Dy studentet sexy dhe hajduti “3D”

7 Dhjetor 2018, 14:47Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marshonin mes mijra të singjashmëve të tyre, mbanin në duar një pankartë therëse: “Mbrëmë fjeta tek konviket 3D të inxhinjerisë”.

Gjetja ishte super seksi (në kuptimin inteligjent të fjales). Ajo i përgjigjej flakë për flakë një postimi që Edi Rma kishte shpërndarë dje, ku tregohej se si do rikonstruktoheshin në imagjinatën e tij dixhitale konviketet e studentëve.

Në vend të gjendjes së tyre të mjerë, rrjepjes që iu bëhet për të çuar paratë e tyre tek oligarkët, kryeministri i vendit u propozonte një të ardhme virtuale.

Kjo është fabula e qeverisjes së tij: në këmbim të mizerjes të tregon kartolinën, në vend të varfërisë projektet e gratacielave gjigande, në vend të shtëpisë që të prish, maketin shumngjyrësh të rreth rrotullimit tek shqiponja.

Dhe pikërisht këtu, fabula e studentëve që po protestojnë i ngjan asaj të banorëve të unazës së re. Edhe me ata, e njëjta pardodi. Në vend të shtëpive që po u prishnin për të fituar plot 20 milionë euro nga tenderi 40 milionësh për 2.2 km rrugë , u tregonin, ashtu si indianëve pasqyrat, projektin dixhital të unazaës.

Zbulimi që bëri të enjtën në mbrëmje emisioni “Të paekspozuarit”, se të gjitha dokumentat e këtij tenderi ishin fallcifikime të letrave të shtetit amerikan (këtë e pranuan edhe organet vendase që e pezulluan atë) me qëllimin për të dërguar paratë e qeveritarëve në parajsa fiskale, e tregon fare qartë se çfarë prezumon kjo poropagandë dixhitale.

Ajo do të shesë një realitet virtual, në vend të një vjedhjeje reale.

Ajo është gjithmonë e njëjta, si tek sheshi shqiponja, si tek teatri i Bjorke Ingels, si tek projektet e rilindjes urbane, si tek PPP 1 miliard euroshe dhe si tek kjo e fundit: konviket e reja të qytetit studenti.

Ato vajza të hijshme që mbanin atë pankartë në duar treguan me një slogan të vetëm se e kishin kuptuar këtë butafori që mundohet ti gënjejë shqiptarët prej 5 vitesh. Dhe prandaj ato marshuan sot në rrugë. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë një shtrat komod për të fjetur në konvikt. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë para për një provim të prapambetur. Jo vetëm dhe thjeshtë për të përgjysmuar tarifën e studimit.

Zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe protesta që ka marrë përmasa të paimagjinuara, por tregon se ata studentë kanë kuptuar shumë më shumë. Se ata janë të ndërgjegjshëm që hajduti 3D po vjedh të ardhmen e tyre. Po vjedhsh shkollimin e sotëm, punësimin e nesërm, të ardhmen e lirë, një shoqëri me shance të njëjta, dhe me mundësi të barabarta.

Mjafton të dëgjosh himin e protestës së tyre ku demaskohen ato që quhen pallavra qeverie të ardhura nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Mjafton të kuptosh antitezën që ata bëjnë mes këtyre pallavrave dixhitale dhe jetës së tyre të lënë “në varfëri pa punë, pa dije, pa rini”!

Nuk ka më dyshim se ata e kanë kuptuar se nga i vjen e keqja. Dhe këtë nuk ka më talent dixhital që ta fshehë. /Lapsi.al

9 komente në “Dy studentet sexy dhe hajduti “3D””

  1. Dy studentet seksi dhe halelisti WC. says:

    Kur flet ti o zgjebje,i humbet bukuria cdo gjeje te bukur. Prandaj leri studentet te shprehen pa gojen tende te flliqur qe ndot cdo gje te bukur.

  2. Pa vlere says:

    Edi Rama normal qe po e tregon veten legen.
    Por ti Bushati na cave trapin, me manine tende..
    Shoku Bushati, te jap nje info: ka rene nje faqe mali e gjitha te Autostrada Tirane-Elbasan.
    Eshte nje fakt!
    Bej nje emision investigativ dhe na jep ndonje gje te hajrit o bythec!!

  3. Whu are you says:

    O endi, mos ma kritko dhe mos u nxito! E dona Ramenqe boni Tironen yll bote! O ” komplotist i Sales! Paskebledh prape plehra! Kush e pastron kazanin tend! Po sot mer birbo doli qe Rama nuk i pranu ato ofshoret! I ka kerku shpjegime Qeverise Amerikone! Turp te keshe qe kerkon nga pedagog me 400 Euro, qe jane mbi 60 e universiteve publike te jene sikur marrin 100000 Euro ne Mirpo kafshe si puna jote qe hane tre here ne dite ne restprante te shtrenjta s’ mund ta vene! Sigurisht ti s lexon! S’ njeh ligjin mendje lehte te PS gjoja per reformim, s’ di tendencat e aresimit te sotem ne bote, ty te duhet vetem 10 mijedhi per arikull, per ndonje restorantf! Kafsha endi 60 % e pedagogeve e kand roogen mujore vtem 400- 450 euro ne muaj dhe bejne leksion me 10 ore ne jave, sa 8 artikuj te tua te porositur ne 2 muaj me pagese miliona . Ptu race keqe!
    Ti je nje ngeles endi! I palexuar! Biles i pacipe! Vazhdp miku mbro idiotet dhe vehten qe Unishqitaret jane te rankuar ager vendit 12 mije! Nderkohe pedagoget nuk kane zyra! Rama keto dite po kerkon zyra 10 meter kub per pedadogog! Foli Tosi spiun babait dhe dil ne krye! Kape populizmin Andi eshte me ne! Kujdes, Ramà e kabere m… ne ora 12:00. Kafshe!

  4. Doni me per Belulin.. says:

    Bukur! Te lumte Andi!

  5. syri says:

    “..super seksi ne kuptimin inteligjent te fjales” ?! Po a eshte vete Andi inteligjent dhe seksi i cfare gjinie? Nga protesta kuptohet qe keta studente nuk jane inteligjence jane mbetesa dhe pertace, prinderit u paguajne tollovajtjen neper Tirane qyl! Andi eshte perkrahes i c’do gjeje seksi! Falna o Zot! Te le gruaja se nuk te ngrifet! Sepse i thua gruas o Andi te ta fute gjishtin nga prapa se te kastruar saliu!

  6. Njutoni says:

    Ky esht kapitalizmi.ekonomija e tregut.
    Dikush fiton shumica humbet.
    Vet e deshet.
    Pijani longun dhe fshini qyrret me brryla..
    Majmuna!
    S dum kte
    S dum kshtu
    S dum e s dum…
    Po catrapin doni ju?
    Doni falas?
    S ka falas
    Kamunizmi vdiq qysh pa le.
    Ai i kishte falas.
    Tash paguj t rrojsh ndryshe shko andej nga iku komunizmi.
    Hajt
    Po os qani shum.
    Dhe sa per krevate mosu qsni se ato gocat kan kalu shifren me tre katet zero te krevateve te shijum kendshem

  7. gazetari mik says:

    Edi nuk eshte perfekt, sigurisht! Por eshte i vetmi qe po ben dicka per kete shtet.
    Kurse ti o rrumpalle ke frike se dote paguash tani ato qe ke vjedhur ….
    Qerohu nga gazetaria … pjelle e se kaluares.

  8. Zigur Qarri says:

    Fale Zotit qe ka akoma zera kritik si Z.Bushati,sepse gati 90% te medias i ka blere mashtruesi Edvin Rama.
    Rrespekt. Z.Bushati.

  9. alma tirane says:

    RAMA te mbahet fort,
    sepse studentet ne shumicen e tyre jane llum hane, jane mediokerr dhe asgje tjeter, jane ngelësa
    dhe kur marrin provimet me 100 mije lekesha padyshim dalin dawn nga shkolla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje