PSG përgatit një ofertë të “çmendur” për Eden Hazard

9 Dhjetor 2018, 13:39Sport TEMA

E ardhmja e yllit të kombëtares së Belgjikës dhe skuadrës së Chelsea-s, Eden Hazard, është sërish në dyshim, pavarësisht se atij i është ofruar një marrëveshje me një pagë prej 300,000 eurosh për të qëndruar në Londër dhe për pesë vitet e ardhshme.

Real Madrid kanë ringjallur interesimin e tyre për të nënshkruar me atë, por përveç madrilenëve në lojë janë dhe gjigantët italianë të Juventusit të cilët janë duke monitoruar në distancë zhvillimet për lojtarin me qëllim që të hyjnë dhe ata në bisedime për të bërë ofertën e tyre.

Por, sipas “Daily Express” së fundimi klubi i PSG-së duket se është pretendenti kryesorë për të transferuar Hazard për ta shtuar atë në grupin e tyre të talenteve në kryeqytetin francez, pavarësisht implikimeve që e kanë përfshirë në “fair-playn” financiar.

PSG-ja do të bëjë çdo përpjekje për të joshur Eden Hazard që të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

Hazardit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij me “Blutë e Londrës” ku ka bërë një paraqijte fantastike me ardhjen e Maurizio Sarrit këtë sezon.

Megjithatë, derisa të vendosë penën në letër për një marrëveshje afatgjatë, spekulimet do të jenë të shumta për të ardhmen e tij sidomos për babanë e tij dhe me agjentin Thierry që janë në kontakt të vazhdueshëm me klubet. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje