Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve

10 Dhjetor 2018, 14:36Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Nësë doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë, dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte sot fjalimi i Edi Ramës, thjeshtë futuni në You Tube.

Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vitë më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.

Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. I pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’i adresohej gjithë shqiptarëve.

Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013, dhe krahasojeni me monologun e sotëm.

Do të vini re një ndryshim kolosal.

Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me gjuhën e studentëve.

Ndërsa sot, po të qëmtosh fjalimin e tij, e vetmja shpresë i ka mbetur gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varet e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit që një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benxinën zjarrit.

Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si mereshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, petagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit ç’i intereson kjo gjë studentëve?

Ç’lidhje kanë ata me me të gjithë të lartë përmendurit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo Politikës”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që i merr paratë dhe i jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos i siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për ti përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj t’i flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që ata e rrefuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.

Këtë bëri edhe Rama sot.

Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për ti folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’I bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për ti bindur edhe për qëllimin minimal që kishte, t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi një orë e gjysëm), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojnë ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasoheni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike./Lapsi/

28 komente në “Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve”

    1. romeo says:

      Hera e pare qe jam dakort me Bushatin!
      E vura re edhe une,se Rama si arrogant,harbut,mendjemadh dhe i pa afte i perbuz shtresat e ulta te shoqerise,pra shumicen e popullit,ndaj edhe kurre nuk mund te jete qeverises por sundimtar!
      Rama kurre nuk e ka njohur varferine,mosmirenjohjen,padrejtesine,fshatin,minieren,mungesen e dritave,te mishit,bulmetit,rrobave te reja,mungesen e shtepise etj,etj!
      Rama kujton se Shqiperia mbaron tek Zogu i Zi!
      Rama kurre nuk e permend kurre te jatin apo Spiro Koleken,por vetem gjyshin si shofer te Zogut!
      Rama i urren te varferit,ai urren njerezit ne nevoje se gjykon si sharlatan,kur u ka hequr njerezve mundesine te ankohen kunder padrejtesive dhe korrupsionit ne te gjitha zyrat e shtetit e te bashkive,por vetem ne kryeministri!
      Rama nuk di te drejtoije as sa nje brigadier kooperative malore e jo me shtetin!
      Fjalori i tij prej halabaku eshte turp per ne qe e kemi kryeminister!
      Tani me studentet i hasi sharra ne gozhde!
      Rama largohu sa me pare nga qeverisja!

  1. Maksimi says:

    O Hale Greko-Serbe. Hik more qelbesire e ndyre se nuk i plas kujt se ça mendo ti.

    1. 3D says:

      une thash se nuk do flase me ky nipi i Niut….
      30 vjet me para e shikonte Rama-zonin si idhullin e vet te moshes ke blloku kur rrinin ke cepi i ures

  2. Zagoriti says:

    O and gjithnje behesh me I Vogel sa me shume kalojne vitet.Kryeministri kerkon dialog pa kushte.Cfare frike Kane studentet qe nuk dialogojne.Nje perfaqesi studentesh me perfaqesues nga cdo universitet duhet te krijohet.Ne qofte se studentet nuk Jane te zot te zgjedhin perfaqesues hallin nuk e Kane Tek permiresimi I kushteve por te bejne rremuje.Politikanet qe tremben nga Reforma ne Drejtesi duan qe vendi te destabilizohet .Kete kerkon dhe ti and?

  3. Zigur Geshtenja says:

    Mos shkruaj kot, se nuk te lexon kush. Arsyeja qe te lexova, ishte se “plak demode” thuhet per “lexhenden” e PD.

  4. Gri says:

    O Andi ti je doktor shkrencash? Mona eshte.
    Di gje se cfare teme doktorature ka mbrojtur Mona?

    1. sa kom qesh says:

      ahahahahah……. Mona Likja i ke pa si ecin ne rruge? ahahahahaha

  5. duno says:

    Gabohesh Bushat kur thua se Rama ne kohen e fjalimit kunder armeve kimike ishte i pa bere pis prej lidhjeve me banditet dhe pa peshen e vjedhjeve galopante . Rama hyri ne krye te kabinetit ministror si bandit i kompletuar e i diplomuar . Diplomen e mori per dy vjet si minister kulture dhe 10 vjet si kryetar bashkie , duke shkatruar dhe betonizuar cdo centimeter katrore te Tiranes ( dem qe nuk do te rikuperohet kurre ) dhe kjo pune nuk u be badiava por duke mare per cdo leje ndertimi ( ne fakt shkaterrimi)20% e famshem . Nese ti kete e konsideron pasterti apo virgjeri te Rames kur u akomodua ne kryeministri e ke shume gabim . E vetmia gje qe ben diferencen me ate kohe jane te famshmet nje milione shuplaka qe nje milione qorra apo mendjelehte i vune verberisht ne sherbim te delenxhiut mashtrues dhe ai i shperdoroi sic di te beje vetem ai . Sado i verbuar nga pushteti , ai i ka aq mend per te kuptuar se kohet kane ndryshuar dhe ato nje milione shuplaka po kthehen kunder tij , ndaj dha fjalimi i pare me kete te sotmin ndryshojne aq shume .

  6. Me falni, per njekoment mbas dy komenteve te mesiperme: se pari, jetoni ne Shqiperi ju apo jo?! Se dyti, e kuptoni cfare kuptimi ka shprehja liri fjale, etj?! Se treti, a e kuptoni se protestat behen per nje qeverisje me te mire dhe ne sherbim te te gjithe popullit?! Pse me sharje, me fyerje, etj.?! Ju nuk me njihni fare mua dhe kjo nuk ka rendesi. Ju siguroj, se jam nje atdhetar ne kuptimin e plote te fjales, kam dashur, dua dhe po kontriboj me te gjitha fuqite fizike dhe te mendjes qe te kemi jetese me te mire, me pune e dinjitet te garantuar. Une nuk dua qe te jape doreheqjen nje shteta i larte dhe te zevendesohet nga nje tjeter. Thjesht, do te deshiroja qe kompetenti te jete vertet kompetent, tu jape zgjidhje problemeve. Une personalisht e kam vuajtur ne kurrizin tim mediokritetin dhe mungesen e vleresimit nga dy-tre prdagoge me tituj pa titull gjate studimeve ne Fakultetin Juridik te UT. Ju lutem, me ndieni dhe lyp mirekuotimin Tuaj.

  7. eli says:

    O matuf ty ta fut ate mikun para e prapa ai plaku.Ti ke qene plak qe i ri per vete!

  8. tafa says:

    Si u plake e su poqe more Andi more kok….Je bo si puna e shab hunderrit.Vdes po nuk lexove te sharat e lexuseve te temes

  9. Zigur Qarri says:

    Kjo tregon,se Rama nuk ka pasur kurre nje program te qarte politik,per te treguar arritjet,por eshte perqendruar vetem ne denigrimin
    e kundershtareve te tij,ne gabimet e tyre,per te garantuar ekzistencen politike,per te mbajtur pushttetin.Eshte kjo nje politike afatgjate,
    me rezultate dhe eficente?-kurresesi.Protesta studenteve tregon qe kjo propagande demagogjike e Rames,eshte bere teper bajate,
    prandaj edhe Z.Bushati me te drejte shtron pyetjen,”.. në fund të fundit ç’i intereson kjo gjë studentëve?Ç’lidhje kanë ata me të gjithë
    të lartë përmendurit”?Rama duhet ti drejtohet vetes,se çfar bën gabim,sepse te tjeret i njohim dhe nuk ka nevoje ti perserisi vend e pa
    vend,sepse boll i kemi degjuar,sepse eshte ne mandatin e dyte.I besueshem do te ishte,nese ishte denuar Berisha dhe Bode,por i
    dhjeri deri ne fyt nuk bëri kete,sepse do ta haje edhe vete.

  10. Lizga says:

    Se paku ne kete rast rezervoje mllefin tend….

  11. Fatosi says:

    Andi Bushati ( kutija e mendjes se shqiptarve) Idioti I lindur dhe pa ndonje baze per te ardhmen Vetem flet dhe nuk pushon
    Vete flet dhe vet degjon, Analist I thote vetes , se ku e gjeti kete grade dhe se ku e mori , vetem zoti dhe ai mund ta di

  12. fati says:

    Me demode e mendje shprishur se Andi Bushati, a ka? Po, ne fakt ka, madje dhe nje tabor i tere. Andaj nuk po degjojme ndonje llaf te mire per gjithe ç’eshte bere ne keto vite te fundit.

  13. fahriu says:

    DHELPRA DHE KOQET E DASHIT,JO DASH SHEHUT

  14. Lapi says:

    O Andi by….iri, po si nuk u ngope duke vjelle vrer per eterit tuaj. Ti flet sikur vjen nga burgu i Spacit ku keni vuajtur me vite te tera burg bashke me familjen, por gabohem se ti je prej kopilave te bllokut komunist te Enver Hoxhes. Nipi i Kapos dhe biri i Sekretarit te Pare , tu mbyllte e mendjes o vemje e mjere, ta njohin prejardhjen shqiptaret.

  15. allau dhe perndia says:

    O Andi Bushati, ti je nje mut-muti Gazeta nje pacaqi burr,nje maskara nje ndyresire,i pa fytyre,langaraq gazetar qe nuk ta qijne nenen dhe baban,ik more fundrine,ik more plak gazetar,ik more mi haleje,ik more zagar muti,ik more macok haleje.Ti je gazetar nje gazetar fashist, nazist,shovinist,mercenar i opozites me te ndyre qe ka dal dhe eshte gjall akoma ne shqiperi,kurse ti gazetar pisanjos fundrine,zhapik,zvaranik haleje.

  16. Fernando says:

    E ke bere analizen biznes dhe e shet per pese pare o qelbanik i keq .

  17. Tepelenasi says:

    Sa do doja qe as sot e as neser te mos fliste te pakten Andi Bushati. Sepse nuk ka dite pa fole/shkruar me urrejtje ndaj nje mjeriu te vetem,Rames sot e Saliut dje. A di ky i mjere njeri dhe a di ky palo analist; njehete, njehere te vetme te flas e te shkruaje per sado pak pune te mire qe nje drejtues/kryeminister,ka bere a ben te mire a te dobishme!? Ky po tregohet me i papjekur se vet studentet e kafeneve a pedagoget e 250 euros a Thanasi i…tavanit. Po studentet, i degjove more palo analist.

  18. Cuku says:

    O Endi Bubureci
    Rama eshte plakur.
    D.m.th..Saliu sa ka hyre ne organizaten e. F.R.P.D.
    Ah sa koqe qe je mor nipi I Hysni Kapos
    Te eshte bere lekura sholle dhe ske turp qe del ne shtyp ti megjithe ata dordolecet e tjere qe na cani trapin cdo nate

  19. Studenti says:

    Ky eshte anal-thithesi me i peshtire po koqja jote cfar propozon per zgjidhje kthimin e gjyshit tend Hysni Kapos.O i mjerre veten truri jot i vogel se kupton Ramen.Forca Edi se jeta mortje dua te pengojne shwiperine ne rrugen e integrimit dhe pengojne ngritjen e SPAKUT qe po vjen.

  20. Mario says:

    Ando,shko ngreja pak Edit,jo per gjo por mqn qeka “plak”.
    E them kete sepse ti buce vetem gojore di me bo.Pa merak,nuk je vetem,ke dhe ca te tj perfshi dhe Ngjelen.
    Ku gzim do ju marr fun shpejt,edhe sikur neser te behen zgjedhje te reja Edi prap do tja u vej.

    1. E vero says:

      Pse diskrediton veten mor i pa burre, rri urte se çdo dite kur shkruan e komenton po bahesh ma i pa vlere, ma qesharak , struku diku mor qelbesire se u bane gazi i botes, nuk i shikon komentet per ty

  21. impots says:

    Rama, o nipi Hysniut, si farefis i shokut Spiro Koleka beri ate qe ju ngarkua pas Salehut nga ish-Partia e Punes: konsolidimin e metejshem te kastes tashme te nendheshme komuniste nen hijen e nje komunizmit te ri ; atij liberal. i cili u mire-projektua e zbatua qe ne fillimet e tij nga larva Ramiz Alia dhe gjithe dora e juaj si ne politike ashtu dhe ne media. Ajo qe eshte pertej qesharakes eshte se ju te Bllokut qe sot hiqeni si demokrat te thekur, ne kohen e Enverit vrisnit e prisnit neper Tirane duke u hap kulosh me Peugeot e Benza me perde nderkohe qe populli zinte radhen qe ne dy te nates qe te mbushte zorren me kos. Turp per kete popull qe vazhdon te pallohet arapce ekonomikisht, politikisht e intelektualisht nga plehra te tilla.

  22. Taraboshi says:

    Zigur Qarrit po te shikoj dhe lexoj cdo dite komentet tuaja Cdo gje kunder qeverise Mos po kerkon te te bejme ty k.minister.Une do te votoja per ty se ti paske nje ide shume te mire.

  23. NNP says:

    Kjo qenie mutngrenese qe pretendon se eshte gazetar nuk e kuptoj se si nuk ka nje ,familjar apo mik qe ta keshilloje qe te fshihet nga syte e botes se eshte bere parsonifikimi i kotesise,Ndoshta ne faktin qe nuk arrin te njohe veten eshte arsyeja se eshte Shkodran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje