Nga Mentor Kikia
Kush mendon se këta të rinj janë në rrugë për 5-mijë lekëshat e provimit bartës, gabohet.
Nuk janë as për batanijet e konviktit apo tarfiën e studimit.
Padyshim që ata u ngritën për këto kushte, por revolta e tyre është shumë më shumë se sa kaq.
Ata janë aty të rrebeluar kundër qeverisë së sotme, kundër qeverisë së djeshme dhe kundër të gjithë atyre që kanë qeverisur e janë përgjegjës për shkatërrimin e shpresës së tyre.
Ata nuk kanë një kauzë politike, por kauza e tyre është kundër kastës politiko-financiare.
Ata janë revoltuar kundër oligarkisë ekonomiko-politike të koncensioneve, që pasurohet me paratë e taksave tona, dhe financon më pas politikën për të ricikluar pushtetin dhe vjedhjen, sipas parimit P(ushtet)-P(ara)-P(ushtet).
Ata janë revoltuar kundër ministrave e politikaneve të korruptuar, që me një tender zhvasin 20 milion Euro.
Ata janë revoltuar kundër gjykatësve dhe prokurorëve që shesin ligjin dhe drejtësinë si të ishte plaçkë tregu.
Ata janë revoltuar kundër pedagogëve të tyre që i nxisin të mos mësojnë, duke e shkëmbyer notën kaluese me 100 Euro.
Të gjithë këta nuk i kanë fëmijët në këtë protestë sot. Sepse i kanë në universitetet e Vjenës, Parisit apo Londrës. Fëmijët e tyre nuk janë në rrugë sot, pasi hallin më të madh këtë fundvit kanë se ku do ti kalojnë krishtlidjet dhe vitin e ri.
Fëmijët e tyre nuk janë në rrugë, sepse ata për ditëlindje nuk marrin thjeshtë një urim, por marrin makina luksoze e apartamente si dhuratë.
Aty janë edhe fëmijët e mi! Sepse unë nuk kam mundësi ti shkolloj gjetkë. Por, unë po i nxis ata të punojnë këtu, të mos marrin arratinë.
Unë për veten nuk kam më shpresë. U lodha duke shpresuar. Kam qenë në moshën e tyre në 1990 kur protestonim dhe shpresonim.
Tani nuk kam më fuqi të jem optimist për veten. Por për fëmijët unë do të godas jo me vezë, por me gurë, po të jetë nevoja. Nuk mund të pranoj që bastardët tua vjedhin shpresën edhe atyre. Kjo nuk është një çështje politike, ideologjike apo parimore.
Jo, është thjeshtë çështje personale. Dhe kështu duhet të jetë për çdo prind.
Mentor Kikia, shkrim i goditur dhe sigurisht keni aresye per te qene i pezmatuar, i shkermoqur dhe i lodhur me ate qe ” gjerat mun te ndryshonin”. Por mos mendo se jeni i VETMI duke qene se jane shume si Ju, ngelet si e vetmja gje e VETME …ajo.. SHPRESA qe nuk ka per tu shuar.
Te lumte Z.Mentor.Problemi eshte qe kjo levizje Duhet te prodhoje kerkesat qe Duhet te qendrojne per ndryshimin e politikes e te vendit.Kush do ti formuloje ato .Kjo nuk zgjedhet me sure.
Studentët nuk jnë në protestë për këto që thotë Mentori, por Mentori po përpiqet t’u japë një program revolte, atë që ky mendon se duhet ta kenë ata. Dhe duket paksa si nostradmçe kjo përputhja e datës së lodhjes së Mentorit nga të shpresuarit me datën kur e kuptuan po kështu si Mentori edhe Studentët dhe u ngritën në revoltë. Dhe kështu marrim vesh se humbja e shpresave mund të ketë një datë fikse që lindka njëherësh tek të gjithë. Do ishte mirë që t’i propozohej OKB-së ta shpallë si ditën ndërkombëtare të humbjes së shpresave.
Hallall Studenteve,
Nuk duhet te ndalen, nuk duhet te terhiqen e marrin fatet e vendit ne emer te prinderve te tyre, jo te lule luludhit, nje i paafte por shume i pasur. Larg Lulen, por zbythja qe i bete rame arrogantit eshte suksesi juaj i deritanishem