Kokëçarjet rajonale, diplomacia europiane mblidhet për situatën në Ballkanin Perëndimor

8 Dhjetor 2018, 15:22Rajoni TEMA

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen më 10 dhjetor në Bruksel për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat vendet e rajonit të cilat përballen si në nivel kombëtar e si në raportet me njëri-tjetrin.

Pritet që Këshilli i BE-së të përsërisë qëndrimin se Kosova duhet të tërheqë tarifat doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, dhe se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me dialog të të gjithë aktorëve të interesuar.

Ministrat e Jashtëm të BE në takimin e tyre të fundit në 2018 do të diskutojnë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Edhe pse nuk janë përfshirë në axhendën zyrtare, pritet që ministra të përqëndrohen në gjendjen në Bosnjë pas zgjedhjeve të përgjithshme, te zbatimi i marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, si dhe për zhvillimet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Sa i përket kësaj të fundit, BE thotë se dialogu kërkon si lidership ashtu dhe unitet nga të dyja palët, ku vlerësohet se Kosova ka probleme me konsensusin e brendshëm për dialogun me Serbinë.

“Përfaqësuesja e Lartë për politike të Jashtme, Federica Mogherini, vuri në dukje se ata duhet të sigurojnë kushtet për të vazhduar dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat të cilat janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”, është thënë nga Këshilli i BE-së.

4 komente në “Kokëçarjet rajonale, diplomacia europiane mblidhet për situatën në Ballkanin Perëndimor”

  1. K. M. Tusi says:

    Asnje fjale per bllokaden qe i behet Kosoves nga Serbia?
    Eh, amerikani i jep dum kesaj pune.

  2. Marku says:

    Keto paljaco te pa vlere do ti bejne presion kosoves per heqjen e takses si dhe mosvotimin e ushtrise me daten 14 dhjetore . Keto antishqipetare sikur thane se nuk do te kene kohe te mblidhen kete vit per ti aprovuar heqjen e vizave Kosoves , ndersa tani qe Kosova eshte gati te votoje ushtrine me daten 14 dhjetore keta antishqipetare me zemer sllave e gjeten kohen te mblidhen .

  3. ben says:

    I gjithe qellimi BE-se per gjoja dialogun e Kosoves me Serbine, eshte qe te lihet pershtypja se Serbia po ecen perpara ne rrugetimin e saj drejt BE-se. Kjo Europe ke historikisht ka qene kunder shqiptareve duhet refuzuar totalisht. Ne nuk duam qe te behemi pjese e nje organizate qe ka dy standarte duke trajtuar me zemergjeresi agresoret dhe duke i vendosur pengesa viktimave.

  4. BR says:

    RRoft USA! Nuk na duhet nje BE ku nuk eshte Amerika dhe Anglia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje