Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve

13 Dhjetor 2018, 15:53Politika TEMA

Nga Neritan Ceka

Historia përsëritet, por rrallëherë në të njëjtat data, nga të njëjtat pjesë të shoqërisë dhe për të njëjtat qëllime sublime, për të ndryshuar rrjedhën e kohës, për të krijuar një shoqëri të re. Historia përsëritet, por rrallëherë në të njëjtat data, nga të njëjtat pjesë të shoqërisë dhe për të njëjtat qëllime sublime, për të ndryshuar rrjedhën e kohës, për të krijuar një shoqëri të re.

Kjo është ajo që kërkojnë studentët, përmes tetë pikave të tyre të thjeshta, pas të cilave vjen një ortek që do të tronditë establishmentin e atrofizuar politik shqiptar.

Kështu, kjo lëvizje i ngjan më shumë 1968-s europiane, se sa Dhjetorit shqiptar, sepse qëllimi i vërtetë i studentëve është të krijojnë një Shqipëri europiane. Prandaj edhe nuk ofrojnë dialog, sepse nuk mund të bëhet pazar me të ardhmen e tyre, që është njëkohësisht e ardhmja e kombit. Siç janë studentët dhe gjimnazistët e sotëm, do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së pas disa vitesh.

Dhe studentët kanë të drejtë të ndjehen të tradhtuar nga një klasë politike, e cila erdhi në pushtet përmes luftës së tyre të Dhjetorit 1990 dhe që, pasi u mori pushtetin, nuk e përdori atë kurrë për të përmirësuar qoftë edhe minimalisht kushtet jetësore e studimore të studentëve. Përkundrazi, në një aleancë me një racë oborrtarësh universitarë e vendosi universiadën shqiptare, që nga Shkodra deri në Gjirokastër, në vendin e fundit në Europë.

Studentët nuk kanë se çfarë të dialogojnë. Këtë e dëshmoi edhe përballimi i tyre në studion e Alban Dudushit, ku pamë Kryeministrin “bilbil të Parlamentit” që t’i mbahej goja dhe logjika, ku Albani e uli me të drejtë disa herë në vend nxënësin më të dobët të dialogut, i cili ende mendon se si t’i impresionojë studentët me tiradat e tij të mërzitshme. E pamë “timonierin e madh të tepsisë” krejtësisht të vetmuar në përballjen me ata pak studentë të mirëfilltë të lëvizjes, si dhe të tronditur nga grushti që i është dhënë “malit që s’bëzanë”.

Kryeministri është i vetmuar në këtë përballje me një rini që ka vendosur t’i shkojë misionit të saj deri në fund, sepse establishmenti politik, që e mban atë në pushtet, është thellësisht i klonuar prej tij, me të njëjtën paaftësi për të menduar ndryshe, me të njëjtën arrogancë dhe arbitraritet, me të njëjtin talent për t’i kthyer qytetarët ose në lakej, ose në armiq. “Udhëheqësi i madh” i plakut me qeleshe nga Dibra dhe “Skënderbeu” i zonjushës në ekstazë para dritareve të Kryeministrisë, është sot krejtësisht pa ushtri. Nëse nuk llogarisim freshistin e kamufluar tek Alban Dudushi, apo shëmbëlltyrën e sekretares së rinisë të infiltruar te Rudina Xhunga.

Në vetminë e tij, Kryeministri ka kundër të gjithë median, që është ndjerë papritmas e lirë, por që do edhe të hakmerret për të gjithë poshtërimin që ka pësuar këto vite, qoftë edhe duke u konsideruar si “kazan”. Kjo frymë hakmarrjeje, një pritje rasti për t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve, për ta zgjeruar rrethin e rebelimit kudo ku arroganca dhe cinizmi i pushtetit ka krijuar pakënaqësi dhe armiq, ka vënë në lëvizje edhe opozitën. Një opozitë, që kishte më shumë detyrime ndaj studentëve dhe arsimit në përgjithësi, por bëri aq pak dhe aq keq, sa dhe pozita e sotme.

Studentët nuk janë në rrugë për revansh, nuk janë për të shkuarën, por për të ardhmen. Dhe e ardhmja nuk dialogohet. Por e ardhmja u takon të gjithëve dhe prandaj duhet të negociohet. Këtu Kryeministri pati një shkëndijë racionale, kur tha se duhet të dalim përtej tetë pikave, duhet të negociojmë për një gjë më të madhe, që është universiteti i modelit europian, i bazuar në dinjitetin dhe sigurinë e së ardhmes për studentët. Këtu ka të drejtë, sepse duhet negociuar edhe më gjerë se tetë pikat, jo vetëm për një universitet europian, por për gjithë arsimin, ku kombi duhet të bjerë dakord se është imperativi i të gjithë imperativave të zhvillimit tonë: para infrastrukturës, shëndetit publik, bujqësisë, apo turizmit, për të mos folur për rilindjen teatrale urbane.

Palët duhet të ulen dhe të negociojnë, ky është rezultati i çdo lëvizjeje, që nuk duhet ta kalojë masën kritike, që rrezikon shkatërrim edhe të asaj që është arritur.

Së pari, duhet të ulet pushteti, duke qenë i sinqertë dhe jo për ta përdorur për rikuperim të një disfate krejtësisht të merituar. Shenjat në këtë drejtim nuk janë të mira, jo vetëm për faktin e përdorimit të metodave meskine komuniste të infiltrimit të studentucëve në programet televizive, apo përpilimit të listave të studentëve e pedagogëve “subversivë” nga ish-kapterët e Policisë së Gramoz Ruçit.

Nuk janë të mira sepse nuk vihet gishti mbi përgjegjësit e kësaj gjendjeje, gjashtë vjet pas premtimit elektoral se arsimi do të modernizohej në nivel europian përmes rritjes së investimeve në 5% të GDP. Nuk mjafton të shkarkohen anëtarët pushtetarë të Bordeve të universiteteve. Studentët e kanë venë gishtin, por Kryeministri, që i mbron klonimet e tij të çdo gjinie, bën sikur nuk kupton. Ministria e Arsimit duhet të jetë pjesë e negociatave, por jo kjo ministri, që i ka merituar të gjitha mesazhet verbale apo materiale të hedhura nga studentët.

Pushteti duhet të ulet për të negociuar, por vetëm pasi të ketë pranuar të tetë pikat. Ky është një detyrim dhe aspak një lëshim.

Duhet të ulen edhe studentët, pasi të kenë krijuar institucionin, që do të negociojë gjatë me pushtetin. Me këtë pushtet që na qeveris sot dhe me atë që do të vijë nesër. Një institucion i qëndrueshëm, një asamble e gjerë e përbërë nga përfaqësues të gjithë universiteteve, që morën pjesë në lëvizje. Një lloj parlamenti perpetuum mobile, i pakorruptueshëm dhe i aftë të marrë vendime. Një institucion që nuk futet dot te zyra e Kryeministrit, por që duhet të komunikojë fillimisht me të dhe, më pas, me gjithë organet e pushtetit që kanë të bëjnë me universitetet. Vendimi i parë duhet të jetë që të tetë pikat janë të panegociueshme në parim dhe si të tilla duhet të nënshkruhen nga të dy palët. Ka modele të tilla? Por, edhe po nuk pati, përse mos ta krijojë Shqipëria?

Negociatat në lidhje me tetë pikat janë vetëm për afatet: në sa vite duhet të arrihet 5% i GDP dhe sa kohë do të qëndrojë në fuqi, sepse shoqëria shqiptare ka edhe imperativa të tjera; për sa kohë duhet të ngrihen kampuset universitare të tipit europian, të paktën katër në të gjithë vendin; sa kohë t’i jepet për konviktet e tjera, auditoret, laboratorët, etj.. Sa për tarifat, kartat e studentit dhe vogëlsira të tjera të jenë dhuratë e vonuar e Vitit të Ri.

Është edhe vetingu, një pikë që bashkohet me verifikimin e karrierës akademike të profesoratit. Është e tepërt të pyesim përse studentët nuk i pranuan pedagogët në lëvizjen e tyre, në ndryshim nga paraardhësit e tyre të Dhjetorit 1990. Nuk e thonë, por e ndjejnë, se profesorati nuk ka qenë aleat i tyre, por i pushtetit. Pjesa më e madhe e tij, ajo më inkompetentja, më e paedukuara, më anadollakja, ka qenë zgjatimi i dorës së partive politike, i klaneve pushtetare, po kaq arrogante, cinike dhe e korruptuar si ato. Prandaj ata nuk mund të kenë vend në lëvizje dhe as në institucionin, që ajo duhet të ngrejë. Pjesa më e mirë e profesoratit, që bën pjesë në elitën intelektuale të vendit, ka ende shansin të afirmohet si e tillë me një lëvizje të veçantë. Ajo duhet të ketë fjalën dhe vendimin e saj në një reformë të thellë universitare, që duhet të nisë me abrogimin e menjëhershëm të Ligjit për Arsimin e Lartë si një ligj antidemokratik e korruptiv.

Ndoshta nuk është rasti për komplimente, për të thënë se sa krenarë jemi ndjerë për këtë rini, që zgjoi gjithë kombin nga një lloj letargjie e injektuar nga një regjim arrogant dhe cinik deri në absurditet, një përzierje e sjelljeve anadollake me kostume “Armani” dhe çanta “Gucci”.Ndoshta kjo e vërtetë e madhe është në kundërthënie të propozimit tim për të përgatitur negociatat me Kryeministrin. Edhe unë kam dyshimet e mia për një njeri që e përshëndeta, kur në prill të 2017-s mori kamxhikun për të përzënë tregtarët nga tempulli i Akademisë së Shkencave, por edhe pas dy vjetësh jemi edhe pa Akademi, edhe pa kamxhik.

Por unë jam edhe kundër revolucioneve, kundër përmbysjeve, që përfundojnë gjithmonë me restaurim, ashtu siç është edhe regjimi i sotëm një restaurim i trashëgimisë së Ramiz Alisë. Dhe restauratorët e ardhshëm janë tashmë përqark studentëve, duke u përpjekur t’u marrin nga duart megafonët dhe pastaj kauzën.

Prandaj nuk duhet dialoguar, por duhet negociuar. Vetëm pas pranimit të kushteve në parim, gjatë, dhe vazhdimisht.

Me kë?

Mos prisni që pushteti të nxjerrë në krye njerëz të mirë, as ky, as ai që do të vijë më pas. Në një rast tjetër, kur duhet të merrja një vendim, pata thënë:

Edhe me njerëz të ligj mund të bëhen disa punë të mira.

22 komente në “Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve”

  1. rroku says:

    Nga plera servll e hajdut si Ceka nuk mund te presesh me shume…… Ja keta jane mender profesoret e viteve te demokracise….

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Rroku ky sharlatani ceka nuk është thjesht një plehrë apo servil. …ky bir kodoshi i ndryshoi rrugën turmës në 90 kur turma e egërsuar kërkonte të digjte bllokun. ..ky sharlatan mashtroi popullin ky plumbin e ka shumë pak sepse po të ishin djegur larvat e qoftëlargut Shqipëria nuk do të ishte qelbur kaq keq. ..shiko si vjen e jep mendime qelbaniku thua se këta studentët e tanishëm janë ata të 90-ës dhe mendon se mund të bëjë të njëjtën kolpo. ..

  2. perikli says:

    Kur u be dhe ky hajduti te jape mend. Vodhi sa deshi ne zbulimet arkeologjike dhe ne postet qe ka mbajtur. I shkoi jeta duke vjedh dhe duke ngacmu femrat. Fut hundet kudo per te nok noi lek.
    Zhduku nga ekranet e faqet e gazetave nje ore e me pare

  3. Erions says:

    Neritan pervec nje veprimi patriotik qe ke bere ne shesh ne 1990 , pjesa tjeter politike juaja ishte e forte ne fillim me shume vlera por pastaj interesat personale dolen mbi ato te vendit dhe te studenteve keshtu qe e ke humbur shansin per te shkruar politikisht, profesionalisht s’te them gje dot se jam injorant ne ate fushe, por shkrime politike ste takon me te shkruash, sorry man …pension te mbare. Tung

    1. Vladimir says:

      E vertete e ka humbur shansin te flase Pas shume dredhirave te shumta, ju keni qene pjese e asaj politike qe tani Shani. Shijoni pensionin e majme.

  4. xhemal says:

    njerezit e liq bejne pune te keqeia dhe e keqja e tyre qendron gjate ,shqipetaret nuk harrojne 94,96,97,98,2008,2011,e nga keto marresi vuajme edhe sot neritan edhe ti je 60 perqind pergjegjes i marrezive te salizmit si teori e praktike ,e shkaterruat shqiperine pa ju hyre gjemb ne kembe ,e guxoni e flisni per drejtesi e per studentet ,ky eshte nje turp kolektiv qe leme kerma politike akoma pa i gjykuar para drejtesise ,po cbete ju mor i marre per studentet ndertuat geto si ndertimet rreth qyteteve edhe rreth universiteteve,jane njemije e nje te zeza qe smund te numerohen prandaj ju minimumi duhet te refuzoheni,ose si idiote ne politike ose vrases te shpreses te milina shqipetare ,e keni prape gati shkrepsen por besoj se shqipetaret nuk do ju harrojne si njerez te liq

  5. Virusi says:

    Nerita o pelivan, ti je nga ata qe na ke genjyer 25 vjet. Tani perseri po jep mend. Jo, ky vend nuk ka me nevoje per mendjen tuaj qe krijuat universitetet qe shisnin diploma po per mendje dhe zemra te reja. Keneta universitet kerkon pastrim total. Aty Jane qelbur te gjithe, pedagoget, administrata, ministria, te rinjte aty mesohen me vese, me dhenie paresh e dembelizem, sa nuk u intereson cilesia e edukimit po diploma, ata nuk edukohen por cedukohen. Aty pedagoget kerkojne leke – studentet japin leke, keshtu thoshte nje pedagog. Ne kemi nje difekt ne kulturen tone, komunikimin. Duam vetem te flasim, te marim e te mos japin, te bejme ultimatume dhe te mos degjojme njeri tjetrin. Ne kete histori jane dy pale dhe e verteta nuk qendron kurre ne njeren ane po diku ne mes. Prandaj duhet dialog qe gjerat te sqarohen, te percaktohet zgjidhja dhe gjerat te ndryshojne per mire e me rrenje dhe edukimi universitar te vihet ne rruge te mbare.

  6. Mary Tereza says:

    Jane te tere te Shkolles se Vjeter, te Anti-Dialogut.
    Edhe Ceka, sado qe ne te vetmin rast qe beri thirrje per qetesi, kur ndaloi sulmin mbi Bllok, i sherbeu atyre qe me pas moren ne duar pluralizmin…
    Kerko ndjese per kete Neritan, nese mundesh.
    Nese je vertete Ceke, nese nuk je ndotur, (edhe pse kjo ishte e falshme. E Pafalshme ishte qe vazhdove sherbimin per Ramizin), nese je i vertete se paku me studentet tani.

    Po, ata jane kunder tere shtrese se sotme politike, por ti duhet te pranosh: edhe kunder teje, qe ke ngrene ne te dy krahet! A ka mundesi qe nenkryetari i PD-se te behej Minister i Brendshem i forces te cilen e rrezoi me Dhjetor?! Jo, nuk ka, por ja qe ti u bere!
    Pastaj u grinde me Edin per Veshin e Birit, e me pas ambasador i Rames!
    Tani, qe Rama eshte fije kashte qe endet ne ere, ne ajer, jo ne ERTV, ti dole serish kunder!

    Ishti te tere te telekomanduar, Neritan, ndaj ne dhimbset edhe Rudina Hajdari qe foli aq sinqerisht ne Parlament sot: Kunder te gjitheve, edhe kunder perdorimit te babait te saj.

    Por serish, bravo per te, kurajo per te dale tek e verteta e te gjitheve, qe e shpeton edhe prej brerjes se ndergjegjes vetiake…

    Neritan, kerkoni- te gjithe ju te Nentorit e te Dhjetorit, kerkoni ndjese dhe ikni. Lerjani shqiperine atyre qe nuk jane ende te kapur.

  7. nori says:

    GJITHNJE HYN ne mes ky ceka kur ka vjedhje,,,,,edhe ky eshte pjese e skemes se vjedhjes ,,,,shpjegim tjeter nuk ka..///

  8. Po says:

    Studentet e nxitur dhe manipukuar nga Politika (CETA-Pd dhe Partia familje Meta LSI) do bisedojne me qeverine per me shume problem qe ka lene Sali Bisha dhe Fatos Nano…

    Ju lumte Z. RAMA… Perseri populli ju do kryeminister edhe per 4 vite te tjerat.
    Vec ju mund t’a beni Shqiperise.

  9. Kuq e zi says:

    Nuk e kuptoj kur kryeministri thote duhet te shkojme pertej tete pikave per te bere nje universitet europian
    Kur e ditka cduhet bere pse nuk e ben qe pret te negocioi sikur ne qeveri te jene studentet dhe jo ai
    Apo zoteria duke u ulur ne bisedime kerkon te mbaje peng te gjithe rinine me reformen e universitetit qe per te realizuar kete reforme me duhet dhe nje mandat i trete
    Kjo proteste ka vetem nje fitues
    Nqs ulen ne bisedime rama do i mbaje ne negociata gjer ne zgjedhjet e ardheshme bashke me to dhe votat e tyre dhe ketu rama fiton dhe nje mandat te trete
    Nqs studentet nuk negociojne por kerkojne 8 pikat pa kushte rama humb zgjedhjet i plotson apo jo pak rendesi ka
    Por studentet ne kete rast duhet te aktivohen politikisht ne zgjedhjet qe vijne sepse opozita me keta lloj dinosaurish nuk meriton pushtet

  10. A says:

    Fl per momentit Mary Teresa.Duket sikur lexuat mendjen time!

  11. butrinti says:

    Z. NERITAN ESHTE ME MIRE QE TE MOS FLASESH . JU JENI ANTI SHQIPTARI ME I MADH DUKE I SHITUR FOINIKEN , BUTRINTIN , CUKEN E AJTOIT E DERI BYLISIN PER QYTETE TE THEMELUAR GA GREKET . ME DHIMSET VETJA KUR TE DEGJOJ ANTISHQIPTAR I SHITUR E ME RADHE

    1. Edi says:

      O kafshe kind mentues, mos je arkeolog ti?! Mire per polutike , por edhe ne arkeologji do i japesh mend Cekes?! O kafshe pseudopatriotike.

  12. fahriu says:

    Po pregatitesh te futesh ne formacion tet bir,mire e ke dhe ti,se slate gja pa i ba ketij vendi,jeni ba sheike dhe tashti i keni mbush mendjen vetes,se po folet ju,ky popull ulet ne gjunje,amjer ky popull

  13. peter says:

    Zotni te thone dhe pse zotni sje ,. ju jini kundra revolucionit por nuk di se cfare revolucioni bie. 1990 .Ishte rezim qeverie nga fuqi te medha, qe pranuan per interesat e tyre tju japin meriten juve. Mbasi prune ne fuqi qeveri qe mbeshteste interesat e tyre.. Shqiperia ska pare ndonje revolucion dhe ska per te pare se nuk di ceshte liria, megjithese prejardhjen thuhet qe e ka nga te liret… ??? Rinia, qe eshte ne protesta sot nuk di cfare kerkon, Kerkon konditadhe me qe e kupton qe mami me babin kane bere gabime qe pranuan cfare kane ne qeveri sot, mendojne se kjo qeveri PLUTOKRATIke qe numurojne garushdet e supes qe do mund te hane. Por harojne qe barku eshte thes i cpuar dhe nuk mbushet kure, dhe per te rinjte ,qe duan dhe ata supe nuk ka me…… Nese rinia nuk e ben revolucion kete proteste ,Kazanexhijte po ju mesojne nga dy tre gjuhe,, Ku te kene mundesi ti shesin me shpejte.. dhe ska nevoje te hyni ne europian junion se do jeni bere prone e tyre perpara se tju fusin brenda,, endera realizohet pa revolucion, ,Vetem perkuleni koken ke rilindja ..Me te verteteeshte ringjallur.

  14. lisi says:

    Shko tek TYMI afer sheshit Avni Rustemi se po te pret Dash Shehi me nje damixhan me raki e qofte zgareHe lali shpejt.

  15. Tony E says:

    O Neritan o kokrra b qirit vetem ti mos fol se ti me shoket e tu plehra krijuat kete lloj mutsihane qe po kalojme me sot

  16. Arber says:

    ME SA DUKET TE GJITHE PLERAT E TRANZICIONIT EKONOMIK E POLITIK NE SHQIPERI NXJERIN UNDEN KOHE PAS KOHE.Xhandare,Kusare,Trarë,Debile,Shuranjoze,Hajdute,Putana Politike ku ini e ku sini,Hora e pisa,Batakcinj te kombit,Analistë bythe,Derdimene e te shitur,Inatçore personale Te Ramës, Ileqare te korruptuar,BASHKOHUNI.Ka ardh koha ti lajme hesapet me Ramen dhe qeverinë socialiste.Na ka erdh zogu te dora Ygyyym te gjithe,mprefni kamat e horllekut politik.
    Nxirrni helmin e fjetur në bulcite e fryra kur ishit ne pushtet.Edhe pak duhet yxhym te gjithe ne rreshtin e horllekut politik kundër qeverisë.Do shperblehi si ne te kaluarën.Haha koha i nxjer legenat siper ujit.Maskat tashmë kanë rënë.Kauza e tyre mirëfilli shifet krejt ndryshe edhe nga protesta e mbarsur e studentëve me ngjyra politike.

  17. Aixa says:

    Turp per ty dhe paqyteterine qe partitur zgjodhe te perfaqesosh, duke mos ngjare fare, po fare fare, me Hasan e me Selim Ceken !
    Tu je bastard megjith car ke pjell, or Neritan! Ti s’ke lidhje me Cekallaret e me Elbasanin !

  18. ta theme dhe une nje llaf says:

    KETA JANE E ARDHMJA E KOMBI DHE KOMBI ME KETA DO BEJE PERPARA ASHTU SI BERI ME NERITANIN. Po keta qe ti i quan e ardhmja, o debil i dhjetorit dhe i gjithe stineve te shqiptare qe hengre sa deshe, ne qoftese neser jane ministra apo qeveritare, do ti thone studenteve dhe popullit te njejten gje: nuk ka dialog, digjuni si Lirak Beko dhe s’na behet vone, se ate llogjike kane0. Me keta e ardhmja eshte e sigurte: zi dhe vdekje.

  19. allau dhe perndia says:

    Nuk kisha nderment te komentoja me ty Neritan Ceka se te njohe mire, por po te them se ti nuk je politikan i ndershem dhe politikan serioz.Ti ke shkruar nje artikull jo te vertete dhe te ndershem, asnjehere nuk e preke emrin e Sulltanit, Tradhetarin e shqiperise.Ti Neritan ke qene nje politikan me dy fytyra,ke qene nje politikan genjeshtar,jo burr i ndershe Demokracise shqipetare nuk i sherbeve ashtu si duhesh sherbyer,ti krijove nje parti me disa partizan te tipit Ceka,jo njerez serioz dhe demokrat te ndershem dhe ti dhe ata si ti luftuat dhe genjenit poshte e perpjete per te marr pushtet dhe kur e pate se nuk ju fershlleu njeri u kethyet dhe u bashkuat perseri me Sulltan Pekmezin,ti e di mire pse bete kete marifete,ja kush je ti Zotni,shume komentues shkruajne,shijo pensionin dhe mos u merr me lloqe te Neritan Cekes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje