Anëtari i ‘Agimit të Artë’ vrau shqiptarin, reagon MPJ e Shqipërisë: Duam hetim të plotë!

4 Dhjetor 2018, 10:02Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Korfuz, ku një anëtarë i partisë ekstremiste “Agimi i Artë”, vrau një shqiptar thjeshtë për bindjet e tij.

Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se:

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.

MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.

3 komente në “Anëtari i ‘Agimit të Artë’ vrau shqiptarin, reagon MPJ e Shqipërisë: Duam hetim të plotë!”

  1. Klimax says:

    Ngushellime familjes dhe te afermeve te viktimes!
    Eshte nje nga ngjarjet ku vertetohet se sa i rrezikshem eshte ekstremizmi, ultra-nacionalizmi, racizmi dhe ksenofobia ne bashkegzistencen shoqerore.
    Eshte pozitiv fakti qe policia greke per nje kohe fare te shkurter beri te mundur arrestimin e autorit te krimit, nje filo-nazist qe tashme do te perballet perpara drejtesise greke.
    Nga ana tjeter deklarata e MPJ ne vend qe te shprehi besimin e plote ndaj drejtesise greke per gjykimin e ngjarjes, ne te kundert, i “ben thirrje asaj per nje hetim te plote ……. “!!!!! Mos valle ngaterrojne drejtesine greke me ate shqiptare??!! Apo e bejne kete per tu “treguar” shqiptareve qe “ne i kerkojme llogari grekut”??!!
    Nuk e di se a do te kishte guximin MPJ per nje ngjarje te njejte diku ne Itali, Britani, SHBA e kudo tjeter ti “bente thirje” drejtesise se ketyre vendeve “per nje hetim te plote”??!!
    Dhe sigurisht, akoma pa u zbardhur mire ngjarja e krimit, nuk mungojne shkrimet e gazetareve shqiptare, te atyre qe ne emer te flamurtareve te “mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve” nxjerrin vrerin e tyre te urrejtjes duke pergjithesuar kete krim dhe akuzuar popullin grek, shtetin grek e deri duke provokuar Arqipeshkopin e Kishes Ortodokse Shqiptare per njeanshmeri dhe mbrojtes te ekstremizmit!!!!
    Do te ishte mire qe keta “flamurtare” te ishin po kaq te ndjeshem edhe ne krimet qe patriotet e tyre kryejne cdo dite kudo ne Greqi, Shqiperi e ne bote! Viktima e oreve te fundit ne ishullin Rodho (Eleni) ishte po aq e pafajshme sa dhe viktima e Korfuzit, por qe 19 vjecarit shqiptar nuk i mjaftoi vetem perdhunimi i saj ……..!

    1. Minoritar rrot ka says:

      Cinizmi me ju minoritaret nuk ka fund

  2. Mutdhënës says:

    Bernardo dhe Plato shyqyr qe nuk po na detyron te lexojme gomarlliqet e tua ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje