Blendi Fevziu kundër protestës së “Astirit”: Unë jam qytetar model, s’kam ndërtuar pa leje as një dritare. Rama s'qeveris dot

10 Dhjetor 2018, 21:45Sociale TEMA

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin e Adi Krastës, për të folur për protestat (vetëm në Shqipëri ndodh që gazetarët i marrin intervista njëri-tjetrit).

Ai tha se mbështet protestën e studentëve, por është kundër protestës së Astirit.

“Jam ndjerë mirë për protestën e studentëve dhe e mbështes atë, ashtu siç kam mbështetur protestën për teatrin dhe jam shprehur kundër shembjes së godinës së teatrit.

Por nuk e mbështes protestën e Astirit.

Nuk e mbështes sepse jam kundër ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të tokës dhe kundër shkeljes së ligjit sepse të gjitha këto janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Ju jeni një qytetar normal dhe jam i sigurt se nuk keni ndërtuar kurrë as një një dritare pa leje.

Ndërkohë që dikush tjetër ka guxuar dhe ka zaptuar tokën e dikujt tjetër i ka thënë mos u qas këtu se e kam unë, shkon dhe e legalizon dhe tani ti duhet të paguash për prishjen dhe dëmshpërblimin tij. Pra ka një padrejtësi”, tha Fevziu.

Sa i përket parashikimit për ecurinë e protestës së studentëve,  Fevziu tha:

“Mund të jetë një protestë që mund të marrë me vete jo vetëm bordet akademike dhe ministren e arsimit, por gjithë klasën politike shqiptare.

Ka dy kahe protesta me sa e kam parë unë. Njëra është ajo e tarifave të papërballueshme për studentët, dhe tjetra që lidhet me pakënaqësinë e të rinjve si pjesë e pakënaqësinë e të gjithëve në Shqipëri. Pra është sa një lëvizje ekonomike aq dhe një përplasje brezash”.

I pyetur për qeverisjen Rama në mandatin e dytë të saj, Fevziu beson se Rama nuk po qeveris dot pasi është mbërthyer nga skandalet e njëpasnjëshme.

“Kjo qeveri është shumë më keq në mandatin e dytë të saj. Nuk po qeveris dot.

Skandal pas skandali. Rreth gjashtë muaj me çështjen e Tahirit, gjashtë muaj me vëllanë e Fatmir Xhafës, tani me çështjen e studentëve, çështjen e Unazës, që tregon që skandal pas skandali nuk po e lejojnë që të ketë një qeverisje normale.

Ka një mallkim  të mandatit të dytë në Shqipëri që e kanë vuajtur të gjithë kryeministrat. Mandati i dytë është një lloj zvarritje për kryeministrit por për fat të keq është zvarritje për vendin”, tha Fevziu.

13 komente në “Blendi Fevziu kundër protestës së “Astirit”: Unë jam qytetar model, s’kam ndërtuar pa leje as një dritare. Rama s’qeveris dot”

  1. Fantomas says:

    Nga babalja ne babole ? I ben idioti skandalet ne opinion dhe kujtojn se njerzit flene e gdhihen me emisionin e tij ?

    Ik o Fantomas bythlepires i padreqshem.

  2. Peti pe verteti. says:

    Skandalet vetem ti dhe kazani juaj i krijoni. Te gjitha protestat kane karakter regresiv. Keshtu qe ketu ka dicka. Ose ne shqiptaret jemi te destinuar te jetojme ne boten e rrumpalles, aty ku ti dhe koleget e tu te kazanit jeni mbreter, ose do shtrengojme dhembet dhe do bejme reformat e dhimshme. Protesta e studenteve tregon vetem dicka. Qe kjo opozite nuk ka moral per te drejtuar vendin dhe me teper se krize qeverie ajo tregon krizen e opozites dhe atyre qe duhet te kritikojne qeverine (si blendi , andi e lubonja me shoket e kazanit) per interesat e popullit dhe jo per interesat e tyre klienteliste. Prandaj nuk ju pranojne studentet se ju kuterboni ere versace e jo ere djerse.

  3. ?? says:

    Në Slloveni universiteti është falas. Ne s’kemi mundesi një hap të tillë.

  4. JANI says:

    KE TE DREJTE BLENDI,,,SHPELLARET JASHTE NGA TIRANA..///

  5. Koli says:

    Gazetaret intervistojne njeri tjetrin ne gjithe televizionet e botes, madje ne ato me te miret. Amanpor intervistoi dje per protestat ne france, gazetarin e njohur David Remnik. Ci keni keto brockulla. Aty vjen nje gazetar per te folur per ngjarjet harjet e javes dhe median.

  6. tahipi says:

    ik mer ti moterqir fund e krye. tullac pithrop !! ta kane gjet fiks foton e duhur gazeta tema , bravo !

  7. vera says:

    PO PALLATET QE KE BERE ,,a I kane respektuar dinstancat 30m nga pallati tjeter,,,jep pergjigje ,,ketu eshte deformuar I gjithe sistemi dhe ti je pjese e ketij sistemi te deformuar..///

  8. Mira says:

    Shume sakte Blendi dhe Adi gjithashtu. Nje dyshe e talentuar moderatoresh dhe qytetaresh, pse jo, model! Punojne, kontribuojne per ndergjegjesim me kulture dhe talent!
    Qendrimi i Blendit, brenda kufizimeve qe te ve jeta ne Shqiperi (ndonese kudo keshtu ndodh, por vendi i vogel i ka me te dukshme e te personalizuara) i qarte, i kuptueshem, ne anen e duhur!
    Historia perseritet. Mbase studentet, nuk do manipulohen dhe perdoren siç u perdoren ne 90-ten, sepse tashme eshte e qarte se cfare u arrit ndodhi pavaresisht prej tyre. Prandaj edhe gjerat nuk shkuan mire ne keto gati 30 vjet. Se nuk u filluan si duhet dhe ne terren te paster…
    Mira

  9. Nardi says:

    Sa trap.Ky i jep rendesi vetes kur se pjerdh njeri.Qeka puq me kete thatuqin tjeter.Njeri mut e tjetri kak.

  10. Pensionisti says:

    Blendi Fevziu me ne fund paska gjetur farefisin ne indi.

  11. Une says:

    Kur ka dhe fejzua te drejte…llogarite ku e ke katandisur shqiperine o edi rama.
    Kur ka dhe fejzua te drejte…qija nenen kesaj pune thuaj.
    Nqs kjo eshte qeverrisia e rames…1000 me mire do ishte kepucari i lagjes.
    Merreni me mend se çfare opsionesh na ka lene rama…o ne vend numuro,o lulin me monen ne qeverrii!… llummmm,funddd,ndyresireee.

  12. Kozmos says:

    Aktoret tane politik jane te vjeteruar , i takojne se djeshmes . Sot ka ardhur koha ,qe Shqiperia te formoje nje klase politike te re, me nje fryme te re moderne, te demokracise Europiane .
    Shqiperia ,per fatin e mire te saj, ka shume te rinj inteligjent , qe jane exselent ne fusha te ndryshme dhe per hir te se vertetes, jane larguar nga atdheu ,vetem nga kjo politike e ndyre ,qe po i merr frymen ,prej shume vitesh Shqiperise se mjere .
    SHQIPERIA NUK KA NEVOJE TE BEJ KAQ SHUME POLITIKE , NE EUROPE BEHET EKONOMI DHE JO POLITIKE .

  13. Truth says:

    Po gjykatesin Konomi kush e vrau?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje