskpertëve të Prokurorisë ka shifrën e 98.772.00 lekëve të reja, ose rreth 1 milion dollarëve. Në këtë listë dhe në këtë vlerë, nuk janë llogaritur disa pasuri të tjera të patundshme, për të cilat ende po bëhen verifikime nga organet e specializuara ligjzbatuese.

Dosja për ish- prokurorin e Republikës me numër proçedimi penal 65, është regjistruar më 15 mars të këtij viti, fillimisht në Prokurorinë e Durrësit e më pas çështja u transferua në Tiranë. Mbi të rëndojnë 4 vepra penale: “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”; “mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”; “pastrim të produkteve të veprës penale”; si dhe “shpërdorim detyre”.

Adriatik Llalla e ka shënuar emrin si i pari Kryeprokuror në historinë e Shqipërisë, që vendoset nën akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista dhe që i sekuestrohet pasuria.

Këto akuza ishin paralajmëruar fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit që e futi familjen e Adriatik Llallës në “listën e zezë”, duke i ndaluar hyrjen në SHBA, për shkak të “përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni në detyrë”. Ish- Ambasadori Amerikan Donald Lu ka kërkuar edhe bllokimin e pasaportës së tij, për të mos e lejuar që të udhëtojë i lirshëm nëpër botë, duke hedhur dyshimin e arsyeshëm se mund të arratiset.

Deri tani Llalla nuk është marë në pyetje nga Prokuroria. E gjitha kjo, sigurisht që e ka një kuptim shumë të qartë. Më datën 11 dhjetor, Kryeprokurorja Arta Marku ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të Prokurorëve për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ky organ i hap rrugën zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përhershëm e bashkë me të, edhe ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Nga SPAK-ut do të varet më pas edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Të dy këto organe do të meren, bashkë me luftën kundër krimit të organizuar, edhe me hetimin e dosjeve për korrupsionin në nivelet më të lartë të shtetit, qeverisë dhe politikës.

Në këtë mënyrë, Adriatik Llalla mund të bëhet i pari ish-zyrtar i lartë shqiptar që hetohet nga SPAK dhe BKH. Ky hap do të ishte sinjali më i qartë që do i jepej partnerëve perëndimorë, sidomos SHBA, por edhe BE në lidhje me vullnetin për ta çuar përpara reformën në drejtësi. Ironia e fatit në këtë rast e do, që ish Nr. 1 i Prokurorisë së Shqipëri, që u bë Pengesa Nr. 1 e kësaj reforme, ta shënojë emrin në Dosjen Nr. 1 të hetimit, nga organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.

16 komente në “Adriatik Llalla, si dosja Nr. 1 e SPAK-ut!”

  1. Rezultate Konkrete! says:

    Me pelqen shume ideja jote o Alfred nese zyrtari Nr.2 do jesh ti. Po si ste vjen zor qe vazhdon e shkruan per korrupsion pikerisht ti.

    1. altruth says:

      Nuk dihet nga e ka marre nje dore Alfredi,apo ndonje gjel Peqini.
      Thone qe sorra (korbi) sorres nuk ja nxjerr syte,por qenka genjeshter,ka dhe sorra me te liga.

    2. Bureto says:

      Alfredo, shko në shkollë prapë se e ke harruar arithmetikën. 98 mln l.r. nuk bëjnë afro 1 mln $, por afro 90 mijë $, me kursin e sotëm. T’i e di mirë se çdo thotë 1mln. $ , se për atë shumë je hetuar edhe vetë.

  2. Kozmos says:

    TIKU ,DUHET TE TERHEQI KEMbEN .

  3. met bathorja says:

    Llalla ishte lidhur me kriminelet si Eduard Dushku.Por te cudit fakti se ky person edhe pse ka vrare e ka prere njerez, eshte arrestuar disa here si kriminel,perseri tani doli nga burgu e bredh me arme ne brez rrugeve te Saukut. Pra ka ca adriatiker te tjere qe e mbrojne pa adriatikun.

  4. Aitonlind says:

    Eshte edhe nje prokuror qe quhet JULIN Z0NJA i cili hap proces nga kallezues te rreme dhe ne bashkepunim me persona me bekgraund te rende kriminal ku falsifikon fakte dhe nuk njef prova te ligjshme noteriale. Eshte edhe nje OPGJ. SHPETIM KARAKUSHI i cili ne tel me thote se nese nuk paguan gjoben prej 100.000$ qe te kane vene ata te fortet ata edhe te vrasin ose une te fus ne burg. Keni edhe nje GJYQTAR ALBERT MECE i cili nuk shef asnje prove dhe asnje fakt i cili thote shprehimisht ketu nuk fiton ai qe ka te dreje por fiton ai qe paguan dhe nese nuk paguan 5000Euro ti shkon ne burg dhe ai grupi kriminal qe ka bere nje kallezim te rreme kunder teje ne bashkepunim me prokurorin… ata do paguajne dhe do fitojne ndersa ti qe nuk ke lidhje fare me ate kallezim do denohesh. Ky eshte realiteti i drejtesise ne Shqiperi. Hapin nje proces qe daton gusht 2013 nderkohe une jam larguar nga Shqiperia ne prill 2009 me llotari dhe gezoj nenshtetesine Amerikane dhe ne kohen qe mashtruesat e siperpermendur kane hapur proces ndaj meje une nuk kam qene fare ne Shqiperi por ata driteshkurter nuk jane menduar gjate, kane menduar se duke bere presione do mundin te perfitojne 100.000$. Le te shofim nese do mundeni te numuroni parate apo do numeroni ditet e burgut. E drejta vonon por nuk harron. Breshka ecen me shpejt se lepuri ne finish. Kam te gjitha provat dhe faktet per kete skandal te cilat do ti paraqes ne nje proces te afert dhe te drejte
    Me rrespekt Alfred Sakaj.

    1. Berti says:

      Ketyre o Alfred i duhet qire motra, te plasen ne burg perjete

    2. Albani says:

      Do te na besh nje nder te madh gjith Shqipetareve o Alfred Sakaj.

      1. Bureto says:

        Ky është një nga ato raste kur prokuroria nis proces penal kryesisht, për më tepër që në këtë rast kemi një kallxim nga një person me emër dhe mbiemër, për prokurorë dhe gjyqtarë, po ashtu.
        Edhe organet e vettingut duhet të mbajnë shënim për këta njerëz të drejtësisë, që janë gabim aty, nëse përfolja është e vërtetë. Nuk di nëse Alfred Sakaj ka ndërmarrë ndonjë veprim zyrtar rreth problemit që denoncon, por nëse jo, e nxis ta bëjë. Do të jetë një shërbim i madh qytetar, që do ta lartësojë figurën e tij. Për këtë do të ketë respektin e mbarë opinionit publik.

  5. OPGJ says:

    Procesi kunder Adriatik Llalles eshte shume i favorshem per SPAK per dy aresye.
    I Provat jane te qarta te shumta.
    II.Tiku nga natyra eshte debil dhe nuk di te mbrohet.
    III.Paret qe nuk i jane zbuluar e nuk i jane sekuestruar.Qari i avokatit.
    Ideale do te ishte qe Tiku te shndrohej ne te pandehur te penduar.Kjo do ti sherbente.

  6. K9 says:

    Ndyresi sklleverish!
    Adriatik Llalla pa dyshim që mund të jetë përlyer me llumin e krimit dhe politikës! Por Adriatik Llalla është bishti i kavallit në këtë xhungël ku ka serial killer të paprekshëm, kriminelë që kane hedhur Shqipërinë ne gremine dhe shkaktuar tragjedi biblike, shkatërrues dhe kanibalizues të çdo organi vital të nje shteti, nga pronat, depot e ushtrisë e deri tek sektorët superstrategjike të ekonomisë dhe industrisë shqiptare. E kam fjalën per krye kërmen Sali Berisha, që mbrohet dhe na ndërsehet si qen i terbuar nga ShBA.
    Është në papranueshme mesazhi dhe terrori që kërkon të aplikojë amabasada e SHBA ne Tirane, që një kapriço mediokre të vetën, të krijuar si shenjë hakmarrje pas një sherri ordiner mes Lusë dhe Llallës, të na e shesë dhe imponojë si gjënë me të rëndësishme te drejtësise sonë. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse tashmë edhe drejtësia si shërbimet sekrete, sovraniteti, financat, massmediat, “Dora e Zezë” janë ne dore te Amerikës, interesave, por edhe kapriçove të saj.
    Shqipëria nuk është një vend aleat, por një koloni që nuk ka të drejtë vetëmbrojtje, sovraniteti, ushtrie dhe që me ane të humneres së borxhit, gotitjes se çdo sektori strategjik, emigracionit masiv, propagandës ekstremiste proamerikane është nënshtruar me anë të horrave politike që Amerika përdor, te jete një vend vasal, tokë e askujt, tokë e djegur, një qen zgjebarak i poshteruar të rri në koliben jashtë portës së Europes gati për gjysëm shekulli dhe ndofta përjetësisht.
    Drejtimi i Shqipërisë permes kukullave të kriminalizuara, vegla të Amerikes, që kishte si qëllim vasalitetin e plotë të shtetit shqiptar, ka sjellë katrahurën ku jemi. Është koha t’i rikthehemi dinjitetit, sovranitetit, institucioneve të ushtrisë dhe interesave tona, jo si skllevër, jo si emigrantë, jo si qen gjahu të interesave të tjerëve, por si qytetarë shqiptarë që parësor kane interesat e Shqiperise

  7. Titi says:

    E JASHTEZAKONESHME DHE NDODH VEÇ TEK NE QE NJE ADRIATIK LLALLE I MEDIAS SHQIPTARE SI ALFRED PEZA NGA INATI SE ISH KRYEPROKURORI ADRIATIK LLALLA I HAPI PROÇES HETIMI PER PASURINE E TIJ TE PAJUSTIFIKUAR TE SHKRUAJ KUNDER TIJ. QOFTE DHE VETEM KY FAKT E BEN TE PABESUESHME GJITHSA SHKRUAN FRED PEZA. JO SE TIK LLALLA ESHTE BURRE I NDERSHEM POR AI ESHTE PO AQ I NDERSHEM SA ALFRED PEZA TE CILIT VERTETE GJYKATA JA KA ZHBLLOKUAR PASURINE E PAJUSTIFIKUAR POR NUK JA KA MBYLLUR DOSJEN E HETIMIT PER TRE AKUZAT QE RENDOJNE MBI TE. KU PASTRIMI I VEPRES PENALE DHE MASHTRIMI NE DEKLARIMIN E TE ARDHURAVE PERBEJNE ME TE RENDAT. PER ME TEPER NESE VERTETE KA MORAL PROFESIONAL ALFRED PEZA E KA TE NDALUAR TA PERDOR GAZETARINE PER INTERESAT E VETA MESKINE. E THEKSOJ ALCRED PEZA VIJON TE JETE I PADITUR DHE NEN HETIM NGA PROKURORIA PER KONSUMIMIN E TRE VEPRAVE TE RENDA OENALE DHE NUK KA MORAL TE GODASE TE TJERET. ESHTE NJESOJ SI MONIKA KRYEMADHI QE BERTET PER LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT KUR SE BASHKU ME BURRIN E SAJ ILIR META JANE NE KRYE TE ZHYTJES NE TE. MJAFT ME SHUMEFYTYRESI ALFRED PEZA. SHPRESOJ QE EDHE TI TE JESH PJESE E HETIMIT SPAK.

  8. HQ-18 says:

    Nuk ka gjykatës,prokuror apo avokat në Shqipëri që nuk është i korruptuar shumë apo pak. Harrojeni.
    Kur janë edhe vetë qeveria, partitë, politikanët, kryebashkiakët, drejtorët,deputetët, mësuesit, doktorët të korruptuar edhe sistemi i drejtësisë do vazhdojë të jetë i tillë.
    Edhe vettingu është process i dështuar, sepse duke kaluar gjykatës apo prokurorë më pak të korruptuar i hap rrugë ‘sardeles’ të bëhet ‘peshkaqen’.
    Duhet gjykatë speciale e përbërë nga populli dhe intelektualët e papërfshirë në politikë, drejtuar nga ndërkombëtarët dhe të mbështetur nga policia , Shish dhe Shiu që të fillojë të pastrohet ky kancer nga Shqipëria. Të vetmen gjykatë në Shqipëri atë kushtetuese, që mund ti fuste horrat në burg dhe të mbronte sovranitetin e Shqipërisë këta vajtën dhe e shkrinë. Mjerë Shqipëria dhe shqiptarët.

  9. bureto says:

    @ HQ-18! Gjykata Kushtetuese shkriu vetveten. Vetëm një gjyqtare rezultoi pa probleme, njëri u largua vetë, kryetari është ende në proces vettingu, dhe tre prej tyre që u vettuan ishin të krimbur. Sa për atë që po ta kishim atë, do të na shpëtonte nga horrat, e ke gabim. Nuk e ditke rolin e saj. Ajo nuk është gjykatë që gjykon çështje si gjykatat e tjera të të tre shkallëve. Bile dhe nga këto, vetëm dy të parat gjykojnë e japin dënime apo pafajësi. Gjykata e lartë nëse konstaton probleme përsëri dy të parave ua çon për rigjykim. Gjithsesi Gjykata e Lartë gjykon vetë, vetëm dosjet penale të personave me imunitet, si deputetë e ministra etj të këtyre niveleve. Kështu themeli i drejtlsusë janë gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, ose e shkallës së Dytë. Aty ku vlojnë dhe problemet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje