Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj: Ditë vendimtare, reformën në drejtësi s’mund ta ndalë askush

11 Dhjetor 2018, 10:40Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm, njëherësh ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj është shprehur se dita e sotme dhe e nesërme është vendimtare.

Sipas tij, me ngritjen e KLP dhe KLGJ bëhet hapi i parë themelor për ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë.

Xhafaj nënvizon se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet askush, ajo është jetike për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Postimi i Xhafajt në Twitter:

SOT e NESËR hapa kyç për reformën në drejtësi. Mbledhjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të zgjedhin anëtarët e KLP dhe KLGJ. Nëse Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve synon mbylljen e një kapitulli të errët, krijimi i KLGJ dhe KLP është hapi i parë e themelor për ngritjen e sitemit të ri.

Gjyqtarët e prokurorët me transparencë e përgjegjësi qytetare, zotësi profesionale e vlera morale do të jenë kontribues të procesit, pa mëdyshje. Është përgjegjësi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, interesin e qytetarëve, ngritja sa më shpejt e funksionimi i KLGJ dhe KLP.

Shumë shpejt KLGJ dhe KLP do të ngrihen për t’i dhënë udhë procesit reformues të institucioneve, për t’u dhënë atyre pavarësinë, përgjegjshmërinë, funksionalitetin dhe eficensën e munguar.

Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më nga askush. Ajo është jetike për të ardhmen e vendit, për demokracinë e shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë✌??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje