Nga Inva Nela*
Protesta studentore e ditëve të fundit në Tiranë, ka ngjallur një interes të pazakontë tek të gjithë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kudo flitet për të, në çdo faqe online, portal apo rrjet social.
Flitet për besim, për guxim dhe për një liri që duket se i ka munguar shumë shoqërisë shqiptare në këto gati 30 vjet ‘demokraci’. Kjo protestë duket se zgjoi sërish shpresën tek të gjithë ne, duke na treguar se mund t’ia dalim kundrejtë çdo padrejtësie që na bëhet, mjaft të ngremë zërin dhe të luftojmë deri në fund për të drejtën tonë.
Megjithatë, në gjithë këtë kakofoni të krijuar, ku shohim një grup të madh të përfshirë në mbështetje të studentëve shqiptarë ndaj kërkesave dhe problemeve të tyre, asaj që i druhem më së shumti është se gjithë kjo zhurmë e madhe të mbesë e tillë, pra një jehon reagimi pa një substancë konkrete që ofron zgjidhje.
Ditët e fundit kam lexuar lajme pafund duke filluar që nga arsyet që sollën këtë protestë e deri tek grupet e interesit që mundohen të përfitojnë nga aktivizimi si kurrë më parë i këtyre të rinjve. Nga njëra anë kemi një qeveri që herë i quan ngelsa e herë tenton të bëhet bashkë me to duke i ftuar në një dialog të përbashkët, por pa ofruar zgjidhje reale dhe nga ana tjetër kemi disa opozitarë që pretendojnë të mbështesin studentët, ku në fakt vetë këta janë gjithashtu përgjegjës për gjendjen aktuale të sistemit arsimor në Shqipëri.
Por studentët duket si i janë përgjigjur qartë të dyja palëve: kjo lëvizje nuk është politike dhe ne nuk dorëzohemi pa u plotësuar kushtet tona.
Por, në sajë të gjithë këtyre zhvillimeve, ku krahas krenarisë që ndjej tek shoh mijëra të rinj të vendosur për të marrë vëmendjen e të gjithëve dhe për të adresuar problemet e tyre, ajo që më shqetëson është ajo çfarë vjen mbas kësaj proteste. A do të këtë vërtetë zgjidhje jo vetëm për shqetësimet që këta student ndajnë por për të gjithë arsimimin në vendin tonë?
A është përgjysmimi i tarifës dhe përmirësimi i konvikteve zgjidhja për mosfunksionimin e deritanishëm të edukimit të lartë? Për t’iu përgjigjur kësaj do doja shumë që studentët që protestojnë sot në shesh të jenë të qartë për atë çfarë kërkojnë nga insitucionet përkatëse.
Mungesa e kurrikulave bashkëkohore, konkuruese dhe të përshtatshme me programet perëndimore, laboratorë me tekonologjinë më të fundit si dhe ngritja e qëndrave përkatëse për kërkim shkencor janë vetëm disa nga elementët kryesor që i mungojnë sot studentëve shqiptarë e që në të njëjtën kohë janë edhe faktorët kryesorë të largimit të të rinjve për tu edukuar jashtë vendit.
Ndaj krahas zhurmës së madhe së ditëve të fundit, ku çdo kush flet për numrin e madh të studentëve në shesh, duke u fokusuar kështu tek sasia dhe jo tek cilësia e protestës (ku me cilësi i referohem pikërsht zgjidhjes që të rinjtë duhet të ofrojnë për një arsmimim më të denjë për veten e tyre) e ku çdo kush fokusohet më shumë tek thirrjet anti-Rama dhe anti-Nikolla, i druhem shumë faktit që kjo protestë të mbesë vetëm si një kujtim i bukur, ku mbas 30 vitesh demokraci, pamë më në fund disa të rinj të bëhen bashkë për një kauzë absolutisht shumë thelbësore, por që për fat të keq deri tani nuk kanë arritur dot të shprehin qartë atë çfarë ata duan dhe konsiderojnë si një arsim cilësor në Shqipëri!
*Studente në Universitetin e Graz-it
si perhere pordhe me rigone ne nje bourdhelo sunitesh,qe te kujton ”pranveren arabe”………….gezuar ramazonin
Mutofagos je bo si Shabon Qosja; kruhesh me te gjithe dhe me cdo gje. Ve bast qe as qe lexon se cfare thuhet ne nje artikull. A ka shume gomere si ti andej nga katundi jot?
SHume e drejte .
Jo o motre, protesta s’ka lidhje me arsimimin. Ata mendojne per ca leke ne xhepat e tyre. Cilesia lidhet me te ardhmen, ata nuk meren me arsimin po me veten e tyre.
Nuk e kuptoj mire se per çfare protestojne keta studentet?! Dhe çfare kerkojne konkretisht. Une e di qe ne kohen e sundimit te padishahut Saleh vendi ishte mbushur me universitete qe fabrikonin diploma. Ku edhe djali i liderit italian Bossi, kishte marre diplome pa qene asnje dite ne Shqiperi! Siç thoshte edhe Rama ne ate kohe, te gjithe taksistet jane me Master! Po sot ku eshte problemi?! Perse ngazellehet opozita kur ajo eshte shkaktarja e shkaterrimit total te sistemit arsimor ne vend. Diktatura e keqe sa te duash, por ne ate kohe kishim nje nivel arsimor te papare. Si nga sasia edhe nga cilesia. LLogarit: e merrnin birin e botes nga guvat, den baba den injorant dhe e benin doktor! Madje e çonin edhe ne Paris! Po tani?! Une mendoj se problemi i pare eshte cilesia e mesimdhenies. Qe profesoret te mos marrin para ne kembim te dhenies se provimit! Ky per mua eshte problemi i problemeve. Por nuk besoj se studentet po demonstrojne per kete çeshtje. Ndofta kemi te bejme me kerkesa ekonomike?! Nuk e di.
Pse moj Inva ti mendon qe laboratoret shkencore do te bien nga qielli dhe ‘voila’ profesoret shqiptare qe jane profesore plepash do te shndrrohen papritur ne shkencetare te nivelit boteror dhe studentet do te shkojne te mesojne ne laboratoret e tyre. A e di se ne Universitetin Bujqesor u shkaterruan te gjithe laboratoret e ngritur per 45 vjet dhe qe e kishin renditur ate universitet nga me te miret ne vend. Nen kryesimin e Besnik Gjongecaj, tropojani qe Berisha e kish vene ne krye te Universitetit Bujqesor si Rektor, se bashku me Shaban Memine dhe hordhite tropojane esadiste dogjen dhe plackiten e shkaterruan te gjithe laboratoret dhe bibloteken e universitetit. Kjo njihej si biblioteka me e madhe ne Ballkan per bujqesine. Laboratoret kerkojne njerez te pergatitur ti ndertojne dhe nje qeveri 5 vjecare nuk mund tu jape studenteve ato qe nuk jane bere per 25 vjet. Ato qe dobici i Vicidolit i beri ketij vendi duke i rrenuar Akademine e Shkencave, Institutet kerkimore, dhe universitet qe i beri si gjygjtaret e plepave. Demi qe i ka shkaktuar serbovicidolasi dhe neo-esadisti Shqiperise eshte i pallogaritshem. Studentet nuk dine gje sepse kane lindur ne kete kohe te abisit per Shqiperine. Prandaj shqiptaret duhet ti bashkohen qeverise me kerkesa nromale dhe me bisedime dhe jo me protesta rrugesh. Nukm behen ndryshimet me dhune. Ndryshimet qe ti fletv kerkojne qindra miliona euro dhe rindertimin e universiteteve me profesore te rinj te pergatitur ne Perendim. Kjo kerkon rroga te larta per keta profesore te rinj. Kerkon pergatitje tekstesh. Dhe sigurisht kerkon studente te rinj. Si ti zevendesojme keta studente me studente te shkelqyer kur shumica e tyre jane medioker dhe nuk ja kane varur mesimit. Jane mesuar te fitojne gjithcka me shume pak. Shume pak mesim, shume pak, pune, shume pak djerse, shume pak mundime. Ti Inva e di shume mire se ne Zvicer ku je ti duhet pune te arrish sukses dhe jo demonstratat ne rruge per te kaluar shkollen apo per te hyre ne universitet me noten 5 apo 6. Prandaj leri hartimet e shkolles se mesme qe shkruan dhe jep keshilla te vlefshme dhe jo nga ato qe nxisin revolucionet marksiste. Nukm rrezohet qeveria sot sepse ushqim ka ne dyqane, universitetet jane atje, sepse rruget jane te hapura dhe cdokush qe eshte i zoti mund te shkoje ne cdo universitet qe desheron ne bote. Iku koha kur ne ishb studentet ishim te izoluar brenda mureve te Shqiperise dhe nuk kishm shanse te shikonim nje universitet europian. Vendi eshte i lodhur nga destabilizimi i vazhdushem sa here qe Greqia dhe Serbia kane hall dhe probleme nga populli shqiptar. Dhe ju i sherbeni hedhjes se benzines per djegjen e Shqiperise. Nuk e di se me ke krah eshte babai i jot por duket qarte qe edhe ju jeni pjese, permes babait tuaj, te shkaterrimit te Shqiperise nga esadistet e shqupit. Se bashku me ata qe nuk kane as din e as iman te leshelise. Qe vetem per para punojne si baxhella edhe i shoqi Like florire, bllokisti qe shkonte nga zyra ne zyre si taksidar per pozitat qe ju kishte dhene ne qeveri kalendereve te tij.
Shkelmi i shkaterimit per arsimin e larte ishte lejimi pa kriter i universiteteve private. Nje byth vend nuk mund te kete 50 universitete cilesore; tre apo 4 eshte maksimumi qe mund te sigurojne cilesi. Se dyti, kerkesa per uljen e tafirifes se studimeve (pale ai koqa Tupja thoshte se univetsiteti duhet falas) eshte kerkese qe nuk qaset fare me ekonomine e tregut. Perse duhet te paguaj shoqeria per dike qe neser pasi te marre diplomen iken ku ti foje qejfi? Shoqeria mund dhe duhet te paguaj per nje kategori studentesh qe jane te shkelqyer dhe nuk kane te ardhura. Edhe nese iken jashte vendit, kjo kategori me talentin e tyre i ngrene me larte emrin vendit.
Mbase jam gabim por si nuk pash nji student ne proteste qe nuk ka humbur asnje provim, nuk ka te ardhura te mjaftueshme familiare por punon edhe kamarier apo call center, fle me pak gjume flet dy tre gjuhe te huaja dhe per te ka kerkese per pune. Ndersa studentet me kater pese provime te mbetura gdhihen ne pabe edhe pse “nuk kane buke te hane” apo kur dikush u thote puno kamarier pergjigja eshte “ une kamarier” je ne terezi po mundohem te blej provimet e te filloj ne dogane tatime…. kush ma var mua ne sektorin privat…as babi qe ka biznes nuk me merr ne pune…Ju bej thirrje prinderve mos bleni provimet per femijet sepse diplomat leter nuk do te hyjne ne pune… pas kesaj do arratisen jashte e atje do pranojne te punojne kamariera… nuk “mbaj mend kush i hapi universitetet private qe shisnin diploma pa qene asnje dite ne mesim!!! “Kishte lezet thone diplom bleret nje pjese e tyre kthyer ne doktora shkencash te cileve u kerkohet kerkim shkencor!!! Kur nuk dine mire as shqipen!
Nuk e kuptoj pse nuk shprehen e rrine aq te heshtur Drejtuesit e universiteteve te cdo niveli??? Publike apo jo publike? Studentet e universiteteve jo publike kane para per te kryet studime prandaj nuk protestojne??????? Apo????