Nga Lorenc Vangjeli
Komunizmi ka pothuaj 30 vjet që ka rënë, por kapitalizmi ende nuk i ka zënë vendin komunizmit si sistem të menduari. Mbi të gjitha, në marëdhënien e komplikuar dhe tmerrësisht shpesh hilacake, gënjeshtare e hipokrite që ka krijuar individi shqiptar me shtetin e tij të papërkryer.
Tabloja normale duhet të ishte:
Një marëdhënie e kushtëzuar, e cila nis e mbaron në dy skaje segmenti: ndrysho me votë dhe paguaj taksa!
Një marëdhënie reciproke, e cila duhet të ketë si kryefjalë “fatkeqe” një aksiomë të pandryshueshme: taksat paguhen gjithmonë, gjithçka paguhet, gjithçka e ka një çmim, të cilin e kontrollon dhe e qorton me votë. Minimalisht njëherë në katër vjet.
Edhe në komunizëm nuk kishte asgjë falas.
As arsimi dhe as shëndetësia, nuk ishin falas siç thoshin demogagogët dhe siç besonin naivët.
Shteti që nuk lejonte votën, lekët i merte nga taksat e padukshme të mbajtura direkt tek paga mizerabël me të cilën paguante individin.
Të kërkosh sot shërbime falas është më shumë se naivitet!
Të premtosh sot shërbime falas është më shumë se demagogji!
Të ëndërrosh të marësh shërbime falas është marrëzi!
Nuk mundet që të ketë universitete falas!
Arsimi i lartë nuk është e drejtë e cilitdo. Statusi i studentit kushtëzohet qoftë nga talenti individual, qoftë dhe nga xhepi familjar. Përjashtim do të bënin vetëm nxënësit e varfër, por të shkëlqyer të cilët duhen të paguhet si investim i përbashkët për shoqërinë nga xhepi i solidaritetit të shoqërisë.
Të hysh në universitet nuk do të thotë se duhet të dalësh me diplomë nga auditorët.
Perëndimi, dilema të tilla i ka zgjidhur prej kohësh. Në Shqipërinë e politikanëve populistë, të parrullës çdo gjimnazist është një student, shumica e studentëve janë minipiramida financiare që investojnë para për diçka që nuk do ta marin kurrë mbrapsht.
Protesta e studentëve është një shkas për të kuptuar qartë se sot po korret çfarë ka mbjellë marrëzia kolektive dhe populiste në Shqipëri; një marrëzi që ka kaluar si stafetë nga një qeverisje në tjetrën, nga e djathta në të majtë e anasjelltas. Marrëzi ka qenë dhe është qëndrimi kriminal ndaj pronës publike dhe grabitësve të saj në vite që sot kanë prodhuar Astirin, Shkozën dhe një Shqipëri të tërë më të vogël se në 1990-ën dhe shumë më të varfër sot në krahasim me çfarë duhet të ishte për shkak të tokës së keqpërdorur po kriminalisht; marrëzi është masivizimi i arsimit të lartë, që ka dhënë iluzionin e katër vjetëve lumturi për të rinjtë dhe familjet e tyre dhe duke i shndërruar poststudentët në mina sociale që shpërthejnë papritur.
E parë në këtë prizëm, protesta e studentëve është një pasuri kombëtare.
Studentët janë termometri ideal që mat temperaturën e shoqërisë. Ky termometër sot dëshmon paaftësinë e kësaj qeverisjeje që në vitin e pestë të saj as nuk mundi të pastrojë haurin dhe kaosin që trashëgoi nga e shkuara dhe as nuk gjeti kurajon për t’u ngritur mbi arrogancën e numrave të saj. Që nuk mundi të krijojë bindjen se pushteti nuk është pronë. Se shteti jepet me qera vetëm për t’u administruar dhe se administrimi është shumë më shumë se të shtrohen rrugë apo të shtohen ilaçet në spitale. Që nuk ja ka dalë të kuptojë se administrim është dhe orientimi i shoqërisë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, sipas të cilit, nuk duhet paguar pafund për të prishur e për të ndrequr dhe se në Shqipëri, mijëra juristë a qindra gazetarë që prodhohen çdo vit nga universitetet, kanë në xhep vetëm një letër pa vlerë që nuk vlen për asgjë në jetë.
Zgjidhja nuk vjen nga ulja 10, 20, 30 apo 99 për qind e një tarife apo heqja e një tarife tjetër që kërkohet në protestë. Zgjidhja vjen nga zgjedhja për të reflektuar mbi nevojën ulëritëse që ka vendi për të rithemeluar demokracinë në vend. Duke nisur nga themeli i saj vota dhe duke vazhduar me shenjtërinë e themelit tjetër të saj që është pagimi i taksave.
Instikti i studentëve, me gjasë po dëshmon pikërisht këtë krizë të shoqërisë së sotme shqiptare. Studentët e dhjetorit të 28 vjetëve bënë pikërisht këtë gjë. Identifikuan krizën. Studentët e sotëm, nëse qëndrojnë vetëm tek paratë e xhepit dhe nuk qortojnë marëdhënien hiprokrite që ka krijuar individi me shtetin dhe shteti me individin, fatkeqësisht do të jenë vetëm pak më shumë se “ngelës”, siç i quajti Rama në fillim dhe shumë më pak se “revolucionarët” që i ëndërron Basha të jenë.
Studentët janë në moshën kur besojnë se mund të ndryshojnë gjithë botën dhe kanë lutjen e të gjithëve për të ndryshuar sa të mundin amullinë e përbaltur që ka ndërtuar në Tiranë një klasë politike kryesisht e dështuar. Por nëse ata kërkojnë të ulin, fjala vjen, mesataren nga nëntë në shtatë, për të fituar të drejtën e doktoraturës, ata e kanë bërë për xherah vetë kauzën e tyre instiktive.
Evolucioni dhe revolucioni ka kosto.
Studentët duhet të fillojnë nga pagesa e kostos së tyre për shkollim. Duke i marë nga prindërit apo duke qenë studentë ditën dhe ndoshta kamarierë natën për të fituar ca para që të paguajnë studimet e ditës. Natyrisht me tarifa të diferencuara dhe me kërkesë llogarie për mënyrën sesi shpenzohen ato para.
Të gjithë ata që janë në rrugë duhet të kuptojnë një gjë të pandryshueshme: në mos ata direkt, dikush tjetër duhet të paguajë për shkollimin e tyre sepse në këtë botë nuk ka asgjë falas.
Duke perifrazuar Çelentanon, që këndonte: chi non lavora non fa l’amore, duhet pranuar se as gruaja nuk ja jep burrit pa kurgjë dhe as burri nuk ja mer xhaba gruas në shtrat.
As në komunizëm nuk ndodhte kështu. Dhe as nuk duhet ëndërruar të ndodhë ndryshe në kapitalizmin tonë hipokrit që po ndërtohet me mendësi komuniste.
Studentët e sotëm, që kanë lindur mbas ndryshimit të sistemit, kanë sot mundësinë që t’i japin shansin e vonuar shoqërisë shqiptare që të bëjë ndarjen përfundimtare me sistemin komunist të të menduarit të prindërve, administratorëve, deputetëve dhe qeveritarëve të tyre deri në kulmin e piramidës. Me shpresë se ajo që vjen pas, të jetë një kapitalizëm me fytyrë njerëzore dhe jo barbar dhe arkaik si kapitalizmi i sotëm shqiptar. Një sistem politik shëmbet edhe brenda natës siç ndodhi me karikaturën e komunizmit në Shqipëri, por një sistem të menduari, kërkon jetën e një brezi që të ndryshojë, siç nuk ka ndodhur ende në Shqipëri. Studentët e sotëm janë shpresa e këtij ndryshimi.
JavaNews.al
Shume mire mendon, por fare kot shpreson.
Studentet e sotem jane vite larg prinderve te tyre persa i perket prrgjegjesise se te jetuarit ne komunite, vetedijes per te drejtat dhe detyrimet ne shoqeri.
Lori mor King Antinjerzor!
Nuk behet fjale per gjera falas, por per p.sh. nje shrbim qe kushton 100, pse duhet paguar 200?
Shkrim i goditur por mos harro se vetem mesatarja dhe frekuentimi i mesimit do japi rezultet per te ardhmen e atdheut.Mos harro po te shkosh neper universitete do shohesh po keta studente duke pire kafe,cigare duke lene oret e mesimit ,keta konviktore qe kur futen ne konvikt cdo gje eshte e rregullt dhe kur mbaron viti dhoma eshte shesh lufte,mos harro qe jane po keta studente qe sot gerthasin me te madhe perse per tarifat nuk i kerkojne ne rektorat qe i ka vendosur ,perse nje student i mire paguan vetem tarifen dhe vazhdon ndersa nje tjeter qe tallet gjate vitit ngel perse duhet te pavuajme ne pagesen e tij .Ju lutem shikoni veshjen e studenteve sikur po shkojne per eskursion dhe neper pub .Vertet ne komunizem asgje falas dhe sot asgje falas,prandaj dhe banoret e Astirit te lirojne token e zene dhe mjaft bene pordhe .DUAM TIRONE EVROOIANE JO KANDAHAR .LULU,MONA TE MOS LLAPIN SHUME SE DIHEN VJEDHJET DHE KRIMET QE KANE BERE
Pra, sipas teje, shteti eshte vetem per te rrjepur!!!!!! Kur do e kuptoni qe perfitimi i shtetit dhe i shoqerise per shkollim pa pagese eshte shume me i larte se sa vlera e “cmimit”. Shkollimi nuk mund te jete vetem per eliten (te pasurit, qofshin edhe injorante) dhe talentet! Shkollimi duhet te jete per te gjithe!
Shkolla i jep mundesine rinise per me shume shprese per te ardhmen, per me shume kulture, per me shume civilizim, per me shume dinjitet dhe sigurisht, i jep mundesi vendit per me pak kriminalitet, me pak frike neper rruge, me pak vrasje, me pak burgje!
Kjo eshte kostua e “cmimit” qe shteti dhe shoqeria perfitojne nga shkollat publike falas.
Merrni shembuj pozitiv nga vende europiane qe i japin kaq rendesi shkollimit falas, vende te BE-se qe enderron te behet pjese edhe Shqiperia, vende te zhvilluara qe s’kan asgje te perbashket me komunizmin dhe mos kopjoni sistemin amerikan se shoqerise shqiptare i mjafton varferia, mos i shtoni edhe injorancen!
KLimax, shkollimi eshte per ata qe e duan dijen dhe i perkushtohen asaj; edhe shoqeria duhet te investoje per ta, por jo per ata qe ngelen ne provime. Ata te shkojne te punojne se s’kane mendje dhe shoqerine e demtojne edhe sikur ta perfitojne diplomen qe s’vlen.
Po ti o i mjere, e di sa taksa paguajne njerezit ne vendet skandinave, vende qe ju i mbani si sociale? Ne shqiperi nuk ka kapitalizem po akoma feudalizem, ju ende nuk e keni arritur fazen e kapitalizmit dhe beni nostalgjikun per mbeturinen komuniste.
shume e sakte analiza .pajtohem 100%.
Ne kohen e merhumit Enver paguaje te pakten nje rroge mujore per te shkolluar 1 femije ne Universitet ne Tirane . Kostua e ushqimit 2750(te vjetra) +shpenzime te tjera , libra, fletore etc. Ku ka falas budallenj, apo te paguajne te gjithe qe ju te ikni ne Gjermani dhe Angli? Por po ashtu dua te theksoj se shteti duhet te beje ne ngarkim vetem koston edhe jo te kete fitim ne edukimin Universitar. Asnje nuk eshte i detyruar te shkoje/mbaroje universitetit , pasi eshte nje transaksion me vullnet te lire edhe si i tille ka nje kosto qe duhet te paguhet.
Kostoja me e madhe e ketij tranzicioni, qe duhet te paguajn Shqiptaret, jane kostot e pushtetit te Korruptuar te Gjirizit Mediatik….pjese e lyrte e te cilit(lyrashe) je dhe ti vangjelucc.
Nje shtet normal, aq me teper nje shoqeri e vogel si shqiperia, ku te gjith pothuaj bien kusheri me njeri tjetrin, Arsimimi i brezave nuk mund te jet Biznes……..aq me pak Biznes Agresiv i sponsorizuar nga Bushtra si Henri Qili dhe ju Bushtrat e tjera pseudo kanalitike.
Po, arsimi i Larte duhet te reformohet.
Studenti duhet te jet student,
Selektimi/perzgjedhja duhet te jete e rrept,
Nje shtet normal, pavaresisht regjimit apo sistemit politiko ekonomik, duhet ti prodhoj vet mjeket per spitalet shteterore, me suesit per shkollat publike, policet, ushtaret…adiministraten e keshtu me radhe…..
Se perndryshe, ne se nje mjek shkollohet tek privati duke paguar 50 mij euro, sa do tja besh pagen qe te vij te sherbej te spitali shteteror…….te del 5 fish se po ta shkollosh vet..
Po mesuesin….sa do ta paguash…
Po policin,
Po ushtarin…
Ndaj o Vangjelus Topja ekziston sistemi i arsimimit shteteror….dhe pa pagese, apo me tarifa te reduktuara, se te del me lire …..te dalin me lire kostot e sherbimeve publike qe shteti i ka Detyrime Kushtetuese per ti Ofruar qytetarve te vete…
Ose perndryshe,
E beni privat shendetesine, arsimin, policine, ushtrine….i Jepni ne Formen e PPP-ve…!!!
Ah..po
Ju ate po beni…..domethene, ti Vangjeluc dhe PPP-istet qe perkrah…..sepse ti dhe gjith zhuli i gazetarise jeni zhgerryer keq me te gjitha llojet e qiverrisjes se mbrapesht te 30 viteve te fundit…
Ju, palo gazetaro-karnlistet e tipit Llumbonja, Fevzo Fantomasi, zhezhinjte, Peckat e puckat,, Lalajt e enivasilucet, blushet, gjekmarkajt etj….jeni aq te pamoralshem sa nuk doni ta pranoni publikisht se kjo revolte e Shqiptarve, kjo fryme, e perfaqsuar nga Studentet eshte, me se shumti edhe kunder jush…..
Eshte edhe kunder jush, pasi ju, te ndare ne gjirize te ndryshem, ja keni dale qe te Legjitimoni Krimet e bera ketij Populli keto 30 vite te fundit…
O lenci, dhe bythqirlleku eshte me lek
Nuk e di nen BE por ne USA tarifat jane shume te larta..Universitet falas eshte absurditet , ..deri te shkolla e mesme mund te jete por universitet kurre!.
po pse nuk shkruan per universitet private qe jan kriminale
po pse s fley per pedagoget qe kan biznese me xhiro 1 milion euro ne vit
po pse s flet per aktet nenligjore qe nuk kan dal prej 3 vjeteh
etj
ketu nuk flitet per hajduteri po per paaftesi+ qe quhet mafie
AUTORI QENKA I LEXUAR. .Komunizmi asnjeher nuk ra se kurre nuk u ngrit. . socializmi ishte dhe eshte,dhe nuk ra se pronat nuk i moren te zotet akoma., kur te bjeri gjerat do ndryshojne.E vetmja gje qe u rezua ishte socializmi popullor. dhe u ngrit socializmi i gangstereve dhe bankstereve qe zoterojne sot gjithe shqiperine.. Po keta te rinj qe jane ne ruge sot nuk jane as gangstere. as bankstere dhe as pronare. .. Jane vetem gomere, prandaj dhe ti nuk je me i mire se ata z.lorenco vangjeli
Shkollimi duhet te jete falas PO arsimi i detyrueshem . Universiteti duhet te jete i hapur per te gjithe por JO falas. Dija eshte mall dhe si e tille ka cmim, pastaj varet nga cilesia aty pyetet xhepi. Diploma ashte certifikate shoqeruese e mallit. Mendesija komuniste kam diplome je i detyruar te me gjesh pune. Jo i dashtun student me dijet qe ke marre ne unversitete mundohu ti zbatosh ne jete.Krijo biznesin tend , krijo ne pac ide,gjej zgjidhje.Shume kane lane universitetin ne gjysme se e kane marre formulen, aq sa u duhet ,kane hape biznese bile edhe shume te sukseshme! prandaj mendesija kam diplome kam shkopin magjik eshte e gabume..
Eshte e vertete qe studimi ka kosto ,cilado qofte ajo…qe duhe te te paguhet pa e bere objekt fitimi. Ata studente qe nuk kane mundesi,por shkelqejne dhe jane e ardhme per vendin , duhet te kete bursa normale qe gjithmone varen nga rezulatet e tyre.Por ama asnjeri nga ne nuk ka borxh te paguaje taksa per ata studente te cilet vazhdojne pa fund te mos e marrin provimin dhe TE PRETENDOJNE NESER TE DREJTOJNE KETE VEND EKONOMIKISHT DHE POLITIKISHT . KJO SEPSE JANE MESUAR QE CDO GJE TA MARRIN DUKE PAGUAR DHE KUR FILLOJNE NJE PUNE QE E KANE PAGUAR VAZHDOJNE RICIKLIMIN E KESAJ TE KEQEJE QE SOT PO E FUT NE VARR SHQIPERINE.DHE KJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE PER NJE VEND.PARA RRETH 10 VITESH KAM DEGJUAR NE NJE TAKIM NGA NJE EKSPONET I BANKES BOTERORE ,QE E KEQJA ME E MADHE DO TI VIJE SHQIPERISE ,JO NGA KRIZA QE SA KISHTE FILLUAR , POR KUR TA DREJTOJE KETE VEND BREZI QE PO SHKOLLOHET SOT QE ESHTE ME DOBET SE 10 VITE ME PARE.DHE TANI NE KEMI KETE BREZ TE SHKOLLUAR 10-12 VITE ME PARE QE PO DREJTON ARESIMIN,EKONOMINE DHE POLITIKEN SHQIPETARE , DUKE MBYTUR STUDENTET E AFTE DHE DETYRUAR ET LARGOHEN JASHTE……
Eshte e vertete qe studimi ka kosto ,cilado qofte ajo…qe duhe te te paguhet pa e bere objekt fitimi. Ata studente qe nuk kane mundesi,por shkelqejne dhe jane e ardhme per vendin , duhet te kete bursa normale qe gjithmone varen nga rezulatet e tyre.Por ama asnjeri nga ne nuk ka borxh te paguaje taksa per ata studente te cilet vazhdojne pa fund te mos e marrin provimin dhe TE PRETENDOJNE NESER TE DREJTOJNE KETE VEND EKONOMIKISHT DHE POLITIKISHT . KJO SEPSE JANE MESUAR QE CDO GJE TA MARRIN DUKE PAGUAR DHE KUR FILLOJNE NJE PUNE QE E KANE PAGUAR VAZHDOJNE RICIKLIMIN E KESAJ TE KEQEJE QE SOT PO E FUT NE VARR SHQIPERINE.DHE KJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE PER NJE VEND.PARA RRETH 10 VITESH KAM DEGJUAR NE NJE TAKIM NGA NJE EKSPONET I BANKES BOTERORE ,QE E KEQJA ME E MADHE DO TI VIJE SHQIPERISE ,JO NGA KRIZA QE SA KISHTE FILLUAR , POR KUR TA DREJTOJE KETE VEND BREZI QE PO SHKOLLOHET SOT QE ESHTE ME DOBET SE 10 VITE ME PARE.DHE TANI NE KEMI KETE BREZ TE SHKOLLUAR 10-12 VITE ME PARE QE PO DREJTON ARESIMIN,EKONOMINE DHE POLITIKEN SHQIPETARE , DUKE MBYTUR STUDENTET E AFTE DHE DETYRUAR TE LARGOHEN JASHTE……
studente te mire – mos ndiqni studentet ngelesa sepse cfare kerkojne ato do te rendoje ne xhepat e prinderve tuaj. Ngelesat jane ushqim per kauzen e Lulin, Monen e Salen, jane qellimisht midis jush per t’ju denigruar. Largohuni nga ata sa nuk eshte vone.