Një ditë pëprara krijimit të KLP, kryeprokurorja Arta Marku nëpërmjet një mesazhi drejtuar të gjithë prokurorëve thotë se dita e nesërme është dita kur do ti jepet jetë qeverisë së re të sistemit prokurorial.
Sipas saj, me krijimin e këtij institucioni i hapet rruga krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshem me mandat.
Mesazhi i prokurores së Pergjithshme
Nesër është një ditë e rëndësishme, është dita kur ne, me pjesëmarrjen tonë, me votën tonë, do zgjedhim anëtaret prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Është dita ku ne do t’i japim jetë Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rëndësishëm i makinerisë së madhe të reformës në drejtësi dhe që me krijimin e KLP hyn në fazën e zbatimit të plotë të saj.
Ne sot kemi fatin që me pjesëmarrjen dhe votën tonë të hedhim të parët themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë ndaj mos e humbni këte shans për asnjë arsye.
Do i hapim rrugë krijimit të SPAK-ut, zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshem me mandat.
Le t’u tregojmë të gjithëve, popullit që pret drejtësi, partnereve tanë që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë në këtë rrugëtim të gjatë drejt ngritjes dhe konsolidimit të një drejtësie të re, se ne jemi të përgjegjshëm, se ne duam t’i ngrëme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tonë dhe integrimin e tij.
Prandaj, ju ftoj të gjithëve, të merrni pjesë në mbledhje, jo vetëm si një detyrim ligjor, por si shenjë e përgjegjësisë së lartë.
Prandaj ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë dhe të votojmë nën mbikëqyrjen e partnerëve të huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar të gjithëve se ne duam dhe ne mundemi.
Kam besim tek ju!
ラブドール ロリ Factory Redid Sex Doll Pictures MAGARET – 160 CM | 5 '2 "-GCUP-AFドール
o arta, e pe gje ate emisionin e te paekspozuareve qe ekspozoi se si 20 milione arka me speca dhe domate po ikin me maune ne Delvine?
ja vlen barra qerrane ta konsiderosh per gjykim, apo nuku hic fare?
qeveria e re e sistemit prokurorial…lol?…
–
Ka frike te thote drejtesi e pavarur…drejtesi ku Eddrama, ilir meta dhe saliu nuk do fusin dot hundet …deri atehere…do mbaje pantallona shoqja Lenka….
–
si kolegu i meparshem, del nje here ne 6 muaj me lajme sensacionale kukulla Arta….
Aha
Ja shkaku I protestes se studenteve.
Dikush nuk do qe kjo gje te ndodhe dhe te vihet ne zbatim….hmmmmm
Te lumte moj Sokoleshe .kemi besim tek Ti se ke per tu vene byzylyket Zagareve qe kane grabitur dhe vjedhur Fondet Publike si Sale Krimineli me gjithe Taborin e Tij,Like Floririn me Baxhellen a Tij ,Lul Hajdutin bashke me Kunatin e Tij.Dhe nga socialistet kush e ka bere Hak.
Ju mund ti vini emra si te doni Spak e ku ta di une njerzit jane po ato.Njesoj si ne Rumani do deshtoni se jeni vete deshtues!
Tallni bythën me popullin me vetting dhe drejtësi fantazmash.