STUDIMI: Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra

7 Dhjetor 2018, 16:14Lifestyle TEMA

Niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra për shkak të shkrirjes së vazhdueshme të shtresave të mëdha të akullit në Grenlandë, ka treguar një studim, transmeton AA.

Hulumtuesit nga Instituti Oqeanografik “Woods Hole” zbuluan se akullnajat në Grenlandë shkrihen 33 për qind më shumë sesa mesatarja e shekullit të 20-të.

Hulumtuesja Sarah Das tha se shtresat e akullit në Grenlandë vazhdojnë të shkrihen në një mënyrë “të paprecedentë”.

Sipas studimit, nëse shtresat e mëdha të akullit në këtë vend vazhdojnë të shkrihen me intensitet të tillë, niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra.

Tetë nga dhjetë qytete të mëdha në botë që gjenden pranë brigjeve detare mund të preken nga niveli në rritje i detit, thuhet më tej.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature”.

2 komente në “STUDIMI: Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra”

  1. Sal demokrati says:

    Mos!
    Do permbytet gjiri lalzit dhe do shkoj sala n fund t detit me peshkqent.

  2. Taraboshi says:

    Para tre vıtesh kam degjuar nje teolog arab se nga shkrırja e akullnajave nıvelı ı detıtdo te rrıtet nje meter dhe jo shtat,Qe sıpas teje do te elımınohet gjysma e tokes Tıranesıt do tebejne pöazhe ne laprake,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje