Pranimi i 8 kërkesave të studentëve nga qeveria shqiptare përkthehet në një kosto prej të paktën 250 milionë eurosh. Pika 1 e kërkesave, që mesa duket është edhe pika kryesore, ku përfshihet edhe përgjysmimi i tarifave si dhe përmirësimi i konvikteve dhe infrastrukturës së mësimdhënies, parashtron rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Duke pasur parasysh që aktualisht kjo normë fiksohet në rreth 3.1%, rritja me 1.9% të PBB të buxhetit të arsimit, përkthehet në 250 milionë euro. Këto para, sipas studentëve do të shërbejnë për të financuar përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve.
Por, si ndahen këto para?
Pjesën më të vogël e zënë padiskutim tarifat, ato që duket se u bënë edhe refreni i protestës së studentëve. Me një përllogaritje të përafërt, rezulton se 106 mijë studentët e arsimit të lartë publik paguajnë në vit rreth 54 milion euro. Kështu, përgjysmimi i tarifave përkthehet në 27 milionë euro. Kjo shifër duket se është e përballueshme edhe nga vetë buxheti i shtetit, dhe jo më kot Kryeministri Rama është shprehur i hapur qysh në fillim për ta përmbushur këtë kërkesë. Pjesën e “luanit” ndërkohë e zënë konviktet.
Një përllogaritje, po e përafërt, sa i përket kostot së rikonstruksionit të tyre, bazuar në vlerën e rikonstruksioneve të mëparshme dhe aktuale, sinjalizon 60-80 milionë euro kosto, vetëm për Tiranën. Duke përfshirë këtu edhe konviktet e rretheve, kjo shifër ngjitet në rreth 100 milionë euro. Pjesa e mbetur ndërkohë, nga shifra që studentët kërkojnë, prej 120 milionë eurosh, veçse do të shërbejë për të financuar kërkesat e tjera, si përmirësimi i infrastrukturës, godinave të universiteteve, bibliotekave materialeve, laboratorëve, librave, do të mund të shkojë shumë mirë për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në tërësi, si dhe kërkimin shkencor.
Në kushtet aktuale, do të ishte a pamundur të mendohej se këto para mund të dalin nga buxheti i shtetit, pasi jo vetëm që këto para nuk gjenden, por tashmë që buxheti ka kaluar, do të kërkonte një zhbërje totale të tij, për të mund të financuar kërkesat.
Por, nga ana tjetër, mekanizmat për financimin e këtyre kërkesave, jo-direkt nga buxheti i shtetit, sidomos atyre që i referohen infrastrukturës së konvikteve dhe godinave, janë. Kërkesa e studentëve për një buxhet për arsimin në 5% të PBB është mëse legjitime duke pasur parasysh standardin europian, që fiksohet në 6%.
Nga ana tjetër, llogaritë tregojnë se, realizimi i kësaj kërkese, nuk është aspak i pamundur; mekanizma ka. E vetmja kërkesë e pamundur duket të jetë ajo, që paratë të mundësohen nga buxheti i shtetit.(SCAN)
Një Kosovar para dy vitesh në Belgjik ftoi 180 milion euro nga euromiloni.Shuma 250 milion s’është kushedi se ça. ,por mënyra si fitohet dhe kush përfiton vihet në pikëpyetje.
studenteve ju takon cdo gje. 250 miljon euro deputetet tani i vjedhin per 6 muaj llogorite 2 here ne vit vjedhen keto para nga babzia edhe nga te korruptuarit.
Në rregull.Kush ka studentë mos mare as rroga as pensione.Kapitalizmi nuk është komunizëm.Bëjnë nëpër europë bëjnë edhe këta.Cdo gjë lidhet me prodhimin e brendëshëm.Pasi u shaktëruan gjithë ndërmarrjet dhe të gjithë rinë kafeneve dhe rrugëve ditën edhe natën kërojnë të jetojnë si bossa.Mendimi im është se kjë protestë tregon se çfarë njerëz pa mend do e çojnë Shqipërinë në europë/
STUDENTET duhet ti mbaje qeveria ne pellembe te dores,,,,,c’fare ata kerkojne te plotesohen sa me pare,,,po qe se edi rama nuk ka mundesi sepse I duken shume 250 million euro te jape doreheqje,,,,po nuk e dha doreheqjen populli tia jape ne lule te ballit,,,,../////
Shume me e vogel se sa kostua e ilaceve te skaduara qe shet Tom Kodoshi e gjithe kodoshet e tjere. Arrestoni Ilir Meten edhe Sali Berishen si fillim edhe aty i keni 500 milion dollar edhe pastaj tek Edi 250 tjeter… Ka plote ne Shqiperi qe kane kane vjedhur edhe bere pa punuar asnje dite $250 milion . Te pakten nja 15 me vijne nder mend sa te hapesh e te mbyllesh syte..
undefined
100 milion u dhane vetrm per areoportin e vlores qe u ndertua vetem per tender
Pa dije ska zhvillim
STUDENTET jane e ardhmja e shqiperise,,,,te kesh turp mor horr kryeminister qe nuk ja ploteson kerkesat,,,keta studentet tane te mrekullueshem duhen mbajtur ne pellembe te dores,,,sepse keshtu I mban amerika,gjermania,,italia,,Anglia,,,ku ben vaki te kete universitet pa biblioteke,,dhe konvikte dinjitoze,,,karte studenti,,,bursa,,,laboratore,,libra,,,mjete mesimore,,kontrata pune,,specializime dhe kurse jasht vendit ,,,tarifa te uleta,,,,jepi studenteve te gjitha,,,,,ndryshe do ngrihemi ne te gjithe qe nuk jemi studente dhe do ti thyejme turinjte e tu te kokainosur..////