Pse studentët nuk mund të negociojnë më me Ramën!

10 Dhjetor 2018, 10:15Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Zoti kryeministër! Studentati i universiteteve publike po thotë: antiintelektualizmit tënd i erdhi fundi – jep dorëheqjen!

A do të krijohet dot masa kompakte e studentëve për të shpërbërë amoralitetin e qeverisjes shqiptare?

Po, do të krijohet! Madje ajo ndërkohë është krijuar.

Kurse Monika Kryenadhi e disa të tjerë, lodhen kot me kërcënimet ndaj studentëve mes hafijeeve të tyre. Studentët nuk tremben.

Tani po kuptohet qartë se kjo masë kompakte studentësh të iluminuar e ka kapur mendimin që vetëm kjo me rezistencën e saj morale do të arrijë të shpëtojë edhe veten, dhe të gjithë shqiptarët me garantimin e së ardhmes.

Garantimi i së ardhmes së studentatit shqiptar, që deri tani ka qenë një e ardhme e humbur, do vijë domosdoshmërisht, nëse masa kompakte e studentëve do të qëndrojë e pastër. Dhe shenjat janë të plota: ajo nuk do të shpërbëhet edhe pse korrupsioni qeveritar dhe opozitar po i bën të gjitha përpjekjet për ta shpërbërë.

Brenda kësaj përpjekje për ta shpërbërë, del edhe propozimi mjeran “për dialog” i një kryeministri të trembur dhe të pamend.

Studentët i janë sulur qeverisë dhe gjithë korrupsionit të lartë shqiptar për të nxjerrë veten dhe të gjithë shoqërinë shqiptare në mbijetesë, ndërsa korrupsioni kërkon lloqe dhe gënjeshtra për të t’i zhytur studentët në paqenie.

Çfarë do të dialogojë me studentët një kryeministër i falimentuar?

Studentët nuk kanë lidhje me korrupsionin. Rama iu thotë tani nga frika që rektoratet janë të korruptuara. Po ky? nga na vjen ky partizan, nga mali na vjen ky që nuk ka thënë asnjë fjalë për këta rektorate deri tani?

Studentët thonë që varfëria ekstreme iu rëndon ekzistencën me pagesa që shkojnë në xhepat e të korruptuarve; kurse Rama iu thotë “dua dialog”. Por, kur të ulët në dialog, ai do t’iu thotë: “ju nuk keni prova”.

Studentët thonë se pedagogët shesin notën; kurse Rama ka 70 përqind të administratës së tij me diploma të blera. Se vetë Rama urren intelektualizmin.

Studentët deklarojnë botërisht që është qesharak buxheti i universiteteve publikë, ata nuk kanë kushte studimi dhe kushte fjetjeje nëpër konvikte. Rama po iu thotë: “unë dua dialog”, që të nxjerrë në dialog ca spiunë të tij e me ta t’iu thotë studentëve se “kushtet i kemi speciale”.

Studentët kërkojnë dije dhe profesion. Rama iu kërkon dialog që t’iu thotë se “universitetet publikë shqiptare janë ndër 20 universitetet më të mirë rë botës”. Kështu në fakt ai iu thotë çdo ditë edhe shqiptarëve, që mirëqënia e tyre po iu rritet në çdo muaj qëkurse ka ardhur ai si kryeministër. Kurse shqiptarët tani hanë vetëm një vaft në ditë dhe në lebeti po kërkojnë të ikin nga Shqipëria..

Studentët thonë që ai kryeministër ka lejuar universitete publikë që kanë pedagogë pa gjimnaz; kurse Rama kërkon dialog që të sjellë “ekspertë ndërkombëtare”, të blerë me paratë e kanabisit, që këta pastaj të thonë se “pedagogët shqiptarë i ka zili edhe vetë Oksfordi.

Ja ky do të jetë dialogu i Ramës.

Në të vërtetë kryeministri aktual ka falimentuar. Nuk bëri asgjë, dhe vetëm mori e mori për vetë, pasi e grabiti popullin në 7 vjet. Kurse masës kompakte të studentëve nuk i shpëton dot.

Dy janë arsyet pse Rana nuk shpëton dot: e para, sepse masa kompakte e mijra studentëve e di të vërtetën; dhe e dyta, se përpara një studentati kaqë elokuent që e di të vërtetën, nuk e përdor dot policinë për dhunë.

Por çfarë duhet të bëjë ky kryeministër tanimë i falimentuar?

Dorëheqja është më në favor për të, në mënyrë që kjo mazhorancë ta vijojë jetën e vet politike dhe për dy vjet e gjysmë që i kanë mbetur, me një qeveri individësh të pakorruptuar.

Por a e kupton dot Rama këtë? Jo, nuk e kupton dot, se psikika e tij e sëmurë e shtyn drejt shprehjes së çmendur të Ligjit të XV -të: A pres moi le deluge – pas meje, qameti.

Prandaj Rama mund të shkojë nën këtë thënie, se nuk është në gjendje ta parashikojë me kuptim dhe të kujtohet se ndërkohë është krijuar edhe Prokuroria e Posaçmë, edhe Gjykata e Posaçme. Tanimë ato janë ngritur.

Pse, vërtet nendoni ju se, në funksion historik, është e rastësishme që protestat e studentëve dhe përfundimi institucional i kryer i Reformës në Drejtësi, vinë të dyja në një kohë?

29 komente në “Pse studentët nuk mund të negociojnë më me Ramën!”

  1. Lani says:

    A mor plehre ngjela , ti rruash by.. Edi Rames. A mor dallkauk , kur nuk ke pushtet ben si qen . Plaç o pseudo – intelektual. Te lutem redaksise botojeni komentin tim mos u beni servile. Tung .

    1. Xha Braho says:

      Lani kaq thelle ta ka “fut” prasin e dashurise Edvini mo? Ta mbash me shendet. Kur te te kulloje bytha gjak perdor Edvinin per pampers. Koqe.

    2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

      HAHAHAHAHA,te gjithe shajne avokatin si ”rrot [email protected]” per analizen dhe ”antiramen” qe shpreh ne kete teme,porse ne nje shkrim tjeter per ”dita e shqiptareve erdhi”,”armiqte greke,serbe ,ruse etj”,”amico amerikonet qe u digjet bitha per sunitoshqipfolesit”,”autocthonus muslims”,”shqiparizmi ballkanik” etj,etj………….avokati eshte realist,superpatriot,supershqiptar e pordhe me rigone!!!
      Jeni te pafytyre o sunita,nga len dielli ktheni barkun………..

  2. Lili says:

    Pirdh o Taku pirdh…rrini te gjithe di hijebat dhe mezi prisni ndonje rast te sukmoni Edi Ramen, te vermin politikan qe ka Shqiperia…te vetmin punetor e patriot we po i kthen dinjitetin ketij vendi…ke gjithe keto vite qe shkruan dhe nuk je folur asnjehere te vetne pwt studentet dhe kushtet e tyrw, pe kstadtrofen ky e futi Berisha arsimin shqiptar e te erdhi rasti tani te vjellesh vrer kundra Rames vetem e vetem petse nuk u bere minister…. hahaha!

  3. syri says:

    Kam ndjere keqardhje per nje pjese te njerezve komuniste dhe te Bllokut qe u denuan nga Enveri! Por vetem kaq! Ata e quajne veten te persekutuar se u zuri Perendia syte dhe mendjen! fjale dhe vtem fjale dhe prpae fjale! Ashtu si sot nuk rrine rehat! Avukati ,Tosi,Andi jane ish “bllokmen” dhe karakteristike e tyre eshte nihilizmi dhe karieriste te perkryer! Narssiste deri ne ekstrem keta butaforike nuk jane te kenaqur kurre! Ata i ka lene historia prapa jane akoma komuniste njelloj si Saliu! Por keta e pranuan Saliun nga sherbetor dhe u be ky qe eshte sot!

    1. E says:

      Iko avotak qe nuk ke fituar asnje gjyqe deri me sotPor jepe dhe mendje o bugazhi injorantVetem nje fjale di ti dhe e perserit vazhdimisht me vend e pa vend Anglo saksonet

  4. Amy says:

    Ti avokat Ngjela je nje psikopat, sa me shume plakesh qe me i lajthitur ne ato qe thua je, Cfare ju sugjeron ti studenteve ? te rrine ne rruge sa te rrezojne Ramen, dhe pas kesaj atyre ju zgjidhen problemet qe kane ? do tja zgjidhesh ti ? ap[o do ta zgjithe basha, berisha, meta , mona e me rradhe qe te gjithe ju bashke kerkon rrezimin e Rames, Po pse ? se po punon dhe po e ben Shqiperine ? dhe qe juve te gjithe bashke vetem keni derdellitur dhe asgje nuk keni bere as per universitetet as per studente ne tere keto vite? me thuaj zoteri cfare bere ti per te ndaluar blerjene dilpmave ne kohene Sali berishes ? bere ndonje lufte? JO ., asgje, epo kete lufte e beri Rama me qeverine qe ai ka sot, dhe kjo eshte merite e tij,
    Ti avokat do beje mire tu sugjeroje studenteve te ulen dhe te diskutojne, te luftojne me rruge te ulur ne tavoline jo ne rruge, qe te zgjidhin pak nga pak problemet qe ata kane, kjo eshte fillimi i nje epoke ku studenteve tu plotesohen dhe tu rregullohen problemet,

    1. TROÇ says:

      O Taku qe je ba kar e di me kohe, por qe je fare rrote kari tani e mora vesh, ti ke rrjedh komplet

  5. Studenti says:

    Ti je budalla, po si do i zgjidhin pa dialog kerkesat e tyre studentet?. Per intelektualizmin mos ja qaj hallin Rames sepse jo vetem qe qendron mbi gjithe ju sharlatanet , por eshte edhe shpresa e ketij vendi , qe me ne fund te behet shtet me drejtesi funksionale. Pikerishte kjo e fundit ka bere edhe atanten tuaj per te rrezuar Edi Ramen. Kot e kini Spaku e FBI- ja do ngrihen dhe meta, berisha , lulushi e gjithe ata shkolle shumet, vendin e kane prapa hekurave.

  6. Europa says:

    Z. Avokat ! Beni nje pune shume te mire , me artikujt qe shkuani . Kjo qeveri se bashku me Opozitaret e tyre , jane shume te konsumuar . Tashme ato nuk i beson me ky popull , por ato vazhdojne te qendrojne ne politike , duke mos patur asnje alternative tjeter .
    hqiperine dhe popullin e e varferojne cdo dite dhe vete pasurohen cdo dite me metodat e tyre mafioze .
    Sa per ,Prokurorine Spciale , personalisht jame shume skeptike , pasi keta kllounet e politikes ,kane kohe qe punojne ,per ta kapur drejtesine, akoma me fort se ne kohen e Berishes . Gjithesesi ditet po afrojne dhe uroj qe se shpejti ,te gjithe keta politikane te zhduken nga skena politike .
    Persa i perket protestes se Studenteve , mendoj qe ajo duhet te marri cdo dite , permasa me te medha , duke ju bashkur te gjithe prinderit , motrat , vellezerit , gjyshet ,si dhe qytetare te tjere, te cilet duan nje Shqiperi pa hajdute . STUDENTET JANE E ARDHMEJA E VENDIT , FORCA STUDENTE MOS U DORZONI .ATA POLITIKANE TE NDYRE, NUK DUHET TE TRIUMFOJNE .
    BASHKOHUNI QYTETARE ME STUDENTET , MOS I LINI VETEM ATA .

    1. ta says:

      si nuk te pyeten ty………

  7. uskania says:

    Si do t’i zgjidhin hallet studentët, duke kërkuar të mos studiojnë dhe ta marrin notën si të duan? Nuk studiojnë dhe shkojnë e paguajnë. Ata mbushin kafenetë e lokalet, shumica e konsiderojnë universitetin si pallë ariu. Nuk merret shkolla e lartë masivisht, si të rregjistrohesh në shkollën fillore. Për arsimimin e fëmijëve prindët paguajnë qimet e kokës në të gjithë botën. Studentët edhe punojnë për të mbuluar studimet universitare. Shkoni në Itali apo SHBA e Gjermani dhe ta merrni vesh se ku jeni. Kush nuk ka para dhe tru nuk merr të lartën atje. Shoqëria ka nevojë edhe për teknikë, bujq, blegtorë, tregtarë, zanatçinj. Mijëra e dhjetëramijëra, që mbarojnë çdo vit ku do punojnë? Aq më keq kur shumica nuk dinë shqipen dhe tabelën e shumëzimit.

  8. mendimtar says:

    Z. Ngjela, analiza juaj eshte shume e sakte, por nuk e ka fajin vetem Rama. Ju e dini sa njerez votojne per Ramen. E pra, ky eshte populli yne, keta njerez duan qe ti qeverisin. Injorance, korrupsion, krim, mungese kulture dhe edukate; keto jane tiparet e te gjithe klases politike ne vendin tone.
    Natyrisht qe pergjegjesine me te madhe e ka kryeministri, por gjerat ketu jane lidhur ne nje menyre qe nuk ka njeri qe i zgjidh.
    Hajduti thote “Kapeni hajdutin”……

  9. Gri says:

    Ngjela, Rama firmosi ne flamur me Haradinajn! Intriga e Lsi- Pd tashme po zbulohet! Analiza jote eshte pa fakte! Vtem abstragim! Pyetje per ty: A mundesh ti te shkosh e ti vihesh ne krye kesaj proteste! A do te pranojne studentet?

  10. sss says:

    I idioti europian, qe e te flet “bitha” jo mendj, po qytetaret qe fton ti te bashkohen …a nuk do shkojne ne votime ; atehere ti me Ngjelen dhe trapat e tjere krijoni partine e trapave dhe pergatituni per zgjedhje.

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    Taku,flokebardhe je ti,flokebardhe jam edhe une,keshtu qe kete qe do te te them mos ma merr per keq:
    E di fabulen e dhelpres me rrushte?…
    Sigurisht qe e di se je njeri i “kenduar”
    Tani po te them se si te imagjinoj une flokebardhi ty flokebardhin,me keto shkrime ;
    Duke qene se Edi Rama eshte jo rastesisht 2 metra i gjate,ti qendron si xhuxh “krenar” midis dy kembeve te Tij,
    me shikimin lart,si te shqiponjes … ?

  12. Ladi says:

    Je me injorant se ytat.je nje idiot i zakonshem,qe me opinionet tuaja kerkon..
    ..

  13. Aspirantja says:

    Mos i hidh zjarrit benzin more Taku. Mos u rrini mbas shpine studenteve dhe u fryni ne vesh. shume fakte ka se ne protest jane simpatizantet e Mones Lulit Berishes, qe dalin me lista dhe kerkesa te ndryshme cdo ore. kjo tregon se opozita i ka grupuar ata sipas interesit.

  14. Asi11 says:

    Avokat ja ke fut pordhes kot . Ti dhe te tjeret analist e pronar medjash kurre nuk ja keni qare hallin te varfrit sot po beni sikur ju vdìsni duke ndihmuar te varfrit . E para e punes studentet i ka nxjerr aty nje dore e nendheshme me qèllime te tjera qe jane pagu valut e madhe dhe kjo u vu re qe diten e pare sa qe disa student e nxoren sekretin duke thene qe edhe kerkesat po te na plotsohen ne greven nuk e nderpresim . Ti dhe disa tjere si ti po thoni qe Edi Rama exhte trembur dhe ju lutet studenteve hajde dialogojme . Jo nuk edhte e vertete po bini perfaqsi ti marrim me radhe problemet dhe zgjidhja e tyre kerkon fonde kerkon afat , ndersa ata thojne ultimatum qe o te na i zgjidhni sot o ska dhe zgjidhja nuk behet rruges ne ecje e siper por me masa te mecha e te kujdeseshme . Mire sa here kan demostru keto studenta me protesta disa oreshe ose ditore qe qeverise tja benin te qarta ose si me thene tja nxirrnin gjumin . Jo avokat nuk eshte kjo qe ju paska shkuar thika ne asht se paskan vuajtur shume . Aty mund te jene 5% qe me te vertete e ķane te veshtire nga ana ekonomike se shumicen i keni duke shpenzuar neper pape per qejf duke jua plotesuar damave cdo deshire . Ne funde te fundit une si kryefamiljar qe jam nuk jam per ate qe te derdhen paret vu per tua plotesuar ne maksimum deshirat sepse nga taksat tona merren ato leke . Ndigjo ketu ti avokat edhe ju te tjeret sikur edhe ye gjitha kerkesat tu plotesohen sot deri aty sa edhe vaska floriri po tju vendosesh ata do shtojne edhe 8 kerkesa te tjera deri sa tu jape urdher ustaj ta pushoje greven . Çfare gjeje qe nuk shkon verejte tek fjala e kryeministrit ne fb ku qarte ju tha hajdeni qe ti marrim nje e nga nje problemet dhe tju propozojme ato zgjidhjet tona sipas mundesive te qeverise , ju nuk doni atehere vazhdoni qendroni ne rruge sa te doni kush nuk do tju keqtrajtoje , çfare mendon ti avokat me hap zjarr kunder tyre si ish eprori yt se sot nga nje here ben sikur e kritikon . E fundit qe kam : Ti i thua jep dorheqen po ke me vendos Salinjanin , Klevis Balliun apo te atin . Po te nisemi ashtu sot çohen studentat dhe Rama e keshillon ti qe te jap dorheqen , neser çohen nxenesit e shkollave te mesme e protestojne e te thojne qe kryeministri te jap dorheqen , pasneser çohen e protestojne nxenesit e ciklit te ulet e i thojne kryeministrit trete jep dorheqen ku vemi keshtu o avokat mavria .Studenyeve tu behet e qarte qe keto jane mundesite tona po deshet vazhdoni mesimin po deshet lene shkollen . Per nje gje jam dakort me studentat , bashke me studentat perfaqesues te ministrise arsimit te bejne nje reforme te stafit pedagogjik dhe tju ule rrogat dhe te heqin urgjent ato pedagog qe kane marre pare qe neglizhojne mesimin qe nuk kerkojne llogori tju shikohen diplomat si i kan marre mos jane ndonje 6 mujoresh dhe ka deklaru sikur ka tituj e dekorata .

  15. Takime Tak says:

    Felliqesire ne cdo kohe, burre pa koqe ! I shkerdhyer ne burg .

  16. Ndoshta eshte pak i ashper me fjalorin qe perdor, por eshte e vertete se gjendja e universitetit shteteror eshte katastrofe. Ngjela dhe familja e tij kane qene vertet te persekutuar. Ngjela ka te drejte te flase me shume se kushdo tjeter qe llap ne media. Ngjela nuk po kerkon poste zyrtare, mund te ishte nje president republike me i mire se paraardhesit e nderuar.

  17. enter"" says:

    Tashme dihet qe je nje I rrjedhur. Se po te ishe me mend ne koke do kuptoje qe keta pseudo-student, qe tradhen gjithe diten kafeneve nuk mund te kerkojne rrezimin e qeverise nese ata e kane me ministrine e arsimit.

    Po nejse, edhe ti je nje llum kazani.

  18. Zagoriti says:

    Ngjela kete here ke shkruar me in at dhe inati eshte keshilltar i keq.Kryeministri eshte atje me votat tona.Demokracia nuk eshte rrumpalle.Studentet Duhet te zgjedhin perfaqesi per dialog.Paaftesia per te bere dialog tregon mjerim intelektual ose qellim per ti vene flaken vendit para se te behet Reforma ne Drejtesi.Mos dhe ti padashur Po I kontribojme kesaj rrumpalle.

  19. Me durim says:

    O Taku, lere Lubonjen per keto pune se ai ja ka marre doren. U bete ju bijte e atyre qe henger sa u deshi bytha , pastaj si nuk u a nxeni me e moren ne bythe si bajga ataviste per demokracine. Lere, Taku, he te keqen e parave qe ke marre si i dhier politikisht! Parate e shtetit shqiptar i mori Saliu me banden e tij dhe Te burgosurit poitik qe ju bashkuan Hitlerit. E di qe Mero nuk e nxierr komentin tim, por une, meqense e ndiej veten te lire pas ferrave i thashe ato qe mendoja. Besoj se Mero vete do ta lexoje. Kaq mero.

  20. C’varferi mendjeje e shpirti! Kazani, i/e kazanit, kazanit, kazanin, prej kazanit. Lakimi i emrit kazan. Merruni me kazanin. Cfare te themi tjeter!

  21. tafa says:

    Avokat mos ke pire ndonje pije energjike se te ka kapur shume dalldia dhe te eshte rritur ne menyre te pa kontrollueshme fantazia.Sipas teje i bie qe studentet duhet te negocjojne vetem me kryetarin e OKB-s ose ju personalisht qe i dini te gjitha.Me modest i dashur me modest pamvaresisht se ne jo pak raste modestia e tepruar eshte mendjemadhesi.

  22. Lizga says:

    Sa cinik dhe sa mllef ke per RAMEN,avokat….kjo spikat ne cdo shkrim tendin

  23. vp says:

    sa gabime orthografike ka ky shkrim!!!!

  24. ta theme dhe une nje llaf says:

    O Spartak, e more vesh qe Amerika po e ben avash avash antar te kongresit amerikan Fatmir Mehdiun? Ke gje per te thene per reformen ne drejyesi qe udheheq Amerika jote?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje