VIDEO shokuese: I çmenduri shtyn burrin drejt kamionit

9 Dhjetor 2018, 08:45Lifestyle TEMA

Një kalimtar i rastësishëm në qendër të Los Anxhelosit po jeton një jetë të dytë, pasi i shpëtoi për një fije aksidentit tragjik me një kamion.

Teksa po kalonte i qetë në trotuar, ai u shty nga një person i rastësishëm përpara një kamioni, i cili për pak sa nuk i shkaktoi vdekjen. Shoferi i mjetit arriti të frenojë në kohë, ndërsa më pas shpejtoi për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje makabër, mori diçka në tokë dhe u largua në drejtim të paditur. Megjithatë, kamerat e sigurisë dhe gadishmëria e forcave speciale bënë të mundur ndalimin e tij, ndërsa pritet të dal përpara gjykatës ku mund të akuzohet për vrasje në tentativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje