"Bordellot universitare, leksioni studentor dhe disa kapsolla hipokrizie"

7 Dhjetor 2018, 15:03Blog TEMA

Nga Andrea Danglli

Sado që mundohen ta ndyjnë, protesta studentore deri tani rrjedh si serum për arsimin e shtrirë për tokë, i cili ndër vite ofshamë pas ofshame, u mëshirua, nënvlerësua dhe poshtërua.

Në këtë pikë ku ka mbërritur organizimi, s’ka nevojë për analiza që t’u japim mend, të tregojmë se mes tyre ka militantë partiakë apo të mbështesim kauzën për llogari të ndonjë selie partiake dhe O(J)F-je (fitimprurëse).

Edhe pse secila forcë, të vëna në garë po përpiqen të gërmojë tunele për të shkuar para Ministrisë së Arsimit, njerëzit e tyre kanë kohë që nuk i shërbejnë më të rinjve.

Disa shkojnë aty fizikisht, ca përmes daljeve televizive dhe një pjesë përzihen me turmën prej rrjeteve sociale. Qesharake! Ndryshe nga sa i shohim t’u këputet zemra, ata ndajnë të tjera interesa në tunelet e tyre të nëndheshme ku diku bëhen llogari përçarëse, në një vend tjetër nxitëse apo provokuese dhe në qarqe të ndryshme kalkulime për të përfituar ndonjë kredit nga rezultatet e kësaj iniciative shembullore.

S’dua të hedh asnjë rresht nëse është fuqizuar apo shfuqizuar VKM për tarifat e krediteve pasi është elementre të merremi me të, kur kemi një arsim pa dije, të braktisur, të korruptuar, pa prespektivë, të mbytur nga injoranca pedagogjike, të shfrytëzuar politikisht, të fryrë nga tekstet dhe të shndërruar në bordello profesorësh që lypin çaste erotike në këmbim të notës.

Nuk ka në botë avokaturë që të justifikojë këtë masakër akademike dhe terror elitash në Shqipëri që i ka dhënë botës arsimore një pamje aq të pështirë sa të vjen turp ta quash veten student. Jemi koshjentë që ky zinxhir protestash nuk do të transformojë 360 gradë sistemin arsimor, por ama e sigurt që do të lëvizë nga vendi kolltukët e njerëzve që e kanë sjellë në këtë gjendje.

Si po shihet protesta?

-Nëse e sheh si student idealist, kjo revoltë e brendshme është një shuplakë për forcat politike që mëtojnë propagandën se diploma e vlefshme për punësim dhe karrierë është ndonjë tester partie dhe intershipi në forumët e tyre.

-Nëse e sheh si qytetar i thjeshtë, kjo protestë i bën mirë edhe hallkave të tjerë të shoqërisë pasi mekanizmat e pushtetit kanë ngrirë nga arroganca duke i shndërruar institucionet shtetërore në biznese familjare.

-Nëse e sheh si politikan pasiv, ky është një model proteste i pa realizuar gjatë dy dekadave të  fundit. Në tentativat e kryera kemi parë që organizimet partiake janë shoqëruar me kosto të larta njerëzore, dëme të mëdha materiale dhe gropa financiare.

-Nëse e sheh si politikan aktiv, kjo protestë ka nevojë për përplasje, agresivitet, zjarr, tym dhe gjak. Në këtë mënyrë njëra palë do ta shfrytëzojë për të shigjetuar akuza dhune dhe pala tjetër për të nxjerrë mburoja viktimizimi se mësynë në institucione vandalët.

-Nëse e sheh si qeveritar, në fillim i nënvlerëson duke i konsideruar si “rebelim ngelsash” dhe pastaj kur përmasat zgjerohen, sheh se si duhet gjetur leva përkatëse për të shuar sa më shpejt vrullin e protestës. Në këtë rast vetëofrohen njerëzit që mund të përdoren si “Kalë Troje” për të hyrë brenda bashkësisë studentore. Zgjidhje problematikash pak kush mendon.

-Nëse e sheh si opozitar, rezultatet e protestave duhen kalkuluar politikisht si fitore në llogari të forcave të tyre. Edhe pse mes kërkesave studentët kanë kërkuar “Jo politikë”, nëpër studio televizive dhe rrjete sociale janë shpërndarë aktorët përkatës për të marrë flamurin e protestës që nuk u takon atyre pasi kauzat kanë vluar prej vitesh dhe askush nuk ka folur për to.

A ka një zgjidhje?

Pikat e kërkesës që ka mbi tryezë ministria Lindita Nikolla, s’janë plotësisht të mjaftyeshme për të zgjidhur gjendjen. Nuk mjafton veç ulja e tarifave për t’i kthyer dinjitetin studentit që ende trajtohet si numër matrikullimi dhe jo si e nesërmja e vendit.

Studenti duhet të ketë status të posaçëm, shpërblim në bazë të rezultateve, kompesim të pagesave, ndihmë financiare, kushte studimore dhe jetese, konvikte dinjitoze, vetting pedagogjik të thelluar, shërbime bazike falas, biblioteka të pasura, qendra aktive kërkimore, pjesëmarrje të lartë vendimmarrëse në menaxhimin e universitetit, këshillues karriere dhe vende pune të siguruara pas përfundimit të ciklit arsimor.

Garantimi i tërësisë së tyre nuk fabrikon më diploma si letra ambalazhi, por përgatit bazat e Shqipërisë së nesërme shumë më dinjitoze se kjo që kemi sot. Deri në plotësimin e tyre, me të drejtë duhet të vazhdojmë të thërrasim: “Duam arsim edhe dije, jo pallavra qeverie…”

 

19 komente në ““Bordellot universitare, leksioni studentor dhe disa kapsolla hipokrizie””

  1. Traplliku komunist says:

    Studentet te lene alkolin dhe te marrin librat! Ata studente e kane katandisur Shqiperine me kete derege

    1. Bureto says:

      Shembulli më i keq për rininë stundetore është deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, e cila ka 7 vjet në fakultetin e inxhinerisë dhe nuk dihet e ka mbaruar! Studentë! Braktisni librat dhe auditorët, bashkëngjituni partive se me ndonjë copë kartoni të shtuquajtur diplomë, në mos deputet, ndonjë vend pune më fitimprurës si në doganë, hipoteka, administratë etj si këto do gjeni.

    2. enveri says:

      Studentet nqs se duan qe kerkesat e tyre te plotesohen, duhet te ulen ne negociata me ministrine ashtu sic u kerkoj ministrja dhe kryeministri

    3. Kopenhagen says:

      Ne komunizem nuk kishte te merrje diplome nga kafeneja.
      Nese kishte padrejtesi, ato ishin persa i perket dhenies se te drejtes se studimit, ku kishte te rinj te talentuar, te cilet nuk perfitonin per shkak te ceneve biografike.
      Nuk kishte as pagesa nen dore per te kaluar nje provim, se ai i pari i vendit, te conte ne te semes.

      Ajo qe me ben pershtypje, jane gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore ne pankartat qe valevisin.
      Si mund te pranohen ne shkollat e larta/universitete, te rinj te tille? Faktikisht te njejten pyetje kam per Mero Bazen, si i merr ne pune ata “redaktore” ose “gazetare”, te cilet bejne gabime kaq trashanike?
      Mire se ne FB na kane semurur koken me gabimet, dhe shfajesohen me celularet apo nxitimin.
      Po me pankartat? Nivel mizerje.

  2. Student perjete says:

    Argumente bindese dhe zgjidhje qe duhet te vije me domosdo per nje arsim me tr mire dhe jo per student qe rine kafeneve. Bravo per ate cka shkruan

  3. une says:

    Kjo eshte fara qe mbolli Saliudhe tani po i mbledhim frutat! U braktis mesimi ne kohen e Saliut! I vuri flaken institucioneve se i kishte bere Enveri! Dhe ja sot! Mbetesat studente kerkojne te drejta qe t]i paguaje qytetari i thjeshte! Mesoni dhe behuni njerez per se mbari!

  4. Coli says:

    Dhe jo qe pijne dhe qendrojn gjith naten, por bojn dhe punen si prosti, kjo o shum e vertet

  5. h says:

    Edhe studentet e” partise ” ne 1990 donin lire dhe demokraci,
    dhe perfunduan si legena non urdherat e berishes dhe krimineleve te tij.
    Edhe keta po te vijne ne pushtet do bejne te njejten gje.
    Eshte ceshtje gjenetike. Te gjithe shqiptaret sapo marran pak pushtet
    behen mendjemedhej,barkderra,hajdute,te korruptuar dhe pa asnje ideal.
    Asnje iluzion apo shprese.

  6. Te ngrihet gjithe populli i veriut ta hedhim poshte qelbesiren e ripjelles

  7. loku says:

    NJE GJE ESHTE REALITET SHTEPITE QE MARIN ME QERA STUDEMTET I KANE KTHYER NE BURDELLO….. JEPUNI LEK O PRINDER…..

  8. Vlora says:

    O debila shkruani dhe nje pankart per reformen ne drejtesi qe e kan bllokuar te degjeneruarit shkruani per hajdutet qe kan bojkotuar parlamentin pastaj na thoni qe s eshte politike shkruani dhe sa lek paguani pedagoget per nje provim.poshte Lsi parti me bllok ne dor e me tynele me Flori. Mos i hengeshi

  9. Xhipja says:

    Levizjet studentore jane me te pafajshmet e me te lirat ne bote.Por keta studentet ketu dic eshte katandisur aresimi yne ose me mire si e katandisi Sala e politika nuk jane.studente we duan te marin dije por duan.diploma Ktistali mavrite.Pyesni pedagoget tamam jo Rekyore hajdute cperaqesojne keta qe edhe po moren diplomen dic duan ta marin.Nuk i mer njeri ne pune.Maksimi kamarjere e.striptiste do punojne.

  10. Nik says:

    Kerkesat e studenteve jane te drejta dhe duhet te plotesohen. Disa nga kerkesat e “student” A. Dangellia jane te ekzagjeruara. Ne tregun e lire nuk ka pune te garantuar z. gazetar kete dhe nje buf e di.

  11. ALI ABDULLAI says:

    TE NDERUAR STUDENTE
    VAJTJA NE UNIVERSITETE ESHTE NJE E DREJTE QE DUHET TA FITONI VETE E JO TE PRISNI T’JU A JAPI QEVERIA. ME KETO STUDIME JU KERKONI QE TE PERGATITENI PER TE ARDHMRN TUAJ. SI NE C’DO FUSHE EDHE NE UNIVERSITETE NE CAPITALIZEM NUK KA ASGJE TE SIGURUAR DHE JU DUHET TE PADUANI PER ATO QE DUHET TE PERFITONI, DITURITE TUAJA. NUK JENI TE DETYRUAR TE SHKOLLOHENI, DHE NE SHUME VENDE TE BOTES JU MUND TE BENI PERPARA EDHE ME SHKOLLE TE MESME PROFESIONALE.
    SHOQERISE I DUHEN NJEREZ QE I VENE GJOKSIN PUNES DHE JO TE PAAFTE QE NUK MARRIN DOT PROVIMET DHE I MBARTIN ATO E SHPRESE SE NJE DITE DO TE KENE NJE DHURATE NGA PEDAGOGU I LENDES.
    JU BEHENI TE AFTE FALE AFTESIVE TUAJA DHE PER KETE DUHET TE PAGUANI DHE NESE NUK JENI PER KETE PUNE PERSE DUHET TE PAGUAJ E TERE SHOQERIA PER JU???
    PER ATA QE NUK KANE TE ARDEHURA TE MJAFTUSHE POR QE TREGOJNE SE JANE TE AFTE E TE TALENTUAR KA SHUME METODA PER TI STIMULUAR DUKE FILLUAR NGA NDIHMA EKONOMIKE NGA SHTETI, DONACIONE TE ORGANIZATAVE TE NDRYSHME E DERI NE MARJE KREDIE PER STUDIME.
    KJO ESHTE PUNE PRIVATE DHE MOS PRISNI QE SHTETI TJU GJEJE PUNE, AI JU KA KRIJUAR TE GJITHA MUNDESITE PER TE SHKUAR E KONKURUAR EDHE NE BOTE, DHE LEVIZJA E LIRE JU KRIJON MUNDESITE PER TE GJETUR PUNE EDHE NE VENDE TE TJERA. KJO ESHTE AJO QE KERKUAM DHE QE DUHET TA NGREME VETE. POLITIKA LUAN ME NE KUR THONE QE JANE TE INTERESUAR QE NE TE RRIME NE SHQIPERI. JU E DINI QE VETE VINI NE JETE VETEM NJE HERE DHE DUHET TA JETONI ATE SA ME MIRE. KETE ZGJEDHJE DUHET TA BEJME VETE DHE DUHET TE PRANOJME TE MIRAT E PASOJAT E KETYRE VENDIMEVE.
    PREGATITJA JUAJ ESHTE NJE BIZNES PER UNIVERSITETET. THIRINI MENDJES SE ME ULJEN E TARIFAVE VETE TRUPA MESIMORE ESHTE E PA INTERESUAR PER TJU DHENE NJOHURITE E DUHURA DHE NE KETE MENYRE ATA RRUAJNE VENDIN E TYRE.

  12. alma tirane says:

    shumica e studenteve jane paçavure, mediokerr, llum hane.
    RAMA te mos terhiqet,
    nuk quhen studente ata qe pijne alkol, droge dhe bejne kurvelleqe.

    studente kishte para 30 vitesh, mesonin dhe merrnin dije ne shkolla.

  13. viktor says:

    Une me naivitet kam nje pyetje? Nese eshte fakt i njohur qe Universitetet me te mira ( me ndonje perjashtim te vogel) jane ne USA si arriten te jene te tilla? me rregullim shteteror, hajt paguajme para nga buxheti per te shkolluar apo nepermjet tregut privat si rregullator?
    respekt te gjithe studenteve ne te drejten e tyre per te perfituar sherbim me te mire arsimor
    Viktor

  14. Gigi says:

    Kerkuam kapitalizem. Por pagesat per shkolle i duam si socializem?! Une skam pse te paguaj taxa per ty se spo mbaj dot familjen.
    Pse duhen gjithe keto universitete. A sduhet me mire cilesi???? Dhe ne shkolle te shkojne vetem ata qe e meritojne.

  15. Andi says:

    Duan diploma pa mundim dhe nga dhomat e moteleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje