Rama u përgjigjet sërish studentëve: Zgjidhni, të dialogoni ose të kërcënoni, me universitetin ose me politikën, me Erionin ose me Monikën!

10 Dhjetor 2018, 18:55Politika TEMA
Rama u përgjigjet sërish studentëve: Zgjidhni, të dialogoni

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një tjetër përgjigje studentëve që protestojnë prej disa ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesës së tyre me 8 pika.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram, kreu i qeverisë ka zgjedhur një prej pankartave të ideuar nga vetë studentët për këtë përgjigje.

“I duam tarifat sa Erion Braçe,” shkruhet në letrën e shkruar nga një student, si pjesë e thirrjeve për ulejn e tarifave të universiteteve.

Edhe njëherë kryeministri u bëri thirrje studentëve për t’u ulur për dialog.

“Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erion Braçja është shumë dakord?(Por duhet të zgjidhni o të dialogoni o të kërcënoni, o me universitetin o me politikën, o me Erionin o me Monikën?),” shkruan ai.

2 komente në “Rama u përgjigjet sërish studentëve: Zgjidhni, të dialogoni ose të kërcënoni, me universitetin ose me politikën, me Erionin ose me Monikën!”

  1. Monitor says:

    ZO njerez! Nese edhe qeveria thote s’duam dialog dhe as negociata, ka ndonje ide se si mund te zgjidhet problemi i protestes?

  2. vlonjati says:

    O EDO LENI LLAFET MOR HAJVAN,,,PLOTESOI KUSHTET STUDENTEVE SA ME SHPEJT,,,ata jane e ardhmja e kombit dhe klasa e neserme drejtuese e vendit ne fushen ekonomike dhe politike,,,,,,,prandaj ata duan vemendjen e vecante te shtetit sepse edhe universiteti eshte shteteror,,,,,dhe shteti I siguron fjetjen +ushqimin+transportin+shendetsine+librat+bursat+tarifa+konvikte me ngrohje +uje 24 ore falas,,,,shteti te paguaje per ta nga buxheti,,,,,,jemi ne qe e mbushim buxhetin jo ti,,,,,dhe a ka mundesi qe cdo vit te dergohen ne SHBA 10-15 student ekselent ne Harvard me burse nga shteti,,,,,ky eshte trajtim dinjitoz I studentit,,,,,biles te kene dhe nje gazete studentore dhe radio te ngritura nga shteti qe studentet te shprehin aty hallet e tyre…//////PO si bere keto do vijme dhe do ti dhjesim turinjte…///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje