Po bëhet e vështirë ulja e tensioneve mes dy vendeve

7 Dhjetor 2018, 17:40Blog TEMA

Nga Panajot Barka

U bashkova dhe une nismës për të ulur tensionet e kohëve të fundit midis dy vendeve të provokuara në dukje nga grupime ekstremiste nacionaliste. Distancimi dhe denimi është i thjeshtë. Ulja e tensioneve dhe adresimi i marrëdhënieve në traditën evropiane, po bëhet e vështirë. Nuk e vë në dyshim se në të dy anët këto fenomene janë të pranishme. Por, vura re se egzistojnë ndryshime përsa i përket qëndrimeve dhe klimës ndaj këtyre fenomenëve në të dy vendet, duke filluar madje nga qëndrimet zyrtare. Ndryshe nga Greqia, fenomenet nacionaliste në Shqipëri që kanë në thelb antihelenizmin kanë fituar a priori të drejtën e qytetarisë deri në atë shkallë saqë që i imponohen edhe strukturave nga më serioze shtetërore, civile dhe publike. Dhe kjo përbën një realitet që duhet marrë seriozisht në konsideratë. Qëndrimi ndryshe në Greqi, po mirret si dobësi, aq me keq kur nga Tirana deklarohet se marrëdhëniet janë të mira.

Po marr si pikë referimi deklaratën e MEPJ, të datës 05.12.2018, e cila merr shkas nga vrasja e një 18 vjeçari shqiptar në Kavalla të Greqisë, vrarë nga një bashkombas i tij. Deklarata vërteton se nuk është thjeshtë produkt i presioni nacionalist, por një tregues i instrumentalizimi të patetizmit nacionalist antihelen. Nxitimi për një deklaratë të tillë do të mund të pranohej si kapërxim të logjikës së ftohtë me të cilën vepron, sidomos në raste të tilla, makina shtetërore nëse po ky institucion do të zgjidhte nja nga mënyrat e shumta diplomatike për ta rikuperuar, apo për të shmangur efektet negative në të dy anët e kufirit. Heshtja, kur e vërteta është krejt ndryshe dhe përgënjeshtruese e kësaj deklaratëje është shumë kompromentuese për të. Përshkallëzimi i klimës nacionaliste antihelene e bën me përgjegjësi poltike MEPJ. Në linjën nxitese të kësaj klime u rreshtuan medja të ndryshme në vend të cilat anashkalojnë brutalisht të vërtetën, që përbën themelin e misionit të tyre.

Cili është kumti i deklaratës së MEPJ dhe ku stonon apo abuzon ajo. Deklarata flet për një seri vrasjesh shqiptarësh në Greqi që ndalon në numrin katër. Akuzon palën greke se vonon zbardhjen e tyre. Me një amatorizëm të qëllimshëm i trajton këto ngjarje pasojë “e sfondit të ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes” në Greqi “për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj”, atakon hapur Agimin e Artë apo dhe segmente të tjera ekstremiste në Greqi, për të cilat kërkon nga autoritetet greke “të denojnë dhe t’u venë fre” përpjekjeve të tyre; duke shpërthyer se “nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane”.

Kuptohet, që nuk mund të mos shprehim keqardhjen tone për çdo humbje jete që ka si shkak dorën e njeriut, cilido qoftë ai. Nuk mund të mos denoncojmë çdo akt që kapërxën ligjin dhe logjikën humane për humbjen e jetës njerëzore, aq me tëpër nëse ka një prapavijë të organizuar dhe cedon sigurinë shoqërore dhe në rastin tone marrëdhëniet midis dy vendeve e popujve. Por kur shikon se me këto ngjarje abuzohet me synimin për t’i përdorur si mjet për situata të tjera më të renda, mendoj se kurajua civile dhe analizat dhe krahasimet objektive marrin rendësi primare. Diktohet kjo nga fakti se hapur ose si prapamendim trajtohen si paralele ose si kundërpesha me rastin Kaçifa në Bularat. Ose akoma me keq, synohet që ngjarjet e ndodhura së fundmi në Greqi me humbjen e jetës së katër shqiptarëve, të promovohen dhe të trajtohen si hakmarrje nacionaliste, duke çuar kështu ujë në logjikën fatkeqe se rasti Kaçifa ishte inskenuar për të ricikluar për qëllime të tjera incidente të ngjashme. Mobilizimet e fundit për protesta patriotike në Gjirokastër, në ditën e amëshuar të të 40-ve të të ndjerit Kaçifa, është një shëmbull i keq antihuman dhe precedent i rrezikshëm nderetnik.

Dhe prap nuk ka asnjë deklaratë apo denoncim. Atakimi i Agimit të Artë nga MEPJ dhe kërkesa e saj ndaj autoriteteve greke për të denuar aktet e Agimit të Artë, kur kjo po ndodh në të gjitha instancat në Greqi, i ngjan më shumë një ftese partisë politike të ekstremit të djathtë në Greqi, për të dalë në sheshinm e mejdanit, atje tek po nisen nga ana tjetër “shoqatat patriotike” shqiptare.

Kuptohet, që jo vetëm distancohem por edhe denoj aktet ekstreme dhe të patolerueshme të Agimit të Artë, edhe kur ato lidhen me Minoritetin Etnik Grek. Por nuk e kuptoj kush ka interes që të kthejë objektivin këtij ekstremizimi kundër shqiptarëve në Greqi, apo dhe kundër marrëdhënieve midis vendeve e popujve tanë!!

Për të gjitha këto, publiku duhet sqaruar se ngjarjet e fundit në Greqi përgënjeshtrojnë totalisht si komunikatën e MEPJ, ashtu dhe përndezjen e shumë grupimeve nacionaliste. Aq me keq nëse kjo bëhet për të tërhequr vemendjen nga situate e brendshme politike. Dikush ka guxim të madhë nëse do që të marrë peng komunitetin e shqiptarëve emigrantë në Greqi.

Pra, vrasja e parë ndodhi kur viktima, e sapo dale nga burgu, pjesë e një grupi shqiptarësh që deportonin lëndë narkotike në territorin grek, hapen zjarr kundër policisë ku mbeti i plagosur dhe një polic grek. Ngjarja u zbardh mënjëherë dhe pala shqiptare nuk kishte asnjë pretendim dhe iu kthye në bumerang të gjithë atyreve që tentuan të bëjnë paralelizma.

Rasti i dytë nuk ishte vrasje, aq me tëpër nga policia apo shteti grek, por një vdekje në kushte të pazbardhura në burg. Pra, së pari, nuk mund të paragjykosh, aq me tëpër zyrtarisht, një çeshtje të pazbardhur. Së dyti, vdekje për arsye të ndryshme në burgje ka në çdo vend. Vdesin, madje për shkaqe trajtimi të keq të autoriteteve të b urgjeve edhe në Shqipëri dhe nuk ka asnjë reagim të paktën të shoqërisë civile. Propabiliteti të ndodh në burgjet greke është i madhë, pasi edhe numri i shqiptarëve që vuajnë denimet të ndryshme në burgjet greke, qëndron në krye të të burgosuerve të huaj në Greqi.

Rasti i tretë është vrasja e 62 vjeçarit shqiptar në Korfuz. Ngjarja u zbardhë mënjëherë. Autori është një anëtarë i Agimit të Artë. Motivet janë nacionaliste. Akti u denua në Greqi zyrtarisht nga shteti, nga deputetë, ministra, medja, shoqëria civile. Madje e bënë këtë edhe në opinionin publik shqiptar. Në aspektin pak me juridik. Autori i vrasjës është vërtet anëtar i Agimit të Artë, por vrasjen nuk e kreu në emër të partisë ku aderon, aq me keq në emër të shtetit grek. Mëgjithatë, distancimi grek ishte i dukshëm, i prerë, pa asnjë prapamendim, prapavijë dhe ekuivok. Lind atëherë pyetja përse nuk e mori parasysh këtë realitet ministria jonë e Jashtme? Zbardhja e ngjarjës provoi se nuk egziston ndonjë prapavijë e organizuar nacionaliste, as nga Agimi i Artë e aq më pak nga shteti grek. Dihet se shqiptarët në Greqi përbëjnë një realitet prej disa qindar mijrash dhe ngjarje të kësaj natyre janë brenda logjikës së jetës dhe procesëve integruese të tyre në shoqërinë greke. Përse Ministria jonë nuk e trajton problemin në këtë kendveshtrim?!

Perse shteti shqiptar dhe sidomos medjat nuk treguan pikën e gjakftohtësisë në gjykimin e rastit Kacifa, por nxituan me vrap, të parët shtetarët, për të bërë etiketime, dhenë kongluzione dhe oritentime, për t’u paraprirë organëve kompetente, më saktë për të yshtur ndjenjën e nacionalizmit ekstrem, kur edhe pas 40 ditesh organet kompetente nuk “arrijnë” të kenë në dorë asnjë element zbardhjeje për shkaqet e vrasjes së Kaçifës?!

Lë të mos harrojmë se paralelisht me ngjarjen e Korfuzit në Greqi ndodhi një ngjarje tjetër shumë më e rendë. Një 19 vjeçar shqiptar në bashkëveprim me një moshatar grek vranë në mënyrën më mizore dhe për arsye banale një studente 21 vjeçare. Në Shqipëri askush nuk e denoi këtë aktë të të riut shqiptar, ndërsa tonet denoncuese të shoqërisë greke ndaj shqiptarit të radhës të përzier në krime në Greqi ishte mëse të pandjeshme. Këto ditë Athina digjet nga demonstratat në kujtim të vrasjes së një djaloshi nga policia. Merret me mend se çmund të ndodh nëse në Greqi ngrihet një kauzë antishqiptare. Mos vallë synojmë apo duam të provokojmë situata të tilla në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë dhe paralelisht pengmarrjen e Minoritetit etnik Grek në Shqipëri?

Jetë të humbura në Shqipëri ka me dhjetra. Vrasje në familje, vrasje për një fjalë, për një gërvishje makine, për një femër, për interesa ekonomike, për gjakmarrje etj. Vetëm në Vlorë u zhduken këtë vit mbi 80 veta. Por, perse në këto raste nuk ka reagime patriotike. Përse qeveria dhe organët kompetente heshtin? A nuk janë edhe këta shqiptarë që i duhen Shqipërisë?

Nuk duam të flasim për rastin e katërt. Keqardhje për 18 vjeçarin që humbi aq mizorisht jetën e vet, ashtu si edhe për shokun e tij të armatosur një vit më të vogël, jeta e të cilit u deformua. Por përse MEPJ kërkon të abuzojë me këtë fatkeqësi dhe ta përdorë si ushqim për nacionalizimin ekstrem antihelen shqiptar?

Përse në këto momente nuk ka reflektim dhe thirrje për gjakftohtësi dhe vetpërmbajtje, ose me thjesht për të thenë të vertetën!

Loja me nacionalizmin që po shikohet se fundit, përdorimi i Kosovës si kokë dashi për t’u imponuar Evropës dhe rindezja e makinave të antihelenizmit për të joshur urine e vërtetë me ushqim nacionalist, është me rreziqe të mëdha.

19 komente në “Po bëhet e vështirë ulja e tensioneve mes dy vendeve”

  1. Alban says:

    Ti je i pari qe do qe marredheniet dhqiptaro-greke te prishen. Ti je anti-shqiptari me i madh qe vazhdimisht i kr fryre zjarrit sepse nese kombet tona do ishin me mire ti do ngelesh pa pune.

    1. Tani says:

      Ti je nje cope bajge anti-shqiptare me dy fytyra. Per Kacifen qe erdhi ketu me automatik ne dore duke shtene mbi policine shqiptare the perse e vrane ndersa per 4 shqiptare qe theren ne Greqi kohet e fundit nga anetaret racisto-fashiste te Agimit te Arte na thua perse MEPJ reagon. Pftuuu qelbesire bukeshkale, grekoqire. Je rritur dhe ushqyer dhe edukuar ne Shqiperi dhe i sherben nje 300 euroshi te qelbet qe te japin Esfalia per te shkruar keta artikuj te ndyre.

      1. I.Hoti says:

        Barka , nuk eshte me ‘dy fetyra’ …ai ka nje …sholle kepuce..qen i pabese grekis, Cfare pret prej ketij plehu.. Shqiptaret te vazhdojne punen e tyre !

  2. undefined says:

    Shqiptaret jane pro-helenizmit…por kundra perzirjes se sotme qe quhet neogreke….fundja fundit ishin Doret ly fis i zbritur nga Veriu i Gadishullit Ilirik qe u be baza dhe fillesa e helenizmit arapi mou

  3. Emigranti says:

    Panajot dukesh qe je shume i shqetesuar per nacionalizmin ekstrem antihelen qe ne fakt e di dhe ti qe nuk ka asnje te vertete ne ato qe thua ti,shqiptaret kane dyshimet e tyre pse ndodhen 4 vrasje pas vrasjes se Kacifas ajo e korfuzit eshte e zbardhur se personi e ka bere per motive nacionaliste,shqiptaret jane te shqetesuar sepse e dine mire se trushpelari Kostandin Kacifas nuk ka qene i vetem ne planin e tij por ka qene i organizuar nga segmente ekstremiste greke dhe po ju jap vetem nje fakt qe deputetja qe u shpall non grata Eleni Theokarucis po ben perpjekje te qarta shoviniste dhe une kam hyre ne fb e saj dhe jane plot qipriote nga lindja e mesme qe bejne thirrje per te aneksuar jugun se çfare duan ne shqiperi aziatiket e qipros ne europe kur kane shume probleme ne vendin e tyre me turqine por duan te zgjerohen me toka shqiptare sepse turqia i ka shpartalluar gjithmone prandaj shqiptaret duhet te jene me patriote dhe me vigjilente ndaj tipave si Panajot Barka,Vangjelia e Dulese,Vasiliqia e Bollanos,Fredi i Bejlereve qe per fat te keq asnje mbiemer nga keto qe permenda nuk eshte grek por jane te helmuar nga nacionalizmi grek dhe urrejne shqiptaret dhe armiqte me te medhenj te shqiperise kane qene shqiptaret por te pakten pasi jane perdorur nga shovinistet greke dhe serbe i kane helmuar dhe vrare me pas keshtu bene dhe me Kostandinin e helmuan me propaganden e tyre dhe e sollen per ta vrare ne moshen me te mire dhe tani nuk kujtohet kush per te por jane te deshperuar se nuk eshte shekulli i kaluar kur mund te zgjeroheshin me toka shqiptare vetem me incidente te tilla ideja e greqise se madhe Panajot ka mbaruar te jesh i sigurte europa eshte ndergjegjesuar qe gabimi qe bene me falsifikimin e historise greke eshte shume i rrezikshem se greket nje dite do shpikin histori edhe me qesharake se e gjithe europa eshte greke une mendoj qe greqia do tkurret ne kufijte real te saj.

  4. Kaonia says:

    Po c thua o mashtrus.Po ç anti helenizem do bejme ne shqiptaret kur s dime ku kemi koken.Po ç kemi ne me helenizmin ,per se duhet te jemi kunder dhe ç lidhje ka kjo me shqiperine.Po ka ngelur kjo pune ne doren tone ta dime te pakten qe jemi kaq te fuqishem.Njerez si ju bejne qe shqiptaret dhe greket te shihen si armiq sepse nga kjo gje ushqeheni ca tipa si puna jote .Shqiptaret me minoritaret shkojne grure e gjithe jetes do shkojne,ju qe e doni shume minoritetin mos genjeni poshte e larte po ngreni zerin ne greqi per te rinjte e minoritetit qe te shkollohen e te punojne ne shqiperi,te ngrini zerin qe bizneset greke te vine ne dropull e jo ne bullgari e rumani .Keto beni ju e mos u merni me budallalleqe.

  5. Jam me minoritar se ty says:

    Barka! Llafet i flet mire zotrote por per nje paralelizem do te thesha: Per 4 vdekjet e Shqiptareve ne Greqi dhe sidomos per rastin e Korfuzit sa Shqiptare shkuan ne Korfuz per te manifestuar dhe hedhur parulla antigreke? Me thuaj nje gje dhe do pranoj gjithe arsyetimin tend: A mund te mendohet qe 500 apo 50,apo 5 Shqiptare te mbushnin qytetin e Korfuzit me flamure Shqiptare ne proteste per bashkekombasin e tyre te qete, te ndershem dhe krejtesisht te paarmatosur te vrare egersisht vetem per çfaqje opinioni dhe jo per kundershtim auteritetesh? Vetem kaq !

  6. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk ka e nuk do te ket kurre paqe me sunitet gjaxore,do teishte cmenduri te mendonte dikush te kunderten………………

    1. undefined says:

      Ate deshirojm edhe ne jo Paqe me arap si puna jote….ju kuptoni kur te hani hurin ne bithe dhe tju dali nga goja …..

  7. GGG says:

    Boll se na cave trapin.

  8. Astriti says:

    Ti je nje nder ato fytyra te neveritshme qe mban gjalle dhe i fryn tensioneve midis dy vendeve. te ishe njeri me integritet do t’u thoshe nacionalisteve dhe ekstremisteve te terbuar greke, se minoriteti juaj eshte trajtuar gjithnje me mire se sa pjesa tjeter e popullates shqiptare, dhe jo te besh rolin e peshtire te te persekutuarit!

  9. letër e hapur presidentit pavlopulos për ngjarien e korfuzit qirie barka says:

    jam emigrant në greqi që prej vitit1992 dhe kam kaluar gjysmën e jetës time kështu që greqia është atdheu im i dytë kemi patur përkrahje por dhe përbuzje 30 vjet punë po punë e djersë e vuajtje sepse nuk të fal askush asgjë po spunove por ti mor zotëri këto 30 vjet i ke parë në ëndër jo ti jetoje në greqi sepse të paguajnë ata të agimit të artë qeveria greke dënon veprimin e kacifës si ekstremist kurse ti kërkon ta bë hero ju media ju nuk jini për pajtim kombëtar sepse ju intereson rëmuja se ndryshe mbetesh pa bukë se greqia do byth për punë e jo llafe siç je mësuar zotrote me një laps në dorë të shtrembëroni të vërtetën sepse ashtu ju intereson JU LUTEM SHKRUAI LETËR TË HAPUR DHE PRESIDENTIT PAVLOPULOS PËR NGJARJEN E KORFUZIT (respekre) !!!!!????

  10. Alban Hamzai says:

    Analize shume e qarte,e sakte dhe e duhur nga z.Barka .Vrasjet e diteve te fundit ne Greqi,ku shqiptaret ne tre rastet jane autore te vrasjes ,jane zbardhur menjehere nga policia greke,jane arestuar autoret dhe I jane derguar gjykates . Protesta e Mininstrise se Jashtme te Shqiperise eshte krejt formale ,pa asnje llogjike ,me qellim I ngaterron gjerat por ky ngaterrim eshte ne nje shkalle kaq te madhe sa kjo note proteste kthehet ne qesharake dhe ofenduese per vete Ministrine e Jashtme te Shqiperise pasi tregon nivel shume te ulet,foshnjarak . Shqiptare vriten e arestohen cdo dite ne Shqiperi e jashte saj .Le te dergoje Min.Jashtme e Shqiperise nota proteste qeverise se Britanise,Frances,Gjermanise,Zvicres,Spanjes,Austrise,Belgjikes ,Italise (sic I dergoi Greqise )pse shqiptaret vriten(midis tyre ose nga te tjere) .Por nuk u dergon sepse eshte absurd ,sepse edhe mendja e nje foshnjeje e kupton qe kjo eshte marrezi dhe budallallek ,sic eshte dhe nota drejtuar Greqise . Prandaj zoterinj te Min.Jashtme te Shqiperise ne vecanti dhe te tjereve ne pergjithesi ngjituni ne lartesine e detyres, hidhini poshte presionet poturake qe ju vijne nga klane te caktuara poturake ,behuni me mendje europiane dhe shikoni perpara .Ju lutem botoni komentin tim!

  11. Na u hiq qafe o legen se na cave k….po nje nje brime i bie fyllit “antihelenizmi” kur mbahi ju per “helenista” vajmedet sa poshte ka rene ajo kulture

  12. KORÇARI says:

    Panajot legeni , duke përdorur dy parametra të ndryshme për të njëjta gjëra tregon që në fillim sa legen dhe Antishqiptar je.
    Ti na thua që Shqiptarët janë antihelenikë ,ndërkohë që mundohesh të minimizosh ANTISHQIPTARIZMIN E THEKSUAR të grekëve ,përfshirë dhe ty këtu.
    Harron qëllimisht që për një terrorist të armatosur ,Kuvendi grek mbajti 1 minutë heshtje dhe politikanë të kuvendit grek kërkuan publikisht bombardimin e Shqipërisë.
    Pra o panajot ke humbur krebilitetin që në fillim, je një atoparlant i vorio epirit dhe Antishqiptar i thekur.
    Se sa antihelenikë janë Shqiptarët duket që kur i lejojnë disa si ty të shkruajnë në gazeta.

  13. Toni says:

    karajot bajga ti je i pari qe do varur prej koqesh.
    ti je gjakprishur nuk je as grek as shqiptar.
    por je nje shushunje qe do vetem gjak.

    ti je i pari qe nuk do te interesonte qe greqia dhe shqiperia te kene gerricje tere kohes pasi vetem ne kete menyre do te te vinte rroga nga greqia ne kontin bankar.
    ja pra ky je ti karajot bajga.

  14. Aleksander Thana says:

    Doli prape ky gajdhuri, Vic I palepire I janulles dhe agimit te ndyshkur. Nje cope cobani injorant , grekoman qe duhet nxjerre me shqelma jashte Shqiperise.

  15. Kabashi says:

    Nje nga ata qe i fryen zjarrit te nacionalizmit je edhe ti zoti Barka.

  16. Llaman says:

    E vetemja gje pozitive ketu eshte qe Merua i jep vend nje artikulli plotesisht bazuar ne argumenta. Sa per komentuesit, shumices i ka ngelur ora ne shekullin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje