Ajo çfarë duhet të ndodhë pas protestave, është testi më i madh i Shqipërisë së sotme

7 Dhjetor 2018, 17:32Blog TEMA

Nga Dalina Buzi

Protesta e 6 Dhjetorit është shumë e rëndësishme, sepse ndezi tek këta studentë një dritë, një dritë që ata e kishin lexuar në librat e historisë, e kishin parë vetëm nëpër filma e në internet, ndërsa prindërit e tyre dhe të tjerë të brezave më të mëdhenj as nuk e shihnin më: Drita e Besimit.

Ky brez që sot ka mbushur rrugët e Shqipërisë ka lindur rreth viteve 97-të dhe as nuk ka parë trazira e revolucione; hedhjen e bustit të Enver Hoxhës e dinë nga librat; këta të rinj kanë qënë shumë të vegjël për të dëgjuar thirrje përpara kryeministrisë si “Mjaft”, “Nano Ik”, kanë qënë 8-10 vjeç kur shpërtheu Gërdeci dhe asnjë nuk u dënua, kanë qënë ende në pubertet kur u vranë katër të pafajshëm në bulevard gjatë një proteste dhe prapë askush nuk dha dorëheqjen. Këtij brezi askush nuk i foli për protesta, sepse fatkeqësisht, ata lindën dhe u rritën në sistemin më të rrezikshëm të një qeverisjeje: në Paqen e Dorëzimit.

Prindërit e tyre u dorëzuan; pranuan padrejtësitë dhe paguan rryshfete; pranuan se i drejti jo gjithmonë fiton dhe paguan rryfshete; votuan se besuan dhe u zhgënjyen po njësoj; pranuan se çdo deputet, çdo njeri në pushtet me rrogë 100,000 L padyshim duhet të vjedhë 1 milionë euro; pranuan se ai i pashkolli, injoranti, agresivi, mund të sundonte me dhunë e forcën e lekut të biznesve të paligjshme e të ngrihej në piedestal.

Ky brez u rrit me prindër konfuzë, që nuk besonin më tek këshillat që u kishin dhënë të parët e tyre si “I miri fiton gjithmonë”, “Lufto për të drejtën tënde”, “Investo tek diçka që dashuron”, por nga frika u bënë skeptikë e pragmatistë dhe i shtynë fëmijët të “kapnin një shkollë ku bëhej lekë”, “të gjenin një punë shteti të paktën”, “të kapnin ndonjë parti se mos i ndihmonte me punë”; “të mos përziheshin, të mos flisnin, të duronin”, “të ulnin kokën se betejën e kishin të humbur”….

Sot, ashtu vetëm, pa asnjë udhëheqje të rriturish, për herë të parë, studentët po kuptojnë se nëse ngrenë zërin, edhe dëgjohen.

Po mësojnë se ata kanë fuqi mbi pedagogët dhe rektorët kërcënues, po kuptojnë  se askush nuk mund t’i shkelë të drejtat e tyre dhe më e rëndësishmja, këta studentë më në fund po mësojnë se asgjë e keqe nuk vjen nga revolta për të drejtat e tua. Historia e Shqipërisë ka treguar se heshtja na ka bërë shumë më dëm.

Këto ditë këta të rinj janë nën efektin e adrenalinës së turmës, por kur protestat të mbarojnë, shumë me e rëndësishme se pikat që do të përmbushen (natyrisht edhe nëse përmbushen të gjitha, ato kërkojnë kohën e tyre fizike), ajo çfarë nuk duhet t’u humbasë është besimi dhe bindja se ata llogariten dhe duhet të llogariten. Ajo çfarë do të ndodhë pas protestës është treguesi i vërtetë, nëse Shqipëria do të ndryshojë, apo do të përsërisë veten.

Por këta të rinj që sot na ri-kujtuan një leksion të madh të demokracisë, nuk mund ta vazhdojnë të vetëm çfarë nisën. Bashkë me ta, duhet edhe ne të “gërmojmë” e të nxjerrim studentin brenda nesh, atë që e zhytëm në errësirën e Dorëzimit, të bindur fatkeqësisht se ky vend nuk mund të bëhet. Por ja që edhe MUND.

7 komente në “Ajo çfarë duhet të ndodhë pas protestave, është testi më i madh i Shqipërisë së sotme”

  1. tafa says:

    Fantazi per pjano e orkester zonjushe.Kjo mender drite do i shuaj te gjitha dritat per nje shqiperi normale.Do anulohen te gjitha ligjet qe amerika e europa kane bere deri tani dhe do rikthehemi nga e para.Keshtu na i ka futur gjithmone sa krahu greku serbi dhe keta trtadhetaret politikane.

    1. Lere fare says:

      Plotesisht dakort, me parashkruesin!!

  2. Tani says:

    Keta studente mendojne se po jetojne ne kohen e komunizmit duke kerkuar ta bejne shkollen falas. Shkolle falas nuk ka me sepse qeveria nuk ka ku i gjen parate per te ndertuar kete vend nese ne te gjithe nuk kontribuojme edhe nje mije euro ne vit per te gjitha sherbimet qe marrim. Keta duan konvikte falas, ushqim falas, edukim falas por duke mos paguar asgje. Ore ju qe shkruani konsiderojeni pagesen nje akt patriotik sepse ato aeroporte qe do te ndertohen, ato rruge qe do te ndertohen, ato flota ajrore qe do te ndertohen, dhe ato rruge qe ne te gjithe te levizimlirshem dhe shume te tjera kane nevoje per para. Dhe parate nuk bien nga qielli. Emigrantet shqiptare mund te konfirmojne qe 40-45% e rrogave te tyre merret nga taksat shteterore mbi rrogat kudo qe jetojne, ndersa ne Sqhiperi keto jane mesatarisht vetem 11%. Universitette ku ne emigrantet kemi shkuar apo femijet e emigranteve shkojne paguhen shtrente. Tarifa e Universitetit te Kornelit ne New York eshte 40 mije dollare amerikane ne vit, pervec shpenzimeve per jetese dhe ushqim e libra. Konvikte as qe behet fjale sepse studenttet duhet te gjejne shtepi me qira ne qytet. Per te mos permenduar universitete si Harvardi, Stanford e shume te tjere. Keta po te duan shkolle falas le ti luten ambasades kineze ti coje ne ndonje province te humbur te Kines, pasi te kene mesuar kinezcen. Komunizmi iku dhe bashke me komunizmin iken edhe edukimi falas. Njerez kuptoni qe cdo kontribut i cdo individi eshte ne te miren e vendit. Nese ju ka ngelur edhe nje pike gjaku patriotik konsiderojini pagesat si kontribute ne favorin e cdo qytetari. Kjo qeveri, eshte me e mira dhe me pak e korruptuara nga te gjitha qeverite gjate ketyr 28 vjeteve post-komunizem. Mos te fillojme tju pershkruajme se cfare beri dobici i Vicidolit me parate e shqiptareve ne piramidat dhe ne gjoja rruget qe ndertoj e shume e shume krime te tjera. Respektoni qeverine dhe mos u beni idiot si rancezet qe shkaterruan Champs Elysee-ne per nje pagese me te larte te benzines. Qeverite rrezohen ne votime dhe jo me djegje dhe shkaterrime. Nese nuk bini dakord me poltikat e nje qeverije rrezojeni me votat tuaja ne zgjedhjet qe do te vine. Ja keshtu veprophet kudo ne boten e civilizuar. Mos e ktheni veten ne kafshe instiktive qe prisni deget e pemes qe ju mban gjalle, pra, vendin tuaj. Hartimet e Dalines jane per ne koshin e plehrave dhe nuk i sherbejne askujt! Dalina rritu dhe meso nga vendet perreth dhe leri hartimet se nuk je me ne gjimnaz.

    1. I drejti says:

      Bravo, sakte. Nuk ke çfare i shton komentit tuaj.

  3. flaka says:

    Protestat qe te kene sukses duhet ti udheheq Haxhi Qamili ose Esat Topmuti.

  4. Shqiptar i Ndershëm says:

    Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me United States of America & European Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  5. Julian says:

    E keqja tonë është se çdo gjë e presim nga jashtë dhe korrupsioni është aq i madh sa dhe brezi i universitetit sot mendojnë vetëm si të bëhen të pasur shpejt. Dalina ti u ktheve nga Amerika dhe bëre diçka për vete. Unë di histori që për një konvertim diplome është dashur 1 vit dhe duke parë realitetin u kthyen prapë në Amerikë. Injoranca ose korrupsioni ( puna me mik ) është aq e lartë sa nuk ma do mendja se do bëhemi ndonjëherë shtet me tërë kuptimin e shtetit. Unë jam pesimist .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje