Pa kthim mbrapa

10 Dhjetor 2018, 16:55Blog TEMA

Nga Rudina Hajdari

Pa kthim mbrapa për t’i bërë jehonë fjalëve të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, mbi politikanët që heqin dorë nga deklaratat e tyre “A lady is not for turning” dua të t’ju them se, ata që presin që unë të heq dorë nga deklarata ime do të zhgënjehen.

Ndërsa ata që më kanë votuar e kanë në dorë të përcaktojnë të ardhmen time politike. Por para se kjo të ndodhë më lejoni të ndaj me Ju disa gjëra.

Ndërsa shihja ish-komunistët e “disidentë” të epokës së Hoxhës, që mblidheshin pranë sheshit të studentëve, në vendin e shenjtë ku u mposht sistemi komunist totalitar në Dhjetor 1990, më erdhën në mendje fjalët e historianit britanik John E. E. Dalberg-Acton të Shekullit të 19-të. “Pushteti ka prirje të korruptojë”, si dhe “Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”.

Partia Demokratike, e cila themelua në atë kohë u krijua për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta. Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua. Më datë 8 dhjetor nuk ishte e planifikuar që unë të merrja fjalën për të folur gjatë aktivitetit në Qyteti Studenti.

Kërkova që të më lejohet të thoja dhe unë diçka. Fjala “Azem” u përdor mbi dhjetra herë, ndërsa unë, nuk isha aty për dekor, bashkë me vëllezërit e mi. E vërteta është që nuk kisha përgatitur ndonjë fjalim, sepse nuk e dija saktësisht as çfarë do ndodhte atë ditë, por e zhgjënjyer nga rrjedha që po merrte aktiviteti, mora situatën në dorë duke kërkuar me këmbëngulje që të flisja dhe ashtu u bë.

Ndërkohë më pas, lexoj mediat që shkruanin se më paska dirigjuar Sali Berisha të flisja për tërhequr vëmendjen e studentëve. Ndokush mund ta merrte dhe si kompliment, por këtu ndahen njerëzit, nuk është ne karakteritin tim të më udhëzohen fjalët nga ndokush, qoftë ai Sali Berisha apo Lulzim Basha, dhe brënda partisë e dinë fare mirë këtë gjë. Me përgjegjësi të plotë, mendova se dikush duhet të thotë diçka, me shpresën se gjesti ishte i duhuri dhe ashtu ndodhi.

Ndërsa flisja nga podiumi, në vetvete ndihesha e zemëruar se pse isha aty, dhe jo me studentët. Mendoja me vete, që personat që po i japin një nxitje për ta rrokullisur më në fund përbindëshin e korrupsionit në vendit tonë, janë larg këtij podium, dhe formoja fjalët që më dilnin nga brëndësia ime ashtu sikurse e mendoj edhe sot. Me shpirt isha me Ju, por fizikisht diku tjetër. Im atë do të kishte qenë po ashtu me Ju.

Por ama sot Shqipëria më shumë se çdo gjë tjetër, ka nevojë për një lëvizje jo partiake, dhe unë e respektoj qëndrimin tuaj apolitik, dhe e mbështes plotësisht këtë frymë. Duke shmangur përkatësinë politike them me bindje se, Ju do jeni në gjendje të ndërtoni një shoqëri civile të vërtetë pas kësaj lëvizje. Prandaj sa jeni në kohë merreni këtë kauzë seriozisht.

Ata që ishin “fituesit” e viteve 1990 nuk mund të jenë më fituesit e viteve të ardhshme, pasi Koha është në krahun tuaj dhe epokat ndahen këtu. Më duket me vend të përmend frazën e jashtëzakonshme të John Milton, mbi dëbimin e Satanait nga parajsa “Më mire do të preferoja të shërbeja në parajsë sesa të mbretëroj në ferr”, sepse drejtimi i një vendi që i ngjan ferrit nuk i duhet askujt.

Dua gjithashtu t’ju sqaroj se, heshtja ime këtë fundjavë erdhi si pasojë e takimeve të ndryshme, angazhimeve dhe deklaratave të shumta mbështetëse nga anëtarët e partive të ndryshme dhe njërëzve jashtë politikës, të cilët më kanë kontaktuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, më kanë pyetur nëse kam ndërmend të ndahem nga Partia Demokratike për të formuar bllokun tim parlamentar. Por unë i qëndroj edhe një herë fjalëve të mia se, po e konsideroj me seriozitet dorëzimin e mandatit tim.

E kam vështirë të shikoj një të ardhme brënda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste.

Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten.

Partia e Lëvijes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim.

Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh.

Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan.

Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa.

36 komente në “Pa kthim mbrapa”

    1. sumqina says:

      Ka mundesi se s mund te jet kjo vajze e efukuar ne amerike kolege e dy rrugaceve salianusi dhe grigja suma qe shkerdhehen ne parlament.

    2. Maksimi says:

      Tentative per te bere per vete “studente”… Ik o pirdhu.

  1. Lani says:

    Doli me ne fund kelyshi…..

  2. XY says:

    A e ke pyetur ndonjehere. tet, eme se nga ju erdhi gjithe kjo mire – qeni- e !!!
    Apo me 500 mije leke te vjetra , te rroges mujore te Fat – Mires ju ju erdhi bolleku.Leri sofizmat , eshte veshtire te jesh e drejte e vertete. Beji nje here llogarine dhe pastaj dil dhe moralizo !!
    Shaje PS – ne dhe LSI – ne, por kujdes se mos shan PD – ne dhe kryekriminelin Bisha – Berisha , se pastaj e din ti sr çfare peson.

    Shaje

  3. ILIRET says:

    E vertete se Azemi do te bashkohej me protesten.
    Keshtu beri me ish te perndjekurit dhe u perjashtua nga PD. U shpall spiun.
    Prandaj Rudine, hap syte.
    Me Berishen nuk behet shaka. Kujdes nga aksidentet. Ose ik ne SHBA. Ruaj veten…

  4. Ti do besh te dalesh para studenteve dhe tju thuash sa dollar ne vit ke paguar per studimet ne amerike dhe ku i ke gjetur.
    Do besh mire tju shpjegosh si funksionojne universitetet ne amerike.
    Dhe i thuaj drejtesis te hapin dosjen hajdari dhe si keni ven gjith ata pasuri…..

  5. Klimax says:

    Kur do e kuptoni qe jeni llumi i shoqerise! Kur do e kuptoni qe nuk keni asnje vlere! kur do e kuptoni se fjala “Azem” nuk ka asgje te perbashket me demokracine, ashtu si partia qe ti mban mandatin, ashtu si dhe partite e tjera shqiptare! Kur do e kuptoni qe jeni shembelltyre e korrupsionit, krimit, mafies, droges, vjedhjes, injorances, barbarizmit e deri kanibalizmit! Kur do e kuptoni qe jo vetem 28 vite, por 280 vite te kalojne, shqiptaret e vendi me ju, perfaqesuesit e parlamentit dhe te partive politike, do te jene po aq te varfer, po aq pa shprese, po aq larg Europes!

  6. shqiptari i ilirise says:

    Në do burra sharlatanë
    Që lëpihen në çdo anë
    Që të përçajnë vatanë
    Në sa të duash tropojanë!
    Kjo qënka me sa duket edhe për femrat e tropojës.

  7. Aspirantja says:

    Vec Mandatit moj vajze, duhet te dorezoshe dhe gjithe pasurine e marre mes grabitjes nga babai yt dhe nenes, gjate ketyre 28 viteve. Po ashtu te kerkoshe falje per bemat, vrasjet, shkaterrimet qe ytate ka bere para se ta vrisnin, e jo te jesh krenanre per emerging e tij.
    Ndryshe, skan kuptim fjalet e tua.

    Ti nuke je zgjedhur, ti je future ne liste nga Sali Berisha dhe Luli ne listat e deputeteve te mbuluar ate qe bene me baben tat.
    Besoj me kuptoni.

  8. Jani says:

    Per vetingun e mamit nuk the nje fjale. Ju la baba pa breke ne bythe ndersa tashti hapeni bythesh. Vertet per mamin nuk ka kthim mbrapa, eshte e ikur nga gjyqesori. Ndiqe dhe ti sepse i erdhi fundi hegjemonise 30 vjecare te barbonerise qe u gdhi aristokraci.

  9. shqip says:

    I ke bere ndonjehere pyetjen vetes ; pse njerezia nuk e ndjek me Pd ? Ne keto te ashtuquajtura
    ” perkujtimore ” te babait tend , nuk te bie fare ne sy pjesmarrja e ulet e te pranishmeve ? Qe gjithsesi , jeni ju familjaret , ca miq qe kane ndonje ” borxh , nder ” , dhe regjia makbethiane qe nuk mungon te kthehet ne vendin e krimit . Pse moj vajze nuk e mendon ? Popull i thjeshte as qe denjon te perkujtoje nje si Azemi . Shoqeri civile , zero . Trup diplomatik , s’kemi degjuar ndonje amb te ndeze nje qiri . Atehere ti ose nuk kupton , ose me keq akoma nuk je vetvetja . Ca me e rende nese je e detyruar nga familja ( padrino – ” clan dei vicidolasi ” . Ti Rudina po deshe qendro deputete . Ti Rudina po deshe lere mandatin . Por me siguri absolute , ti Rudina nuk leviz as milimetrin nga ajo ç’ka qene , ç’eshte , e ç’do te ndodhe . Dhe e di psene e Sterio Spases ? Sepse njerezit e kane bere ndarjen qe ne te gjalle me babain tend . Me familjen tuaj qe gjithashtu ka shkele ” nderin ” ,nese mund ta quajme nder . Duke e pare vrasesin perdite para syve , dhe nuk u distancuat nga ajo organizate kriminale ( pd ) .

  10. Monitor says:

    Deri tani Rudina une besoj se ti manipulohesh! Eshte e pamundur! Per shkak te Edukimit qe ke marre ne 10 vitet e fundit! Une besoj se po ti je e modeluar! Njerzit e ty dhe jot em kane 20 vjet qe jane fasde! Ceshtja Hajdari mbetet e pazgjidhur! Nje gjyqe me te denuar por pa treguar motivet pse u vra! Debatet gjate ketyre 20 viteve, dikush i kthyer ne Shqiperi per tu rygjykuar pa mamin tend gjyqtare, vrasjet e shumta ne Tropoje ne 97-2000, pergojumet e shumta per figuren e A. Hajdarit, kane mbatur gjalle dhe shtrojne e dhe sot pyetjen: pse dhe kusdh e vrau Azemin! A mendon se familja e Azemit duhet te ishte e permbajtur dhe gjate ketyre viteve duhet te kishte shpallur nje lloj moratoriumi me PD, nga dera e se ciles ai doli dhe e vrane. Une sigurisht e vleresoj lenien e mandatit! Por mendoj se perpara se vijosh duhet te punosh shume per te verteten e Babaite tend te dashur! Nje pjese konsiderueshme e opinionit publik mbetet i paqarte dhe per familjen Hajdari mendojne se ka abazuar me vrasjen e tij. Sidomos mami! Une gjithsesi te uroj te ardhme dhe sukses.

    1. Bureto says:

      Po kjo feçka e Azemit dhe Fatmirës, nuk mund të krahasohet me motrat e Qemal Stafës, de! Qemal Stafa, komunist idealist, u vra në pabesi në moshën 22 vjeçare. Gjatë dhe pas luftës u bë simbol i komunistëve. 5 maj dita e vrasjes së tij është ende dhe sot “dita e dëshmorëve”, është Hero i Popullit, dhe për këtë simbol të komunustit, deri më sot nuk ka dalë një njeri nga i gjithë spektri shoqëror e politik shqiptar që ta përgojojë. Motrat dinjitoze të tij, nuk pranonin në 5 maj, hierarkë komunistë, Enver Hoxha nuk shkeli kurrë në shtëpinë e tyre modeste në rrugën e Durrësit. Sa jetuan, jetuan me nder një jetë modeste, pa asnjë ofiq apo pushtet, edhe pse mund t’i kishin të gjitha, ama po të ishin të sojit të kësaj Rudinës, nënës dhe vëllezërve të saj, që u ka pjellë dhe gjeli vezë.
      Pra vajza ç’ka do që të bëjë, se ia thotë ato koshienca, se ia kërkojnë të tjerë, apo arsye që ajo vetë i di, është njeriu më i gabuar që mund të shërbejë për ndonjë kauzë.
      Jo për gjë! Mjafton të krahasoni dy rastet e mësipërme dhe nxirrni vetë konkluzionin.

  11. Lumi A says:

    Po ne menduam se ti e dorzove mandatin? Apo mendove se do na merziste nje vendim i tille dhe do te ndryshoje mendje. Rudina nuk me pelqen te ofendoj por ti nuk mund te jesh model as per studentat dhe as per popullin. Besoj se arsyet i din por nese nuk ti kane thene po ti kujtoj une. Babaj dhe nena e juaj perceptohen si hajduter dhe ti ke studjuar ne Amerike, pra ke perfituar nga sistemi qe prinderit tuaj e kane shfrytezuar barbarisht.

  12. mergim tari says:

    Sa te thella kane qene keto pune o shoku Jovan.
    Ne pamundesi per te fituar zgjedhjet me rruge ligjore, Po perdoren te gjitha menyrat per te ardhur PD ne pushtet. Si mund te zgjidhe kjo hallet e studenteve, kur nuk deshiron te marre as guximin te zgjidhe se Kush ja vra dhe perse ku vra I jati.

    Jo zonje, si ka mundesi nje nje partiake deri ne perfaqesim ne parliament, ti bashkohet atyre qe gjoja nuk duan asnje politikan.
    Boll me keto mashtrime se mileti u genjyen nje here nga bandite te felliqur si SALI BERISHA E AZEM HAJDARI. Nuk genjehen me nga krimi. KAQ

  13. Protestuesi says:

    Ashtu sic ne levizjen e Dhjetorit u desh qe ne krye te delte nje ish sigurims, sikunder qe ytat, ashtu edhe ti si spiune e berishes duhet te vihesh ne krye te kesaj levizje studentore. Kujdes vajze se saliu u perdor dhe pastaj u vret. Mos u kthe edhe ti ne bronx.

  14. timo says:

    Mos u këthe moj çupë se ske çna duhesh.

  15. Tarrasi says:

    Me sa duket ja paska mesuar babi se kë pelqen Ambasada e SHBA, ai do te drjetoje Qeverine Shqiptare /!?
    Sa TURP !
    Qe ketu kjo femer duhet flakur ne kosh .

  16. no says:

    E, kush te ka per hesap ty!? Si kripa qe tretet ne uje …

  17. Me durim says:

    Mire krimi qe na mbuloi 28 vjet qe kishte dore dhe babai kesaj vajzes, po hajde duro akoma keta “lumbricus terrestis” gjithe jeten. Paskemi lindur ne dite te keqia!

  18. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Diaspordha e Amerikes i vuri detyren e rradhes. Asnje gje nuk ndodh rastesisht, as kjo deklapata per doreheqje nga mandati. I thane hidhu pertej vijave te armikut dhe moho partine tende se na sherben me mire andej kufirit sesa ketej kufirit. Shaje Saliun, Lulin, PD, shaj majtas e djathtas deri sa te behesh e pranueshme.

  19. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Diaspordha e Amerikes i vuri detyren e rradhes. Asnje gje nuk ndodh rastesisht, as kjo deklapata per doreheqje nga mandati. I thane hidhu pertej vijave te armikut dhe moho partine tende se na sherben me mire andej kufirit sesa ketej kufirit. Shaje Saliun, Lulin, PD, shaj majtas e djathtas deri sa te behesh e pranueshme..

  20. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Diaspordha e Amerikes i vuri detyren e rradhes. Asnje gje nuk ndodh rastesisht, as kjo deklapata per doreheqje nga mandati. I thane hidhu pertej vijave te armikut dhe moho partine tende se na sherben me mire andej kufirit sesa ketej kufirit. Shaje Saliun, Lulin, PD, shaj majtas e djathtas deri sa te behesh e pranueshme…

  21. ben says:

    Po per PD-ne nuk na the asgje moj e “ditura” e legenit Azem Hajdari?
    Leri citatet qe i merr nga GOOGLE search se je teper e re per te na dhene mend. Ti dhe keta palo studente qe vetem studente nuk jane, me mire ulni kokat dhe mesoni qe te dime se kujt tia leme stafeten ne te ardhmen.
    Po te ishe vertet me aq moral te larte, nuk do pranoje qe te hyje ne parlament, kur kontributi jot per shoqerine shqiptare eshte zero. E dyta, do te ishe me e besueshme po qe se do flisje ca fjale per deshtimin e partise tende, para se te na citoje njerez me mend qe me siguri nuk i ke lexuar kurre.

    1. ta theme dhe une nje llaf says:

      O beni, duhet thene atij ish zevendesministrit Muka a si e ka qe merret me zbulimin e plagjiaturave ne Shqiperi qe te ja nxjerre dhe kesaj plagjiature recitimin e googles . Se ç’po na shohin syte e ç’na degjojne keta veshe te shkrete. me mire do çojme ne mes te studenteve ndonje gomar qe i ka veshet te gjate mbase i kupton se çfare duan, se ata deri tani edhe duan edhe s’duan.

  22. ta theme dhe une nje llaf says:

    O beni, duhet thene atij ish zevendesministrit Muka a si e ka qe merret me zbulimin e plagjiaturave ne Shqiperi qe te ja nxjerre dhe kesaj plagjiature recitimin e googles . Se ç’po na shohin syte e ç’na degjojne keta veshe te shkrete. me mire do çojme ne mes te studenteve ndonje gomar qe i ka veshet te gjate mbase i kupton se çfare duan, se ata deri tani edhe duan edhe s’duan. Desha te shtoja qe le te kthehet dhe pak perpara jo vetem prapa.0

  23. ErionS says:

    nuk e di nese do e lexosh kete mesazh e dashur Rudine por ti duhet te rrishe ne PD per nje arsye te vetme …ti afrohesh me afer vrasesit te babait tend dhe shkateruesit me te madh te shqipetareve mbas Hoxhes dhe te behesh nje Avni I dyte dhe une ate dite do fluturoj nga Bostoni ne Tirane dhe do protestoj ne shesh per lirimin tend nga burgu si atdhetare .
    Tung

  24. Ylli bingo says:

    Vajza e nje delinkuenti nga veriu dhe nje surrogatoje nga jugu.. nuk ke brume, ke vetem llaç e tulla pa leje. Shko gjej ndonje pune dhe mos na hap më barkun se te njohim nga vjen

  25. lato says:

    Boll duruam hajdarin,do durojme edhe HAJDAREN.

  26. Lennard says:

    Mire e ke .Beji Yzmet atij zezakut qe ke Zene se ka Pallen e madhe.Ke lindur per Qejf.

  27. as nje parti says:

    po pse mo popull budalla kur ishte azem ajdari gjalle perse r deshi i gjith populli shpitar dhe pse qau nje shiperi e gjithh kur u vra azem ajdari mundeni te ma shpjegoni pak ju lutem rrespetk per ty rudina ajdari

  28. as nje parti says:

    pa me thoni pak perse i gjith populli doli ne protest kur u plagos azem ajdari dhe perse i gjith populli qavi kur azem ajdari u vra pran selis te PDs

  29. Labi says:

    co gje tebesh moj vajze turpi dhe urejtja nuk do u ndalet si bija e lamashit dhe e bija e mamase qe buzet i beri si byth dhe bythet si buze. ptuuuuu familje e qelbur.

  30. Martini says:

    U martua gjarpri me iriqin dhe linden 1 meter tel me gjemba.Si regull e tille duhet te jete kjo.Megjithate nfa gjembi perjashtimish del trendafili.Ta dije kjo e mjera ke ka ptur baba e ka ka nene…..

  31. buj says:

    ore ti ke te drejte, po me aq sa te kam degjuar me pare, a mund ti besoj une ketij artikulimi me kaq vizion e kthjelltesi, vertet dora jote te shkruaje keto?.. te kemi xhan Rdudine se fundja bab e non nuk e zgjedh vete, po ne nderin tend edhe te familjes do ishte te kerkoje veting ose pasterti figure per familjen tate edhe pastaj per partine tate, edhe shohim e bejme pastaj per te studentet e ca me pak per te ardhmen e SHQIPERISE, tani Azemin nuk e pati vene yt ate edhe e hoqi me shkelma nga pd, e coi dhe mish per top edhe pastaj e boni brox ku hedh lot krokodili, jo ty qe te ka fut vete ne liste do dilke ti nga vatha ti pa pyt bac Salen, se do u kerkoke falje zgjedhesve ti, e di ti kush te ka votuar cila zone ??? se je edhe e bija nje studenti qe rrinte ne kohe te diktatures me pistolete ne brez heroi demokracise, gjyqtares Fatmira negociatorja me e mire e krimit, shif pak ndryshimete masave qe ka bere, edhe vellait tend qe i hec aq mire biznesi… heshtni se jeni per turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje