Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Ndërkohë, komentet pozitive të Monika Kryemadhit për Erion Veliajn të thëna në disa studio televizive, ajo i cilëson si të shkëputura nga konteksti.
Për ish-ministren e integrimit në mandatin e parë të Erion Veliajt ka mbizotëruar fasada dhe propaganda duke lënë në harresë problemet e vërteta të qytetit.
Ajo thotë se fitorja përballë Veliajt është plotësisht e mundur.
Shqetësimi kryesor për Klajda Gjoshën është situata aktuale në vend. Ajo thotë se nuk është aspak e shqetësuar për çështjen e djegies së mandateve.
Sipas Gjoshës, opozita nuk ka qenë në asnjë moment në bojkot të plotë dhe mund të marrë pjesë në parlament kur ta shikojë të arsyeshme.
Nëse djegia e mandateve nuk e shqetëson, ajo shprehet se është e shqetësuar për reformën zgjedhore dhe çështjen e votës.
Sipas saj prioritet i reformës zgjedhore duhet të jetë parandalimi i blerjes së votës, problem që sipas Gjoshës përcakton dhe votën e LSI.
Deputetja e LSI deklaron se përgjegjësia më e madhe për çështjen e blerjes së votës bie mbi mazhorancën për shkak se ajo duhet të garantojë një sistem të drejtë pasi ka mekanizmat për të blerë vota.
Bobo kush flet per ndaljen e shitblerjes se votes Leshelija. O tempora o mores. Kjo particke qe vetem blerjen e votes ka si orientim te saj. Tu thuash te pacipe eshte pak. Tu thuash pleh perseri eshte pak. Jeni, llumi dhe e pegerura e ketij vendi.
Ministre qe vinte gure ne rota per te penguar Integrimin dhe Reformen ne drejtesi duke perdorur letra nendere te Evropes kunder qeverise (udhezimi I Monikas apo Likes)…E paafte dhe teper sahanlepirese……
Mos I besoni me LSI, kesaj partie te TEPSISE