Një grupi i zhytësve është zhytur në thellësitë e detit, në afërsi të qytetit Hatay në Turqi për të tërhequr vëmendjen ndaj mbeturinave plastike të cilat kërcënojnë seriozisht mjedisin dhe krijesat detare në Detin Mesdhe, raporton AA.
Kameramani i AA-së ka regjistruar detaje shumë interesante ku në ujërat detare mund të shihen sende të ndryshme, si shishe xhami apo plastike, qese plastike, pirunë dhe kanaçe.
Mahmut Igde, ekspert i mjedisit nga Universiteti turk Iskenderun, tha se ky aksion është organizuar, në mënyrë që të nxjerrë në pah rrezikun që vjen nga mbetjet plastike në oqeane dhe që qytetarët të sillen me shumë përgjegjësi dhe të ruajnë ambientin.
Ai shtoi se për rreth 15 vjet rregullisht zhytet në ujërat e Detit Mesdhe, duke theksuar se ruajtja e jetës detare është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vetë njerëzve.
“Detrat janë diçka që ne do t’u lëmë fëmijëve tanë. Ne duhet të veprojmë menjëherë ashtu që detrat t’ua lëmë në një formë të shëndetshme brezave të ardhshëm. Për këtë arsye, ne themi me zë të lartë ‘jo plastikat”, tha Igde.
Në fund, ai paralajmëroi se çdo vit në dete përfundojnë me ton plastika që është fatale për jetën e krijesave të detit, duke shtuar se mbeturinat plastike ndikojnë negativisht edhe në jetën e njerëzve.