Kryeministër, erdhi koha të mendosh për… zhgënjimin

7 Dhjetor 2018, 09:15Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Kryeministri Edi Rama është në ditët e tij më të këqija në mandatin e dytë qeverisës. Pa asnjë mëdyshje, ai nuk i shpëtoi dot mallkimit të qeverisë dy. Fenomeni, që i ka ngrënë kokën të gjitha qeverive shqiptare, nuk mund t’i shpëtonte edhe qeverisë së tij. Paradoksi është se paçka se të gjithë e dinë mirë dhe e njohin si fenomen, por askush nuk ka mundur të kalojë barrierën, Rubikonin shqiptar. Edi Rama tregoi se nuk mund të shkojë më shumë, paçka se në mandatin e tij të parë, shqiptarët filluan të kuptonin shtetin dhe mbi të gjitha dorën e ashpër të ligjit.

Vetëm se struktura qeveritare Rama, dora-dorës e zbuti çuditërisht për të fortët Ligjin duke lënë në darën e vështirësive fatkeqin, ata që duhej t’i ndihte për t’u rritur rrogën minimale dhe më shumë akoma, shpresën. Ndodh sot që burgjet janë të mbushur me qyqarë, kurse bosat tallen dhe bëjnë sehir. Në një tollovi strukturash të socialistëve; në një cinizëm, që e kanë gati burimor prej kryeministrit Nano; në një harresë totale ideologjike, Socialistët harruan masën, pikërisht ata të pagojët që i dhanë 1 milionë vota, që dikur Rama i perifrazoi si metaforë e shpullave për paraardhësin e tij.

Në fakt, ishin pinjollët e kësaj armate, që me gjithë malin e problemeve i treguan moskuptimin dhe mbi të gjithë rezistencën në ditët e fundit. Për fat të keq, studentët nuk nxorën realisht atë që i mundon realisht: Shqiptari i ri e ka të pamundur të jetojë në vendin e tij, ku prindërit rropaten; niveli i arsimit është fatkeq; për të nuk ka punë, nuk ka shpresë, pasi mungon konkurrenca e lirë dhe mbi të gjitha një model ekonomiko-social t’i ndihë të rrinë në vend.

Ata përjetojnë varfërinë e prindërve të tyre, por mbi të gjitha zbehjen e ëndrrave që në fillesë dhe kjo është tragjedia e një brezi, që është lindur dhe rritur pas vitit të tmerrshëm ’97. Protesta e tyre, vërtetë kishte kërkesa specifike, por ajo që donin të dëgjonin shqiptarët duhej të ishte pikërisht ajo që mundon shqiptarin e ri, shpresën e këtij vendi. Kjo bëri që politika të zvetënohej dhe Opozita, që u qep shëmtuar në kërkim të kauzave, që nuk i takojnë, të humbte pikë. Po Rama?

Ai vazhdon sikur të mos ketë ndodhur gjë, duke u munduar të shpërndajë vëmendjen në disa fusha dhe duke i funksionalizuar ministrat e tij, që para tij janë thjesht numërorë. Anipse kjo, sot, nuk mjafton sepse investimi që ka marrë mbi vete, ia ka drejtuar tash gishtin përballë: Rama, realisht, ka ardhur koha të  mendosh për zhgënjimin që i fale njerëzve. Dhe, thjesht, të heshtësh.

13 komente në “Kryeministër, erdhi koha të mendosh për… zhgënjimin”

  1. LORA says:

    Ja edhe andoni,te cilit i dhimbsen ngelsat ,,,,te cilet me zgjatjen e kohes se studimeve ua faturojne drejtperdrejt koston e papergjegjshmerise se tyre familjareve te tyre te varfer.Vendosja e tarifes se provimeve te mbartura eshte dobiprurese per familjet e varfra dhe kedo,,,,qe tua shtrngoje bijve vidhat te mesojne dhe vetem te mesojne.
    Leshimin e djeshem te M.Arsimit e shoh si te turpshem,,,,e mos e dhente Zoti,nje loje te flliqte te integrume te tere spektrit parlamentar.
    Tung,andono.

    1. Tony uk says:

      Analize pa lidhje fare,ky do ta fusi Ramen ne nje thes me te tjeret.
      Thjesht pordhe pa rigon kete rradhe.

    2. ideali says:

      O Lora, neperke. Mbylle gojen. Erdhi fundi juaj. problemi eshte se kush do te vije. Ajo opozite nuk meriton.

  2. Mujo says:

    Ore ky qeka pall me zile, i duka vetja i mençur se perdorka thesasorus. Si Beni jane te gjithe te paguar nga Greqia dhe Serbia qe Rama te humbi zgjedhjet se perfundimisht Rama po e ben Shqiperine shtet funksional.

  3. Lalai says:

    O Lora…..të gjithë bythqirat e politikës 100% janë pjellë e ish byrosë dhe krushqi me një-tjetrin.
    Por siç duket ti dhe shumë si ty bythëlëpirja dhe injoranca totale ju ka kapluar në çdo qelizë tuajën!!!

  4. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Un mendoj ti fusim ne burg dhe studentet, vetem oligarket mos ti gjej gje. Se ata e furnizojne Edushin me ….
    Je pa byth o kryeminister. Sepse po ikin te gjithe. Sepse ti ben 2 km rruge 40 milion euro. Sepse fallsifikojne dokumentat ata qe fitojne tenderin e parapercaktuar nga …
    Sepse ti meresh me lloqe, e nuk shikon realitetin. Ku 5 njerez kane leket e gjithe shqiperise e te tjeret jane zombi.
    Arsimi falas ? Cdo shtepi ne tirane i jep lali bythes takse arsimi edhe pse nuk ka femije 17000 lek ne vit x 500000 shtepi minimumi, cdo biznes ne tirane paguan 27000 leke ne vit x 100000 biznese. Bej llogarite vete dhe thuaj popullit ku jane leket.
    Ndoshta nuk jemi populli me i mire ne bote. Por dhe pordhet e juaja 28 vjet nuk i durojme dot me. Vetem mashtroni. Vetem vidhni.

    1. Tomorri says:

      Dikur ne kohen e tmerreshme te DIKTATURES KOMUNISTE te kriminelit me damke Enver Hoxha,ne se do kishe nje ankese ate mund ta beje ne zyra dhe zyrtare pa fund!
      Per cdo problem mund te ankoheshe ne mbledhjen e kolektivit te punes,te shkolles,te kampit te pioniereve,te organizates se rinise,gruas,frontit,te lagjes,tek drejtori apo kryetari,tek sekretari,brigadieri,polici dhe te gjithe zyrtaret e komitretit ekzekutiv por ne se e gjykoje se ankesa kishte te bente me probleme serioze mund t’i dergoje ankese jo vetem kryeministrit te vendit por edhe Enver Hoixhes!
      Ne se marrim te mireqene shembullin kur nje qytetar i ankohej personalisht Enver Hoxhes,ai si DIKTATOR qe ishte e fillonte diten e punes me LETRAT E POPULLIT!
      Dhe me siguri,qe brenda javes,kudo qe te ishje te vinin tek ty 2-3 instruktoire te KQ te PPSH per te sqaruar me sakte ankesen!
      Me keto letra PARTIA dhe SHTETI jo vetem njihej me situaten konkrete ne vend,por edhe u jepte besim njerezve qe ankoheshin se per ty shteti ka respekt te plote!
      Nga ana tjeter edhe zyrtareve qe u dergohej ankesa deri lart, e dinin me siguri,qe pas saj do shkonin me pune ne fshat,ne mal apo,sipas rastit edhe ne burg!
      Keshtu i trajtonte ankesat e popullit DIKTATURA KRIMINALE socialiste!
      Ndersa sot kryeministri liberalo-ballistoid Rama na tregon se po te ankohesh neper zyrat e shtetit tone,kurre nuk do zgjidhesh hallin tend!
      E gjeni dot kur ka qene Shqiperia shtet per popullin?
      Ndersa sot ne demokracine fashiste,shkruaj dhge ankohu ku tre duash,uluri sa te duash,por askush nuk te degjon,po nuk dhe ryshfet!
      Por Rames i duhet imazhi mediatik,prandaj nuk i behet vone se cfare hallesh kane njerezit,atij i mjafton qe bota ta marre vesh qe ai ka krijuar portalin kryemninistror dghe dialogon cdo te enjte me rrugav\cet ne facebook duke bere llogje kavaje!

  5. ideali says:

    O Lora, neperke. Mbylle gojen. Erdhi fundi juaj. problemi eshte se kush do te vije. Ajo opozite nuk meriton.

  6. shqiptari i ilirise says:

    Studentët kanë të drejt!!
    Shumë të drejtë!!
    Pse tja japin qeverisë këto pare për shkollimin dhe provimet e prapambetura,kur këto pare mund tu a japin pedagogëve dhe e kanë të marë provimin?!Pse?!
    Rama ja fut kot!

  7. Boston says:

    Gazetar I pacipe…..I paafte….dhe manipulues I fakteve. E njejte me historine e njohor te ujit ku ne ne te dy rastet ankohet, me dogje ose me ftove…I paguar nga Opozita qe lufton te pengoje Reformen ne Drejtesi, thembra e akilit ne kete shtet. Ptu frae e keqe.

  8. alphade says:

    Edhe ky kryeminister, nje “maden” si paraarddhesit e tij , zoti Beni. ….!!!
    Hajn e mbi te gjitha demagog pa kufi. Rrenacak ! Mashtrues ! Manipulues !
    Sigurisht jo vrases e kriminel si Berisha e Meta. Labi thote : “T’a keshe mik ,
    te prish pune, t’a keshe armik te ha m……ne ! Kaq kisha per sit !!!

  9. Kasandra says:

    Kapërcimi i vijës së Rubikonit? Plas lufta!
    Nga ky artikull dalin tre konkluzione: 1. Kryeministri është në rrugë të drejtë lidhur me reformës në drejtësi; 2. Ai paralajmërohet për rreziqet e Rubikonit nëse e kapërcen atë kufi. 3. Sugjerohen orientimet për zhvlerësimin e tij, duke i kërkuar “fare pak” dhe hapur heshtjen në fund të artikullit. Pra:
    E para, duke keqinterpretuar politikën e qeverisjes aktuale krahasuar me fillimin e mandatit të parë, artikulli përcjellë idenë se kaq e ka takatin Kryeministri për vendosjen e shtetit ligjor, se ata që e votuan po ngrihen kundër tij, por “Për fat të keq, thotë ai, studentët nuk nxorën atë që i mundon realisht”. Prandaj gazetari Ben Andoni merr përsipër të zbulojë “sekretin” e studentëve.
    Ai propagandon me fraza sterrotipe përgjithësime sugjestive negative për realitetin shqiptar duke fryrë dhe paraqitur si të vërteta probleme që nuk janë vetëm shqiptare si: pamundësia për të jetuar në Shqipëri, humbja e shpresës, zhgënjimi për udhëheqjen aktuale dhe kryeministrin dhe fundin e tyre fort të dëshiruar ose nga revolat ose nga paralajmërimi me rreziqet e kapërcimit të vijës së Rubikonit. Rubikoni është vija e kuqe, hapi i “gabuar” pa kthim, përfundimi i reformës në drejtësi. Të dyja, reforma dhe korrupsioni, kanë qëlluar pa kthim prapa si në kohën e Jul Qezarit, i cili e kaloi lumin kufitar Rubikon dhe e fitoi luftën. Tek ne “lufta ka plasur”, përfundimi isaj nuk varet nga heshtja apo dorëheqja e Kryeministrit nëse me “heshtje” kuptohet largimi i tij vullnetarisht nga pushteti sepse kështu do opozita edhe me gojën e Ben Andonit. Por reforma e ka kaluar tashmë Rubikonin, pra është pa kthim prapa për arsye të njohura.
    Ne jemi pjesë e një rendi botëror ku rrokopuja është ciklike po ligji e riformaton, njeriu është i lirë të lëvizi qoftë edhe për sehir, të shikojë se lëmosha është kudo por nuk është shpëtim se tani merret edhe brenda vendit çdo ditë e më mirë, ekzagjerimi i vështirësive nuk i pakëson ato, evidentimi konkret i tyre ndihmon zgjidhjen, propaganda dhe qëndrimet destruktive konsiderohen lajme të rreme. Mashtrimi është rruga e dështimit tashmë e sprovuar. Kujdes rrugën tuaj gazetar. Kasandra.

  10. Kasandra says:

    Duket punonjësi i kësaj dritareje të gazetës Tema e ka mik Ben Andonin dhe ia kursen komentin tim. Minus për të. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje