Nga Bledi Lumani
Ka një betejë të ethshme, gati qesharake, mes mediave pranë qeverisë dhe opozitës, nëse studentët duhet të protestojnë para Kryeministrisë, ose jo.
Njëra palë denoncon me emra dhe foto personat që po ua “rrëmbejnë” protestën studentëve dhe po e çojnë tek Kryeministria, pala tjetër denoncon Arlind Qorrin me shokë, pse nuk i çojnë studentët tek Kryeministria.
Ky debat pa kuptim, në një farë mënyre ka kompleksuar edhe studentët, që nuk guxojnë as të kalojnë nga Kryeministria.
Po i shmangen Kryeministrisë, si “djalli temjanit”.
Në fakt, i vetmi vend ku duhet të mblidhen sot studentët, është pikërisht Kryeministria.
Jo vetëm se Lindita Nikollën tashmë ata e kanë shkarkuar praktikisht, por edhe sepse i vetmi që po negocion me ta (më saktë, po përpiqet) dhe iu ka dalë zot, është pikërisht Edi Rama.
Është Rama ai që ka në dorë zgjidhjen, jo Lindita,
Ndaj studentët nuk kanë pse mblidhen as tek Ministria e Arsimit, as tek “Zogu i Zi”.
Ata kanë punë me Ramën dhe duhet të protestojnë poshtë zyrës së tij.
Dhe kjo, jo vetëm pse Lindita Nikolla nuk ka se çfarë t’iu ofrojë, por sepse protesta e ka tejkaluar qëllimin e nisjes së saj dhe është kthyer në një revoltë pakënaqësie për gjëndjen në vend.
Ajo është një protestë politiko-sociale dhe është kjo arsyeja, që ndryshe nga çdo protestë e mëparshme, kjo e studentëve ka ngjitur kaq shumë dhe ka ngazëllyer shoqërinë.
Ajo tani nuk është më një protestë për arsimin, por një klithmë për të ringjallur shpresën e vdekur.
Atë shpresë që Rama, si i fundmi i politikanëve të brezit të tij, nuk arriti dot ta ngjallte, edhe pse shpresat për të kur erdhi në pushtet, ishin të mëdha.
Ndaj tani duhet të përballet me të zhgënjyerit e tij.
Këtë radhë jo për t’iu dhënë shpresë, por llogari dhe zgjidhje.
Pa u vrarë shkaktari i protestave. ,mendojn që se kemi seriozisht.
O karagjoz!
Rama ne Kryeministri dhe ne foltoren e parlamentit po i fton
Me duket se ti je nje pjese e Kazanit
O KARAGJOZ
@Tirona
Karagjoz ti, karagjoz kush t’vuni, per Edi Ramen po valon druni..
ESHTE TEPER VONE ,AJO QE TANI RAMA PO BENE .DUHET TA KISHTE BERE QYSHE NE VITIN E PARE TE MANDATIT TE DYTE. KESAJE I THONE :BONI SHURREN BACES. LUGA E MADHE ,SHQYEN GOJEN E VETE .KUJDES KUSHE E PERDOR.
O gazetar medioker. Rama nuk ka shkopin magjik ti zgjidhe te tera me nje te rene te lapsit. Juve jua preu koromanen qe I benit shkrimet dhe emisionet nese KM ju hidhte kocken e rradhes. Studenteve jua ka ofruar zgjidhjen por falangat e Leshelise (qe u perbetuan ne Jale) dhe ato te Partise talebano dhjerrokratike kerkojne te helmojne shpirtin e protestes duke mos lejuar formimin e nje perfaqsie studentore te dialogoje me Qeverine. Po sikur Qeverise ti jepnin ultimatum mesuesit, ushtaraket, minatoret, naftetaret, policet dhe apo shtresa te tjera te margjinalizuara te shoqerise cdo te behej??? Katraure. Ate doni ju gazetaret e paguar nen dore dhe permbi dore. Turp per kete shkrim.
nga videot ne youtube duket nje proteste farse qe realisht protestojne 50 veta. dhjete veta qe mbajne pankarten e madhe dhe bertasin + 10 rreth e qark + 10 me pankarta te vogla. shtojme edhe 20 te tjere me te njejtin ideal (??) per tju bere qejfin dhe kaq. te tjeret jane nga ata lloj studentesh qe per te mos shkuar ne kafene gjejne nje sebep me te mire per te shtyre kohen.
qe behen protesta kjo eshte normale ne demokraci, por qe studentet shqiptare te protestonin per diploma jo te shitura kjo do ishte e madhe. puna eshte se kta “e çojne vendin edhe me perpara”! kta duan qe ti paguaje qeveria.
protesta eshte e organizuar, dhe ka mundsi qe edhe vete qeveria te kete gisht. mbase dikush ka mare nje iniciative duke filluar nga poshte mbasi e ka pare qe nga lart eshte pothuajse e pamundur. puna eshte qe protesta eshte si nje gjel pa koke qe vrapon kuturu.