Nga Rudina Xhunga
Protesta e opozitës, (asaj reales) të shqiptarëve kundër arrogancës së të pushtetshmit, korrupsionit të më të fortit, konformizmit të kujt ul kokën, që pushtoi Shqipërinë papritur, është nga më të bukurat e kohëve të fundit dhe më unikja, sepse është protesta e parë jopartiake. Është protesta e studentit, e të rinjve.
Çfarë duan, kush është pas tyre, deri ku do të arrijnë?
Po lexojini pankartat e tyre, të kuptoni. Është kaq e thjeshtë. Ne e kemi idealizuar shumë protestën. Edhe mitizuar, e sidomos presim shumë prej saj.
Frika ime është më e madhe se pritshmëritë. Kam frikë mos shuhet dhe mbytet nga politika, për ta blerë e përdorur. Rasti i përzënies se profesorit, Jani Marka, një nga profesorët më aktivë, është rasti tipik i përdorjes së protestës nga partitë, kundër vetë protestës. Dhe kam frikë mos protesta mbaron pa fituar asgjë. Sepse unë besoj që kjo protestë, mbase nuk do të shkundë gjithë Shqipërinë, por auditorët po. T’i shkundë e trondisë.
Në fund të saj, ditën që do të mbyllej, do të doja që ministri i ri i Arsimit të ishte njëri nga ata. Njëri nga pedagogët e rinj, të mençur dhe aktivë të publikes. Sepse Lindita Nikolla dështoi. Në mos për të bërë reformën, për ta shpjeguar atë. Minimumi për mungesë komunikimi, duhet të japë dorëheqjen. Por dikush duhet ta kërkojë, jo vetëm me pankarta. Dikush duhet t’i artikulojë kërkesat e studentëve. Nëse kërkesat nuk paraqiten, nëse nuk dilet me përfaqësues që negociojnë, do të jetë e vështirë të vazhdojë protesta.
Sepse ata që duan ta përdorin, kur të mos munden, do ta prishin, duke bërë të vetmen gjë që dinë, dhunë. Dhuna do të sjellë përplasjen dhe do të largojë studentët.
Ndaj negocioni!
Hiqeni kokën e reformës dhe bashkë me të do të vrisni edhe frikën se diploma nuk ju duhet, se Shqipëria nuk ju mban dot, se emigrimi është e vetmja çfarë ju pret.
Jo, ju jeni të marrë, jo të mjerë. Ju jeni studentët e dhjetorit me të bukur shqiptar. Jeni studentët e dhjetorit që nuk kërkon pushtet, por shtet. Atë duam edhe ne, një shtet që funksionon, ndaj me ju janë të gjithë. Ndaj mjaft me deklarata viktimizimi, mjaft me denoncime të atyre që do të ju prishin protestën.
Merreni në dorë protestën tuaj dhe negocioni! Ose e gjitha do të shuhet dhe harrohet.
Nuk behet kultura me dekrete.As shkenca.As letersia.
Nuk jeni te afte,nuk jeni te pergatitur,nuk mesoni dhe pretendoni te diplomoheni ?
Atehere paguani ata qe t’ju genjejne dhe te thone se jeni te afte.
Nese ju nuk paguani ,ata do t’ju ngelin por nuk do marrin para.
Infeksioni i se keqes dhe vesit ka zaptuar gjithshka ne shoqerine shqiptare.
ti je nje kukumjacke pa din e pa imam
Studentat te ulen dhe njekohesishte
te dialogojne
Te protestojne
Por jo si ata te 1991 qe protestuan per vete ,
vodhen per vehte
u pasuruan per vehte
shkateruan shqiperine per vete
e ben shqiperine burdello per vehte , Pas 1991 nga shqiperet sipas nje OJF nemeroheshin 30.000 prostituta ne bote
shkateruan brezat e te ardhmes
Te behet nje nga keta minuster!!!!ha ha sa kam qesh.
Keta lloj injorantesh duke filluar nga studentet qe nuk dine te shkruajne parrullat se rrine gjithe diten neper kafene dhe paguajne per te mar nje diplome(dhe vete e thone)dhe deri pedagoget qe nuk ja kercet se vijne apo nuk vijne studentet ne leksion,sa mesojne,atyre ju intereson vetem te japin eurot.
Beni nje studim veting sa apartamenta kane se ku i bejne pushimet duke filluar nga dhori i varfer qe mer 13 rroga ne vende te ndryshme pune e deri tek profi me i thjeshte.
undefined
Rudina baza e formimit shtetit mbeshtetet tek ligjet.Per problemet e diskutushme ne nje shtet kerkohet dialog.A e kemi ne edukaten e dialogimit.Besoj se jo.Ne kemi edukaten e te “fortit” e nuk pranojme dialogim.Me nje fjale jemi ANARSHISTA.Ky eshte formimi yn per kete duhet te ballafaqohemi.Pasqyre e cdo gjeje eshte parlamenti
Rudina gjanat duhet thane troc.Studentat nuk studiojne per mua,per ty e per popullin.Ato studiojne per veten e tyre.ASKUSH NUK I IMPONON TE MARRIN DIJE.Por dijen nuk ta dhuron kush.Ajo paguhet.Duhet te derdhes djerse e para.Ne asnje universitet te botes nuk te lejojne te studjoj pa kaluar systemin e kontrollit te tyre e pa pagu pjesmarrjen ne kontoll.Investimet qe ato kerkojne nuk mund ti realizoj asnje qeveri ne glob,por me leshime te dyaneshme mund te arrihet njefare perparimi.Dialogu esht mendyra me e mire e ma e drejte qe studentet te fitojne dicka.Te tjerat jane politik