Nga Zamira Çavo*
Protesta e studentëve lindi si rezultat i mungesës së shpresës dhe sidomos mungesës së besimit te klasa politike shqiptare. Ose të paktën unë kështu e lexoj.
U desh një pikë që gota e mbushur me vrerin e së përditshmes që ajo të derdhej.
Asnjë protestë tjetër e cdo grupimi qytetar nuk mund të sjellë dot ndryshim.
Historia ka treguar se është rinia ajo që bën Revolucionin dhe sjell ndryshimin. Rinia është e ardhmja e vendit.
Nëse ajo lëviz, lëviz e gjithë shoqëria!
Sepse me ta janë prindërit, gjyshërit ,vëllezërit e motrat! Vetëm rinia mund të ndalë rrëshqitjen e mëtejshme të vendit .
Vetëm rinia mund të ndalë korrupsinonin, veset e degradimin e politikës dhe ti japë popullit mesazhin se “askush në këtë botë nuk është i pazëvëndësueshëm dhe i pakontrollueshëm”.
Vetëm kjo protestë mund ti tregonte z Rama se mund të largohet nga pushteti jo kur do ai, por kur do RINIA!
Por unë kam frikë se : Si dhe protesta e rinisë së dhjetorit 1990 ajo mund të “uzurpohet” nga batakcinjtë ! Kështu përfitoi atëherë Sali Berisha dhe nxorri në hije Azem Hajdarin me të tjerë.
Dhe më pas populli kuptoi se idealet e atij dhjetori i kishin dhënë frymë vetëm pasurisë së një klani të caktuar, ndërsa Azemi u fut nën dhe, fizikisht dhe ideologjikisht!
Protesta nga dita në ditë duhet të forcojë unitetin e saj që të garantojë bashkimin edhe të pjesës tjetër të popullit.
Por protesta e dhjetorit 1990 u përca në grupime të ndryshme. Këto grupime që cfaqen si forume partiake rinore e ndonjëherë si reparte militantësh partiakë do bjënë ‘cështë e mundur të marrin drejtimin e protestës. Kjo do të shënontë fundin e saj.
Protesta tashmë duhet të marrë forcën nga qëllimi i saj final, që në mendimin tim lidhet edhe me shkakun e vërtetë të saj: eliminimin e kësaj elite politike që për gati 30 vjet e shkatërroi këtë vend më shumë se sa pushtuesit!
Por hapat duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Kjo kërkon një organizim të brëndshëm dhe kalimin drejt një formatimi të një programi të qartë.
Protesta duhet të jetë e përgatitur për të nxjerr jashtë vetes elementët e dhunës dhe shkatërrimit. Kemi 30 vjet që vetëm djegim e shkatërrojmë dhe nuk kemi më këllqe që të përballojmë shkatërrimet !
Me dhunë e djegje nuk rrëzohet qeverija po rrëzohen “xhepat” tanë që do ngarkohen me taksa për të mbyllur plagët e rrëmujrave.
Kam frikë se krerët e protestës do ‘blihen” nga partitë politike për tu shfrytëzuar për interesat e tyre.
Protesta nuk duhet të lejojë rrotacion: të iki Rama e të vij Mona apo Basha! Rinia ka forcën për të ndryshuar epokën, por ka dhe mundësinë e madhe të zhgënjejë e ta bëjë protestën instrument për më të keqen!
*Pedagoge ne UMBT
Protesta të nxjerë përfaqësi politike, me platformë dhe të ballafaqohet me popullin për të fituar me vota. Ajo sot nuk mund ti imponohet popullit se nuk është përfaqësuese. Edhd kaq gjë nuk e kuptojmë?!