FOTOT: Njihuni me nëndetësen e El Chapos që trasportonte kokainë me vlerë 100 mln dollarë

10 Dhjetor 2018, 10:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me nëndetësen e El Chapos që trasportonte

Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Chapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë.

Nëndetësja ishte kapur në shtator të vitit 2008, në ujëra ndërkombëtare, rreth 500 km larg Guatemalas.

Kapiteni Tod Bagetis, i cili mori pjesë në operacion, tha se pasi e kishin kuptuar që ishin diktuar, trafikantët ishin përpjekur të përplaseshin me anijen e rojave për t’i përmbysur.

Pasi i kapën, policët gjendën brenda 237 pako me kokainë, me vlerë 100 milionë dollarë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje