Tragjikomedia me persekutorin e të persekutuarin që bashkohen për ndërtimet pa leje

5 Dhjetor 2018, 10:13Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar me deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, i cili mbrëmjen e sotme iu bashkua protestës së banorëve të Astirit.

Veliaj e cilësoi si tragji-komedia e kohëve tona, kur tha se ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.

“Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij, janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet dolën për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragji-komedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”.

Më herët gjatë pasdites Fatos Lubonja ishte në protestën e banorëve te ‘Astiri’, për të shprehur mbështetjen ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje