Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish ne Kuvend, për shkak të prostestave që po bëjnë studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.
Përmes një njoftimi presidenti bën me dije se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik“- thuhet në njoftimin e presidencës. (TemA)
Ty nuke te pyeti njeri ka apo nuke ka lek qeveria! Si nuk te degjuam nje here to besh thirrje student eve te ulen ne dialog me qeverine sic te taken ta besh si president I vendor,apo nuk te le burrito.
…like gerneta…sidomos kur shtiret si udheheqes te shkrin fare
President i papergjegjshem, pelqen tensionet. Ne vend te thote; uluni, bisedoni dhe zgjidhni mosmarrveshjet, fut shkopinj ne rrota. Kryeministri ta mbaje hajdutin, e zgjodhi vet.
Like kërma , kthe floririn e vjedhur o pusht , edhe do hane nje kothere edhe ” studentet”
Tall menderen o president ,se boll e talli Jari.